UEFA gjobiti klubin francez Olympique de Marseille me 3 milionë euro dhe me nga 15 për qind të të ardhurave evropiane për dy sezonet e ardhshme për shkak se nuk ka përmbushur detyrimet financiare.
Në njoftimin e bërë nga UEFA, klubi francez ka shkelur marrëveshjen për Fair Play Financiar të qershorit të vitit 2019.
Sipas kësaj, Olympique de Marseille është gjobitur me 3 milionë euro, ndërsa në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022 do të konfiskohen 15 për qind të të ardhurave nga kupat evropiane.
Gjithashtu skuadra e klubit francez në tre sezonat e ardhshme të kupave evropian është kufizuar me 23 lojtarë.
Olympique de Marseille do të mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).