Ballina Bota OBSH njofton rritjen më të madhe ditore në rang botëror

OBSH njofton rritjen më të madhe ditore në rang botëror

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të dielën një rritje të madhe të shifrës ditore të personave të infektuar me COVID-19 në rang botëror prej 183 mijë vetësh, rritja më e madhe ditore e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot se kërcënimi më i madh aktualisht nuk është virusi në vetëvete, por “mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes”. “Ne nuk mund ta mposhtim pandeminë me një botë të ndarë” tha ai.

Në më shumë se 12 shtete amerikane po vihet re një rritje e numrave të rasteve të reja. Të dielën doktor Tom Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë Shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins tha për rrjetin televiziv “Fox News” se rritja vjen për shkak të kombinimit mes kryerjes së më shumë testimeve si dhe një rritjeje reale të infeksioneve.

Të hënën në SHBA rezultojnë mbi 2 milionë e 280 mijë të infektuar si dhe mbi 119 mijë të vdekur që prej fillimit të pandemisë.