Të dashur antarë të Shoqates Skivjani.
Të nderuar mërgimtar të Skivjanit.
Dje,sotë,dhe nesër Shoqata Skivjani kërkon që të gjithë mërgimtaret e Skivjanit,të bashkohen dhe të japin nji kontribut krjtësisht minimal për fshatin tonë, Skivjanin tonë.
Tani nukë është koha për të pritur,është koha për të ndihmuar.
Qindra Burra,Gra,Djem e Vajza të Skivjnait janë bërë bashkë e po ndihmojin që Skivjani të bëhet më i mirë e më miqsorë, edhe për qytetaret ne Skivjan e edhe për mërgimtaret.
Kryesia e Shoqates Skivjani falenderon të gjithë kontribuesit por veqanarishtë falenderon Gratë dhe Vajzat e Skivjanit për angazhimin dhe kontributin e tyre në Fondin e Shoqates,kështu ato po bëhen pjesë e punës së mirë që po bëhet ne Skivjan, ju faleminderit të gjithave nji nga nji.
Të dashur mërgimtar të Skivjanit,për të vazhduar puna e mirë, nevojitet kontributi i secilit,kontributi praktik e që nënkupton pagesën e antarsis për vitin 2020 në Fondin e Shoqates.
Përpos ndërtimit të qendrës në Skivjan, sotë Shoqata ka pranuar edhe nji kerkes tjeter nga Këshilli i fshatit për hapjen e nji Pusi(Bunari) në qender të fshatit e që nevojitet për ujitjen e hapsirave të gjelbërta në sheshin e Dëshmorve dhe të Martirve por edhe të krejt hapsirave të gjelbërta ne qendren e Skivjanit.
Për ta përballuar koston financiare nevojitet kontributi i secilit nga ne, të ndihmoim,kontriboim, të bëhemi bashkë me të vetmin qëllim që vendlindja jonë të duket e mirë të duket ashtu siq ne kemi dëshirë.
Kryesia e Shoqates “Skivjani”
Kryetari Bashkim Kasumaj