Ballina Histori Shteti komb i shqiptarëve ideali jonë i kahmotshëm nacional – Nga Azgan...

Shteti komb i shqiptarëve ideali jonë i kahmotshëm nacional – Nga Azgan Haklaj

 

Marrveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, fitorja e opozitës së  bashkuar në Shqipëri përbëjnë trinomin e prologut të shtetit komb, epilogun e pansllavizmit në Ballkan, triumfin e Amerikës ndaj skenarëve rusë në rajon.
Bashkim me integrim e integrim me bashkim
Pas Tuzit bashkohen shqiptarët e Luginës së Preshevës
Mbështetje masive dhe e fuqishme për listën e përbashkët, vetëdije e lartë kombëtare, pertej interesave të ngushta partiake.
Bashkimi bën fuqinë e fuqia drejtësinë
Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut erdhi dita:
Një votë për ëndrrën, kryeministrin e parë shqiptar
Pse jo?!
Bashkë.
Historia e kombeve të civilizuara të perëndimit, e atyre që në gjuhën diplomatike janë emërtuar si fuqitë e medha, na kujton ne shqiptarëve, se vetëm shteti i njësuar me kombin është një garanci për ruajtjen e sovranitetit politik, territorial e kulturorë.
Shteti komb është garanci për liritë dhë të drejtat e individit, standarte të larta të mirëqenies, garant i funksionimit të shtetit të së drejtës, dinjitetit të njeriut, si shprehja më e lartë e vetë moralit politik e shoqërorë të një populli e civilizimi.
Liri- Barazi -Vllazëri.
Kjo është trinia e shenjtë e Revolucionit Francez, idetë iluministe të të cilit janë në themel të legjistlacionit  të shteteve demokratike në të gjithë botën.
 Garibaldi, ideologu i realpolitikës Bismarku, Abraham Linkolni janë etërit e shtetit komb dhe modeli politik që duhet të ndjekin popujt të cilët për shumë arsye historike nuk kanë zgjidhur çështjen e tyre kombëtare.
Nëse i referohemi historisë së Shqipërisë do të shohim se përpjekjet e figurave më të shquara për të unifikuar të gjitha territoret iliro-dardano-arbërore në një shtet të vetëm datojnë që nga lashtësia.
Mbretëresha Teuta e shtriu sundimin e saj në fiset ilire, praktikisht në kufijtë e një perandorie.
Shteti i Arbërit, Principata e fuqishme e Balshajve e më në fund shteti i përqendruar i Gjergj Kastriotit, (Skenderbeut) lindur në zjarrin e betejave antiosmane, janë gurë kilometrikë të kujtesës e vetëdijes historike   kombëtare.
Sot pas më shumë se një shekulli  të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shteti dhe Kombi Shqiptar janë realitete krejt të ndryshme dhe në antagonizëm interesash.
Kjo ka ardhur jo vetëm për shkak të politikës së fuqive të mëdha e interesave të tyre strategjike, prej ekspansionit ushtarak, ideologjik e kulturorë të armiqve historikë të Shqipërisë, por edhe nga fakti se liderët politikë shqiptarë kur kanë arritur të marrin pushtetin, interesat kombëtare i venë kurdoherë në plan të dytë.
Disa prej tyre, shpeshherë i kanë shitur, me qellimin e vetëm për të ruajtur sundimin e tyre.
Shteti komb dhe nacionalizmi, qoftë dhe në trajtën e tij më moderne të patriotizmit janë etiketuar si dy armiqtë e përjetshëm e të rrezikshëm nga pushtetarët e shtetarët utilitarë, pragmatistë e të korruptuar shqiptarë.
Akoma edhe sot pas më shumë se një shekulli të shpalljes së pavarësisë nga historianët, politilogët, apo nga Akademia e Shkencave nuk ka asnjë projekt apo strategji për krijimin e shtetit komb, si një e drejtë historike, kulturore, e madje hyjnore e shqiptarëve, popullit më të vjetër, më homogjen të Ballkanit, të coptuar në 5 shtete.
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe apostujt e saj De Rada, Pashko Vasa, vëllezërit frashëri e projektuan Shqipërinë e të ardhmes si një shtet komb më një gjuhë e flamur’ që na la trashëgim Heroi  Kombëtar Gjergj Kastrioti( Skënderbeu).
Për idhtarët e ideologjisë m-l dhe asaj pansllaviste të  mbështetur nga Putini, për neootomanistët e sponsorizuar nga Erdogani, e më në fund nga kryepleqtë sorosianë, që përfaqësojnë ndonjë katund me 10-të shtëpi pakicash, shqipfolësish jo shqiptarë, rreziku kryesorë na ka ardhë nga Europa.
Pra sipas tyre, Europa ka coptuar Shqipërinë.
Në vitin 1912-të shqiptarët ishin i vetmi popull në Europë, madje në planet të cilët ishin të ndarë në katër pjesë, ( vilajete) që në gjuhën turke dmth shtete.
Kjo ka ndodhur pas reformave të Tanzimatit, me.  riorganizimin e shqiptarëve nga Perandoria Otomane në vitin 1864, me qëllim për të lehtësuar sundimin e tyre.
Shqiptarëve u mohoheshin dy gjërat më të shenjta dhe ekzistencialiste në të njëjtën kohë:
Kombësia dhe gjuha.
Pas humbjes katastrofike të Turqisë në betejë me Rusinë Cariste u nënshkrua traktati i Shën Stefanit, me kushte të rënda për Perandorinë e sëmurë të Bosforit.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe platëforma e saj politike është përpjekja e parë e madhe, e suksesshme e nacionalitëve shqiptare për zgjimin e ndërgjegjes dhe vetëdijes kombëtare dhe ndarjen e fatit të shqiptarëve nga ai i Perandorisë shtypëse Otomane.
Korifejtë e nacionalizimit Pashko Vasa e Sami Frashëri evokuan lashtësinë historike, kulturën dhe aftësinë shtetformuese të shqiptarëve.
Botimi në frangjisht i librit të Pashko Vasës “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” i cili ishte platformë e Lidhjes Prizrenit dhe i librit të Sami Frashërit   “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe ç’do të behet”e frymëzuar nga Lidhja e Pejës “Besa Besë”, vazhduese e platformës së Lidhjes së Prizrenit i bënë të njohur opinionit publik ndërkombtarë dhe atij të brendshëm,  kancelarive të fuqive të mëdha se kishte një Komb Shqiptar’ dhe një çështje shqiptare nga zgjidhja e së cilës do të varej dhe fati i ekuilibrave dhe i paqes në Ballkanin post-otoman.
Poetika patriotike e Anton Zako Çajupit ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, preku sedrën e tyre e zgjoi ndërgjegjen kombëtare .
Vargjet i tij u banë bibël e kuran i qëndresës shqiptare.
“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
Shqipëtar mos rri po duku shqipëtar,
Musliman e të krishterë jemi keq,
Të ngrihemi që të tërë djem e pleq,
Erdhi dita të  ngresh kokë, të luftosh,
lirinë bashkë me shokë të kërkosh.
Ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Lidhja Shqiptare e Prizerenit, me platformën e tyre deshmuan se stërgjyshërit e shqiptarëve ishin mbartës dhe mbjellës të qytetrimieve europiane dhe botërore dhe se ata i kanë dhanë botës strategët e mëdhenj Aleksandrin e Madh, Pirron dhe Gjergj Kastriotin, atletin e qytetërimit europian që kritikët e krahasojnë me Karlin e Madh apo Oton që  mbrojtën Perandorisë e Shenjtë Romake.
Të tjerë e ekuivalentojnë me Frederikun e Madh.
Rilindasit treguan me argumenta se jemi atdheu i simbolit  administrativ Dioklecianit, Konstandinit  çertifikuesit të Krishtërimit si fe zyrtare me ediktin e Milanos, Justinianit arkitektit të drejtës Romake,.
Ata deshmuan se kemi qeverisur Egjiptin dhe Libanin, dhe se tani ka ardhë koha për krijimin e shtetit shqiptar.
Kongresi i Berlinit ishte para se gjithash një vendim i diplomacisë franceze, angleze, gjermane dhe i Perandorisë së Habsburgëve për t’i shkurtuar kthetrat Rusisë Cariste dhe për të mbajtur me paterica në këmbë edhe për pak kohë Turqinë, për interesat e tyre.
Shqiptarët e frymëzuar nga platforma e Lidhjes dhe të udhëhequr nga ideatorët e saj, në të katër anët e vendit organizuan beteja te fuqishme për çlirimin e trojeve shqiptare.
Aq të përgjakshme ishin këto beteja sa në vitin 1879-1881 lumi i Limit në Plavë-Guci u skuq nga gjaku dhe krenat e të vrarëve rrokulliseshin  si gurë në lumê.
Heroizmi i trimave shqiptare të udhëhequr  nga Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri i kalon kufijtë e fantazisë zhylverniane.
Ky akt sublim përshkruhet bukur në vargjet lapidare.
” Jakup Ferri mor ku je therrasin malet me piskamë,
Tridhjetë krena i ke pre, si bajrak qëndron në kambë”.
Aq vetëmohues ishte vendimi, sa  Ali Pasha porosit bashkëshorten kur niset për në luftë që të mos e lanë femijën në djep të bien në dorë të armikut, por ta vrasë vetë.
Ekspeditat ushtarake të Perandorisë Turke shtypën me gjak Lidhjen e Prizerenit.
Me dt 21 prill 1881 Lidhja Shqiptare u thye, por heroizmi ishte i pashoq.
Populli e rrëfeu me vargjet:
“Në fushë të Kosovës u lidh jezeri
Haj medet ka mbetë shumë njeri”.
Edhe pse u thyen, pasi beteja ishte e pabarabartë ,shqiptarët nuk u demoralizuan por organizuan Lidhjen e Pejës ” Me Besa Besë” të udhëhequr nga Haxhi Zekë Byberi, si vazhduese e platformës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta ka gdhendur me penën e tij keto vargje memoriale.
“Lesho kushtrimin grishe Rekën
Del e piqu n’Haxhi Zekën
Lesho kushtrimin n’toskë e n’gegë
Mblidhnu tok si kokrrat n’shegë”.
Edhe kjo lidhje u shtyp me dhunë e gjak.
Ideatori i saj  Haxhi  Zeka u vra me pusi, por
shqiptarët vazhduan me kryengritje, kuvende e besëlidhje pa u stepur aspak.
Dhimbjen për humbjen e tribunëve popullorë e kthyen në forcë për vazhdimin e luftës dhe realizimin e kauzës për çlirimin kombëtar dhe shpalljen e pavarësisë.
Kryengritja kundër xhonturqëve në vitin 1910-të tronditi Portën Lartë.
Kudo u banë pëleshje të përgjakshme.
Mund të veçojmë betejat e zhvilluara në Karadak të udhëhequra nga tribuni popullorë Idriz Seferi.
Kënga popullore e shpreh me madhështi qëndresën:
“Ka krisë pushka si n’Karadak
Gur’ e dru janë la me gjak”.
Kuvendi i Verrave të Llukës në prill të vitit 1910-të i organizuar nga Isa Boletini dhe Sylejman Botusha kishte vendosor vazhdimin e qendresës dhe rezistencës pa kompromis dhe organizimin e kryengritjes së vitit 1910-të.
Ai ëshoj  kushtrimin  me betimin;
” Liri a vdekje”.
Në vitin 1911-të populli i Malësisë së Madhe i udhëhequr nga Dedë Gjon Luli me 6-të prill ngriti në  Dëçiç flamurin shqiptar për herë të parë pas 500 vjetësh .
Udhëheqësit e kryengritjes hartuan Memorandumin e Gërçes, të ideuar nga Luigj Gurakuqi.
Populli shqiptar këtij akti heroik i ka kushtuar vargjet lapidare:
“Kruja e dytë Vlora e parë
Ded Gjon Luli flamurtar'”.
Në Kuvendin e Taksimit janar 1912-të, patriotët shqiptarë u besatuan për vazhdimin e qëndresës.
Në Kuvendin e Junikut 21-25 maj 1912-të 250-të delegatë nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar hartuan platformën e kryengritjes së përgjithshme dhe lëshuan proklomatën e ideuar nga Hasan Prishtina:
“Shpetim e vdekje “.
Kryengritja e përgjithshme filloj me mbledhjen e 30 mijë luftëtarëve në Ferizaj të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini.
Çliruan Shkupin në gusht dhe thirrën kuvendin e Shkupit në tetor.
Motoja e Kuvendit të Shkupit ishte:
” Bashkimi i katër vilajeteve në një shtet të vetëm me kryeqytet  Shkupin”.
Kjo kryengritje u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë me dt 28 nëntorë 1912-të.
Ideologu i kryengritjes së përgjithshme kombëtare  Robespieri ynë Hasan Prishtina ishte thellësisht i bindur se vetëm bashkini i të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet e flamur’ të vetëm do të garantonte jo vetëm të ardhmen e kombit, por më tej paqen dhe lirinë në Ballkan.
Ai ka meritën historike se e projektoi me vizion dhe  qartësi tempullin e shtetit-komb, ashtu si profeti Moisi tokën e premtuar.
Ai nuk e pa të realizuar projektin gjenial të cilit i kushtoj jetën.
Vrasja e prijësit, e ikonës së lirisë dhe pavarësise së Shqipërisë, ashtu siç ishin vrarë me pusi  strategët e kryengritjeve shqiptare  Ali Pashë Gucia, Dedë Gjo Luli, Robinhudi shqiptar Isa Boltini, Çerçiz Topulli, Themistokli Germenji,  babai i pavarësisë  Ismail Qemali, Kolë Bojaxhiu, (babai i Nanë Terezes), plaku i maleve Bajram Curri, Azem Bejta, pikmeni i pavarësisë Luigj Gurakuqi, tregon triumfin e skenarëve ruso-serbo-grekë për ta mbajtur të coptuar Shqipërinë.
Kjo deshmon dhe është tregues i qartë i kontraditës themelore mes politikanëve që qeverisin gjysëmshtetin e krijuar në Konferenën e Londrës 1913-të, pra Shqipërisë  Londineze dhe shtetit  komb të projektuar nga rilindasit.
Për etërit projektues e themelues të shtetit të ri ,Naçertania e Ilia Garashaninit dhe Megalidheja e Koletit ishin skenaret e kolonizimit sllavë në Ballkan, me regjizorë ustallarët e Kremlinit.
Nuk ishte rastësi që në qeverinë e Vlorës u përfaqësuan të  gjitha trevat shqiptare dhe u konstruktua si qeveri kombëtare.
Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore e nderpreu  projektin e qeverisë kombëtare të Vlorës.
Skenarë  të shumtë u organizuan në kurriz të shqiptarëve, ku spikatin Konferenca e fshehtë e Ambasadorëve në Londer, Protokolli i Korfuzit apo qeveria e Vorio-Epirit që kërkonin coptime të tjera nga trungu i Shqipërisë.
Perfundimi i Luftës së Parë Botërore dhe krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ishte rreziku më i madh qe i kanosej Shqipërisë për asimilimin e saj.
Shqipëria mbijetoj falë mbrojtjes dhe qëndrimit të palëkundur të presidentit amerikan Uillson.
Mendjet diabolike antishqiptare do të hartonin marrveshje, traktate, projekte edhe në vazhdim kundër Shqipërisë.
Do të veçoj këtu traktatin e Lozanos të vitit 1923 për shkëmbimin e popullsive mes Turqisë dhe Greqisë dhe shpërnguljet masive të verës së vitit 1924.
Marrveshja turko-serbe e viteve 1927-të dhe 1952 për ndërrimin e strukturës etnike përmes dëbimit të shqiptarëve dhe kolonizimit të trojeve të tyre banë që 500 mijë shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë të braktisin trojet e të parëve dhe të përjetojnë fatin e tmerrshëm në shkretëtirat e Anadollit.
Traktatet dhe projektet e Çubriolloviçit, Andriçit e Dobrica Qosiçit janë të njohura dhe të studiuara në themel dhe thelbi i tyre është asimilimi pjesë-pjesë i shqiptarëve.
Konferenca e Bujanit dhe Lidhja e Dytë e Prizerenit e rikonfirmuan qartazi se vullneti i shqiptarëve është bashkimi i trojeve të tyre etnike dhe krijimi i shtetit-komb si një e drejtë ndërkombëtare e njohur nga Karta e Atlantikut dhe e rikonfirmuar nga aleatët fitues të Luftës së Dytë Botërore Çurçill-Ruzvelt-Stalin.
Megjithëse shqiptarët u rreshtuan në krahun e fituesve mbi fashizmin, pas Luftës së Dytë Botërore ata mbetën përsëri të ndarë dhe ranë nën kthetrat e diktaturës.
Konferenca e Jaltës dhe Potsdamit krijuan Jugosllavinë e dytë.
Ajo filloj menjëherë instalimin e dhunshmëm duke kryer krimet më çnjerëzore mbi shqiptarët.
Oktapodi vrastar i nacionalistëve vazhdoj në mënyrë të pamëshirshme.
Vrasja e simbolit të qëndresës Shaban Polluzha dhe pushkatimi i Prek Calit nga qeveria tradhëtare e Tiranës janë epilogu i strategjisë serbo-sllave për shfarosjen dhe asimilimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Nuk ka emër tjetër veç tradhëti sjellja e klikës hoxhiste ndaj veprimeve sllave pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Klika hoxhiste vrau e burgosi qindra patriotë shqiptarë, prishi marrveshjen e Mukjes, heshti ndaj anullimit që i bëri Tito dhe PKJ me Kongresin e Avnojit vendimeve të Konferencës së Bujanit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, heshti për vrasjen e udhëheqesve të kësaj konference.
Ajo heshti për Masakrën e Tivarit 1945, ku u vranë  në mënyrë barbare mijëra nacionalistë shqiptarë.
Klika hoxhiste heshti për debimin nga trojet e tyre dhe therjen në mënyrë çnjerëzore të mijëra vëllezërve çamë në eksodin biblik një vit më parë, në vitin 1944.
Diktatura komuniste për 45 vjet, udhëheqja e saj,  qeveritarët e majtë të tranzicionit në mos qofshin direkt pjesë e skenarit antishqiptarë kanë qenë thjesht të padenjë për të mbajtur, jo vetëm postin por nuk e meritojnë as kombësinë dhe as stemën e pasaportave të tyre.
Në takimin e Kretës me kasapin e Ballkanit Millosheviçin Fatos Nano, atëherë kryeministër deklaronte;
Kosova është çështje e brendshme e Serbisë.
Sot kryeministri Rama eshtë mik i ngushtë e nxënës i zellshëm i Vuçiçit për të zbatuar udhëzimet e tij dhe të gospodarëve të tjerë të Beogradit.
U angazhuan sëbashku maksimalisht e u bënë protagonistë të ndarjes së Kosovës, gjoja në emër të paqes, por u ndalën nga diga e pathyeshme Haradinaj.
Dyshja Rama – Vuçiç të inkurajuar nga binomi Putin -Erdogan ideuan miniShengenin Ballkanik apo Jugosllsvinë e tretë por edhe këtu po deshtojnë me sukses.
Pranë këtij binomi vepron  një taborr mediatikë dhe opinionistë të mirëpaguar.
Ata kanë për detyrë përbaltjen e figurave të  ndritshme të historisë kombëtare, Gjergj Kastriotin, Lek Dukagjinin, Nënë Terezën, Atin e Kosovës Ibrahim  Rugovën.
Ata sulmojnë kulturën tradicionale, mënyrën e jetesës, mënyrën e të folurit të gegëve se gjoja nuk bajnë dot shtet etj, etj.
Do ndalem pak këtu, jo për faktin se unë jam gegë.
Shikoni sa injorantë të historisë tregohen, sa të vegjël e sa strucë prezantohen.
Këta sharlatanë e ardhacakë, të paemër si Milo, Mustafa Nano, Mero Baze, çorapja, Lubonja, Plasari, pa përmendur mikun e ngushtë, të dikurshëm të Ramës, të ndjerin Ardian Klosi, të cilin ai e bëri kurban, mendojnë se janë qendra e gravitetit dhe se bota sillet rreth tyre.
Teuta e Genti, Gjini, Progoni e Dhimitri të Shtetit të Arbërit, Gjergj Balsha, Gjergj Kastrioti, e së fundmi Ahmet Zogu nuk paskan ditur të bajnë shtet pa u konsultuar me këta Monteskje të mëdhenj, por fatkeqsisht nuk kishin ku ti merrnin atherë.
Këto specie dihet se i krijoj tranzicioni.
Dikur Noli i madh shkruante:
Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj vatani e mjerë mileti.
Ka ardhë koha që të çlirohemi nga këta makiavelë që na kanë mbërthyer si oktapod, të çlirihemi nga pushtetarët dhe shtetarët paternalistë, nga këta zhurnalistë komercialë politikë dhe të bashkojmë potencialet intelektuale për hartimin e platformës së përbashkët, që realizon ëndrrën shekullore që kombet tjera e kanë kryer me kohë.
Bashkimi ban fuqinë, e fuqia drejtësinë.
Shqiptarët kanë tashmë elementët themelorë për të realizuar ëndrrën e kahmotshme nacionale, Shtetin-Komb.
Kemi gjuhën, flamurin, të drejtën historike, të drejtën hyjnore.
Bekimin e vetë Zotit.
Na lipset unifikimi i qëndrimit.
Mesazhi i thuprave të Gjergj Kastriotit tingllon edhe sot shumë kuptimplotë.
Lufta për çlirimin e Kosovës thirri nën armë të gjithē  shqiptarët me devizën;
“Një Komb një qëndrim”.
UÇK-ja mbështetur nga NATO-ja e mundi makinerinë ushtarake të Çengis Khanit të Ballkanit, Millosheviçit.
Serbia kapitullij dhe pranoj marrëveshjen e Kumanovës.
Në Konferencën e Rambujesë, në shkurt 1999-të u nënshkrue paqja dhe u zgjodh pikërisht vendi simbol i armëpushimit të luftës 100 -vjeçare të Francës me Anglinë.
Gjatë kesaj periudhe dhjetëra doktorë shkencash u shpallen nga Akademia e Shkencave Serbe, se sulmonin shqiptarët si rracë e shëmtuar, pa kulturë shtetformuese, baritorë, shtegtarë, arkitekt të ndërtimit të mullarit të barit, ndërtimin e tualetit në natyrë dhe se ata ishin autokton e shqiptarët të ardhur, zaptues.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë u tregue e pazonja për t’u vërtetuer serbëve se ata janë ardhacakë, pasardhës të hordhive të Atilës dhe se ata janë shtegtarë dhe e ndezin zjarrin në mes të votrës,  pa oxhak.
T’u tregonte se Vuk, (Uk’) Karaxhiçi, shqiptari nga Bosnja i ortodoksizuar i mblodhi rreth 500 vjet më vonë këngët serbe se Eposi i Kreshnikëve.
Ai hartoj legjislacionin serb rreth 400 vjet pas Kanunit të rilindasit europian Lek Dukagjinit.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë t’u sillte në vëmendje se shqiptari Kara Gjergji (themeluesi i Dinastisë së Karagjergjoviçëve) ka  kontribuar për autonomine e Serbisë, por kur u çertifikua kjo autonomi, në vitin 1868-të më shumë kishte banues shqiptarë se serbë.
Edhe sot akrobacitë e Serbisë, me shpresën për ndarjen e Kosovës, apo Zajednicën po përpiqen që të ruajnë ndikimin mbi Kosovën por kjo ëndërr është e shuar përgjithmonë.
Tashmë dialogun po e udhëheq Amerika, e cila dy herë brenda një shekulli u bë engjëlli mbrojtës i shqiptarëve.
Shqiptarëve ju desh të rreshtohen në luftë për të   drejtat të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës, aty ku është nyja gordiane e shqiptarizmit.
Pas shumë betejash me Serbinë u ulën në bisedime për nënshkrimin e armëpushimit, por pikërisht tre-katër ditë pas nënshkrimit të paqes së Konculit serbët vranë në pabesi, me pusi komandanin e luftës, arkitektin e paqes Ridvan Qazimi,( Komandant Leshi).
Është ogur i bardhë që shqiptarët e Luginën së Preshevës, përtej interesave të ngushta partiake, por me vetëdije kombëtare mbështesin fuqishëm listën e përbashkët në zgjedhjet e së dieles.
Urime e suksese.
Mesazhi i Skenderbeut u jetësua në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare u mobilizuan në këtë luftë të shenjtë dhe e detyruan qeverinë maqedonase të nënshkruaj marrëveshjen e Ohrit.
Sot si rezultat i bashkimit të shqiptarëve ata kanë kryetarin e parlamentit.
Me forcën e tyre shqiptarët e Maqedonisë së Veriut  detyruan  qeverinë maqedonase ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sot Gjuha Shqipe, gjuha e Gjergj Kastriotit, Kol Bojaxhiut, nënës së botës, lapsit në dorën e Zotit,  Shenjtores Nënë Terezës është gjuhë zyrtare.
Falë vokacionit perëndimor të shqiptarëve, vendosmërisë së liderit Ali Ahmeti, forcës imponuese të BDI-së tek palët maqedonëse, besueshmërisë së institucioneve ndërkombëtare tek strategu i luftës dhe arkitekti i paqes i shqiptarëve si interlokutor adekuat e partner i sinqertë Maqedonia e Veriut, ndryshoj emrin u bë antare e Natos dhe e nisi rrugëtimin e BE-së.
Me dt 15-të korrik qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen kutive të votimit.
Erdhi dita për realizimin e ëndrrës, kryeministrin e parë shqiptar.
Kjo ëndërr është përtej BDI-së, përtej partive politike shqiptare, e maqedonase.
Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medalien e Gjergj Kastriotit ju bëj thirrje shumë shqiptarisht e tepët vllaznisht, si vëllai juaj, si gjaku juaj:
Bëhuni bashkë.
Votoni për ëndrrën.
Erdhi dita.
Pse jo kryeministëri shqiptar.
Për më shumë se 23 shekuj horrdhitë pushtuese janë përpjekur të zhdukin rrënjët iliro- dardane, ku ngritën mbretëritë e tyre në brigjet e Drinit të Zi dhe Vardarit,  rreth katër shekuj para lindjes së Krishtit.
Që nga perandoritë romako- bizantino-serbo-turko- bullgare, fashistëve gjermano- italianë e deri tek jugosllavo- maqedonasit.
Shqiptarët si pasardhësit e iliro -dardanëve i mbijetuan rrebesheve të historinë dhe erozionit të kohërave.
Ata nuk u shuan  e nuk u asimilian si vellezërit e tyre të një fare paionët që patën ngulur rrënjët dhe krijuar mbretërinë e vet në brigjet Vardarit.
Vellezër të Maqedonisë së Veriut erdhi dita.
Me votën tuaj unike do të mbyllni epokën e sundimit etnik dhe do të hapni kapitullin e ri të real politikës të konstruktorit të shtetit paritar të qeverisjes së barabartë Ali Ahmeti, i cili ka lëshuar kushtrimin.
Vëllezër dhe motra, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është momenti i reflektimit kombëtar.
Jam i bindur se shqiptarët do ta mbështesin në menyrë plebishitare këtij kushtrimi historik.
Do t’i përgjigjen Tetova e krismave të para të lirisë, Uskana e rrenjëve ilire, Dibra e madhe e rilindasve Josif Bageri e Said Najdeni, Ohri e Struga e enkelejëve, të rilindasëve Dervish Hima e Ibrahim Temo, Manastiri i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, gurthemeli i identitetit kulturor e kombëtar, Krysheva e Pjetër Gurit, Pollogu i Tribalëve të Princit Shqiptar Gërgurit, babait të Vjosava Kastriotit, mbesë e derës së dukagjinëve, Shkupi i Nënë Terezes, Kumanova e Likova e Ismet Jasharit “Komandant Kumanovës”e Fadil Nimanit “Komandant Tigrit”, Kërçova, vendlindja e tij ku prehen deshmorët e Kombit.
Të gjithë shqiptarët e trojeve etnike e kanë mbështetur këtë ide e presin nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut një votim unik.
Gjithësecili duhet të mendohet fort për votën kur ta hedhë në kutinë e votimit, përtej hatërmbetjeve e pritshmërive përsonale.
Është votë në ëmër të ëndrrës shekullore.
Në këtë fushatë duhet të përfshihen të gjithë shqiptarët.
Është moment historik.
“Një Komb një qëndrim”.
Vota e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut përcakton një kryeministër realpolitik të paritetit qytetar, harmonisë ndërfetare, vazhdimit të integrimit euroatlantik.
Shqiptarët kanë kontribuar në kryengritjen e Greqisë, madje kanë qenë truri udhëheqës i saj.
Marko Boçari, Kolokotroni, Foto Xhavella, Laskarina Bubulina qenë strategët organizatorë  të luftës për çlirimin e Greqise deri në shpalljen e pavarësisë.
Qeveritë greke jo vetëm që nuk qenë kurrë mirënjohese por nuk hoqën dorë nga synimet shoviniste për coptimin e Shqipërisë.
Ata kanë debuar me dhunë çamët nga trojet veta dhe ua kanë zaptuar Atdheun e tyre, por po vjen koha ta lëshojnë.
Nuk kanë rrugë tjeter.
Shqiptarët e Çamërisë janë në të drejtën e tyre historike, hyjnore.
Çamëria është degë e thyer por jo e tharë e trungut shqiptar.
Çështja Çame është kthyer në kryefjalë e kallzues e kancelarive perëndimore.
Ajo është shtruar për zgjidhje.
Shqiptarët në Mal të Zi janë përballur në historinë e tyre me shumë pushtues.
Ata janë farkëtuar në kudhrën e qendresës, kanë përjetuar luftrat më gjakatare, por dhe torturat më çnjerëzore si kryqin e kuq të skuqur në shpinë për t’u konvertuar në ortodoksë malazezë.
Ata kanë qëndruar me stoicizëm e nuk janë dorëzuar kurrë.
Ne historinë e re ata u bënë përcaktues me votën e tyre për shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia.
E detyruan qeverinë malazeze të njohë pavarësinë e Kosovës.
Asgjesuan grushtin e shtetit nga ruso -serbët dhe  shpëtuan nga marrja peng kryeministrin e vendit Gjukanoviçin.
Vota e shqiptarëve përcaktoj kahjen properëndimore të Malit të Zi dhe antarësimin e tij në NATO e rrugëtimin për në Be.
Pas rreth një shekulli e një dekade në Tuz u valvit krenar Flamuri i Gjergj Kastriotit dhe Ded Gjon Lulit në fitoren spektakolare në zgjedhjet e pushtetit lokal.
Pas kësaj analize antropologjike arrihet në konkluzionin se shqiptaret janë në zenitin e tyre.
Mirpo sa herë që shtrohet për zgjidhje çështja shqiptare, dmth bashkimi i tyre në një shtet të vetëm, pra krijimin e shtetit Komb, qarqet antishqiptare të  udhëhequr nga Kremlini organizojnë skenare ogurzeza për destabilizimin e Ballkanit dhe sabotimin e kauzës së shqiptarëve, realizimin e shtetit komb.
Pengmarrja dhe mbajtja në Francë në mënyrë të paligjshme me fletëarrest të një etniteti Serbi-Mali i Zi i cili kishte kohë që nuk ekzistonte e nuk do të ekzistojë kurrë si subjekt i të drejtës ndërkombtare të ish kryeministrit, komandatit të rrafshit të Dukagjinit simbolit të luftës së Kosovës z Ramush Haradinaj synonte destabilizimin e Kosovës dhe krejt Ballkanit.
Adem Jashari, Ramush Haradinaj,  janë binomi     udhëheqës i luftës së Kosovës, i UÇK-së së lavdishme që realizoj ëndrrën shekullore.
Pasi kishin ekzekutuar  Adem Jasharin bashkë  me familjen, pasi deshtuan për ekzekutimin e families Haradinaj, serbët pas shumë vitesh, me mbështetjen e qarqeve antishqiptare organizuan skenarin për eleminimin politk, pse jo fizik të z Haradinaj.
Falë mbeshtetjes e protestave popullore gjithëkomëbtare dhe mbështetjes së Amerikës, aleatit tonë të përhershem ky skenar mbeti në letër.
Po pse kërkonin qarqet antishqiptare qysh herët ta eleminonin nga skena politike Ramush Haradinajn?!
Ramush Haradinaj ndaloj skenarin ogurzi në Samitin e Berlinit për ndarjen e Kosovës.
Ai u bë barrikadë e pakapërcyeshme për realizimin e projekteve djallëzore në kurriz të Kosovës.
Ndonëse i vetëm ia doli të shterroj ëndrrat serbiane për Serbinë e madhe.
Ai ka qëndruar fort si mal i patundur nga asnjë termet, i gatshëm për çdo sakrificë e për të përballuar çdo kosto.
I dha lirisë tre vellezërit Luanin, Shkelzenin dhe Enverin.
Edhe vetë dhe Dauti sfiduan disa herë vdekjen në mejdanët për liri me bajlozët e Serbisë.
Qëndroj i paepur e i pakompromentueshëm.
Në ëmër të lirisë së Atdheut sakrifikoj vehten dhe familjen, u ba dy herë dorëzanë në Hagë, ku triumfoj për çertifikimin e kauzës së UÇK-së, ngadhënjeu edhe në Kolmar të Francës, krijoj ushtrinë si gardiane të lirisë, shpalli Trepçën pasuri shtetërore, i vendosi taksën Serbisë duke treguar forcën e shtetit të Kosovës, për dinjitetin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dorëzoj pushtetin.
Prandaj  delegacioni shqiptar shkon këto ditë dinjitoz në bisedime me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.
Beteja për fitoren e paqes është shumë më e vështirë se lufta.
Presidenti Bill Klinton tha në Kosovë pas mbarimit të luftës:
“Sëbashku e fituam luftën, paqen fitone ju”
Por Amerika nuk na la vetëm as në betejën për paqen.
Përsëri sëbashku do të ja dalim.
Tentativa e dytë për destabilizimin e Ballkanit ishte grushti i shtetit në Mal të Zi dhe marrja tentativa për marrjen peng të kryeministrit Gjukanoviç.
Falë shqiptarëve dhe Amerikës edhe ky skenar’ deshtoi.
Skenat e tmerrshme në tempullin e ligjeve në parlamentin e Shkupit janë deshmia më autentike se  çfarë mund të projektojnë mendjet diabolike për të realizuar qellimet e tyre kriminale.
Por edhe këtu deshtuan me turp në organizimin e vrasjes se strategut të luftës, arkitektit të paqes, në Maqedoninë e Veriut, antarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së së Lavdishme Ali Ahmetit, i cili ka kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe për çeshtjen kombëtare.
Ai para para tre- katër ditësh tha në një televizion se Kosova është vendlindja ime e dytë dhe kundërshtoj ndarjen e Kosovëse shprehu besim absolut tek Amerika.
Gruevskët e mbështetur nga Kremlini deshtuan me turp në skenarin për eleminimin e Ahmetit.
Me gjithë dhunën e pashoqe, duke skuqur tempullin e demokracisë me gjak nuk e ndalën dot konstituimin e parlamentit dhe zgjedhjen e Telat Xhaferit kryetar.
Gruevski u detyrua të ja mbathë si zvarranik duke ikur maleve me zvarritje.
Gjaku i derdhur i Ziadin Seles nuk është i njëjtë me të Zaevit.
Të njëjtën gjë që ka bërë Gruevski dje po bën edhe Zaevi sot, veçse koha e dhunës maqedonase ka perënduar.
Ai po kërcënon me gjuhën ultranacionaliste, por të jeni të sigurtë se shumë shpejt do të bëhet delfin, sepse ka lindur dielli i shqiptarëve, të cilit askush nuk mund të ja ndalë dritën as nxehtësinë
Zaevi, nga paniku po kërcënon me propotencë e arrogancë.
Ai e din mirë se fotosinteza e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet nga drita jeshile e shqiptarëve.
Ai e ka nuhat çfarë do të thotë bashkim i shqiptarëve.
Ai e njeh mirë forcën e Ali Ahmetit, intuitën e tij politike, vizionin gjenial me durimin e maturi, mbështetjen panshqiptare, sakrificën për lirinë, kontributin për konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës, pa kërkuar asnjëherë pushtet për vehte.
Zaevi e din mirë se Ahmeti ka deshmuar se më të shtrenjtë ka lirinë se jetën, më të shtrenjtë atdheun se pushtetin.
Ai e din se teza e Ali Ahmetit është në kohën e duhur prandaj me presion po pëpiqet t’i trembë shqiptarët e t’i përçajë, t’i mashtrojë e tua marrë votën.
Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
Shqiptarët as nuk tremben as nuk mashtrohen.
Është në nderin e atij gjaku që ka derdhur Ziadin Sela në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të rreshtohet me Ali Ahmetin.
Është në nderin e Meduh Thaçit, Bilal Kasamit,
është në nderin e të gjithë drejtuesve politikë të partive shqiptare, që përtej meskiniteteve, xhelozirave,  egove përsonale, pragmatizmit për pushtet personal,  të bashkohen e të krijojnë një ansambël politikë.
Intelektualët, akademikët, rinia, studenët e të gjitha universiteteve shqiptare, të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë.
Për kryeministrin e parë shqiptar.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta na ka lënë një postulat:
Kah është forca është arsyeja.
Shqiptarët janë në zenitin e tyre.
Ëndrrën tonë s’ka gjë që mund ta ndalin.
Ajo ka bekimin e Zotit.
Vetë Zoti po flet shqip.
E gjej me vend e me duket aktuale të perifrazoj Gjergj Fishtën, duke i kërkuar ndjesë për tjetersimin e vargut:
“n’Kambë shqiptarë e mos t’ju lëshojë, jo zemra
Se kurrësesi s’keni me u thye
 Fort më e rëndë është zgjedha maqedone n’qafë
Se guri i varrit në krye
n’Kambë shqiptar kush ka le
Në mos mujt shqiptar me mbet’
Shqiptar le t’hyjë në dhe”.
Çohuni shqiptar e besëlidhuni, jo për luftë.
Nuk bëra thirrje për një gjë të tillë.
Jo aspak.
Lufta tani është me votë.
Në kambë për një votë unike referendare, për kryeministrin shqiptar, për dinjitetin e barazinë qytetare.
Përpjekjet për ta eliminuar nga skena politike Partinë Demokratike duke ju imponuar që ta lanë jashtë procesit zgjedhor dhe projektimi i vrasjes së liderit të opozitës z Lulzim Basha para tre vitesh ishte epilogu i ketij skenari gjakatar pansllav kremlian që deshtoj falë mprehtësisë  politike, intuitës intelektuale, vizionit perëndimorë të kryetarit të PD-së z Lulzim Basha, i cili me mbështetjen e Amerikës i la regjizorët e Kremlinit me gisht në gojë dhe kryeministrin Edi Rama me dopio gjashtën në dorë si aktor të këtij skenari.
Pas këtij deshtimi Rama u përpoq të eleminonte opozitën reale dhe bëri zëvendësimin e saj me fabrikimin e opozitës artificiale për ta përdorur në këtë moment parazgjedhor, por akrobacirave të tij po i vjen fundi.
Me çfardo lloj kodi, me çfardo lloj përpjekje Sulltan Rama s’e ndalon dot fitoren e opozitës së bashkuar.
Fitorja e opozitës së bashkuar në Tiranë, kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha do të institucionalizojnë votën e lirë nga buron demokracia dhe të gjitha institucionet e shtetit të së drejtës.
Fitorja e opozitës do ti japë fund regjimit despotik të Zhupan Ramës.
Beteja për rrëzimin e regjimit totalitar të Edi Ramës duhet të jetë panshqiptare.
Rrëzimi i triumvuratit të tij kuisling është fitore historike kombëtare.
Fitorja e opozitës ndalon hemoragjinë shqiptare, transplantin rracor, zhbërjen e identitetit kulturorë që filloj me rrënimin e Teatrit Kombëtar.
Fitorja e opozitës kthen dinjitetin, sovranitetin e identitetin kombëtar, garanton integritetin territorial, ruan asetet kombëtare, pasuritë strategjike të Shqipërisë të nxjerra në ankand apo të falura nga Nastradini shqiptar Edi Rama.
Marrveshja Kosovë – Serbi me garancinë e Amerikës, kryeministri  shqiptar në Maqedoninë e veriut, fitorja e opozitës së bashkuar në Tiranë është hapi i parë i Shtetit Komb.
Ky elaborim modest pranon kauzën shqiptare të shtetit komb si aksiomë.
Bashkimi i shqiptarëve është i pashmangshëm.
Ëndrra jonë nacionale e kahmotshme do të bëhet realitet.
Shteti komb është demon për pushtetarët, shtetarët pragmatistë, utilitarë, për qeveritarët e korruptuar, për politikanët e hipotekuar tek qarqet antishqiptare që po projektojnë Jugosllavinë e re.
Ai  vulos fundin e esadistëve, petenëve, vishistëve që për pushtetin e tyre e shesin Atdheun e familjen.
Shtetin komb shqiptar nuk mund ta ndal asnjë forcë, fuqi mbitoksore, apo nëntokësore.
Ai ka bekimin e vetë Zotit.