Ballina ED/OP A do të shlyejnë borxhin ndaj sistemit demokratik “qeverisja” e ambasadoreve –...

A do të shlyejnë borxhin ndaj sistemit demokratik “qeverisja” e ambasadoreve – Nga Qazim SELIMAJ

 

Kohet e fundit për opinionin publik u bë i njohur dokumenti kornizë i pranuar nga këshilli politik për ndërhyrje ne kodin zgjedhor. Nga pikëpamje formale gjëja e parë që të binte ne sy ishte se: Teksti i saj ishte shkruar ne anglisht e firmosur nga dy polet e politikes reale dhe opozita vegël e pushtetit, ndryshe e thirrur parlamentare. Për çdo njeri te vëmendshëm kjo do të thotë se pushteti dhe opozita reale e kanë thelluar aq shumë hendekun e mosbesimit sa nuk guxojnë të formalizojnë në gjuhen shqipe as një dokument çfarë është ky për zgjedhjet. Ato i druhen njëra tjetrës për të njëjtën arsye. Kapja e administrimit zgjedhor dhe zgjedhjeve nëpërmjet ligjit është vija ndarëse midis tyre. Ky është shkaku kryesor që në shqip nuk i lexojnë në të njëjtën mënyrë fjalën dhe fjalinë. Deri këtu një e keqe prej hallit alla shqiptar. Por e keqja e madhe është defaktorizimi i skajshëm i politikes dhe lidershipit politik shqiptar, bilës jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne shtetin tjetër shqiptar ne Kosovë. Defaktorizimi i politikes para se gjithash e tulat shoqërinë, e zhyti ne indiferentizëm dhe papërgjegjshmëri për te sotmen dhe te ardhmen e saj. Kur një shoqëri pajtohet që të heqë dorë nga përgjegjësia dhe fatet e vendit të saj ahere lehtas hyn ne lojë kasta politike e cila për interesa pushteti braktis detyrimet e veta të ligjshme duke i transferuar funksionet baze te shtetit ne interesa pushteti ne funksion te bandës qe qeveris. Ne teoritë politike njihet Republika e Bananeve në mos gaboj e stigmatizuar nga shkrimtari amerikan William Sidney Porter. Këto tonat ngjajnë si Republike e ambasadoreve. Ndoshta kjo lloj Republike na ka mbajtur ne këmbe duke mos na lejuar të shkërmoqur ne Republike tipike bananesh. Pse?. Sepse ajo që ka ndodhë ne Shqipëri me reformat madhore sidomos këto 6 vitet e fundit (njëra prej tyre Reforma në Drejtësi) apo në Kosovë rokadat me pushtetin kanë tejkaluar disa here ato të vitit të mbrapshtë 1997 në Shqipëri dhe kohen e administrimit nga UNMIKU në Kosovë.

Po çfarë në fakt është Republika e Ambasadorëve?. Në thelbin saj shpërfaq një shtet te destabilizuar politikisht i cili nuk njeh balance dhe kontroll ndërmjet pushteteve dhe me ekonomi te brishtë pa prioritete baze dhe e paqendrueshme. Pra e thënë me shkoqur : Shtet nën sundimin e një njeriu, me gjykata e drejtësi te abandonuar, me vendimmarrje politike nga një kastë oligarkësh dhe ne interesin e tyre, me pushtet te pakufizuar te një bande politike që nuk pyet për kushtetute, ligj, moral dhe rregull, me ekonomi publike nen kontrollin e një grupi oligarkësh. Shtet zyrtar servil dhe dredhaçesh ndaj një grupi ambasadoresh që perfaqesojne shtete te fuqishme duke ua lëne ne dore me kopili zgjidhjet dhe zgjedhjet me qëllim legalizimin me noter ndërkombëtar të betejës djallëzore për te kontrolluar pushtet dhe para. Shihni si është katandisur parlamenti shqiptar, si qeverisja ndërton e zbaton politika pa përfillur interesat publike, gjeopolitike shtetërore e kombëtare, sa të brishtë jemi para çdo lloj krize, si ka bjerrë interesi publik përballë një grupi oligarkrrjepësish dhe sa kollaj dorëzohet lidershipi qeverisës para interesave të lobimit antishqiptar duke e stigmatizuar çdo rezistencë si antiamerikane dhe antievropiane. Pas marrjes të pushtetit me mjete ekstra ligjore (sistem ligjor & krim e korrupsion dhe përdorimit të opozitave kukull) kjo lloj qeverisje është gati tu beje çdo lloj lëshimi me qellim fitimin e legjimitetit jo para publikut por para aktoreve ndërkombëtar, për rastin ambasadoreve. Por nuk është çudi që qeveria e cila ka trafikuar sipas rregullit te Pi,Pi,Pi-ve pjesë të rëndësishme të vendimmarrjes politike me qellim për ti gjunjëzuar kundërshtaret politike dhe kapluar të gjitha pushtetet ka gjasa reale ta bëjë tetëshin në çdo kohë, mjafton të gjejnë një vegje ku mund të kapet qoftë edhe për momentin. Këtë lojë e paralajmëroi sot në parlament Kryeministri kur tha: “Një fije peri e ndan realizimin deri në fund të saj (marrëveshjes-shen. im ), nga grisja e saj dhe këtë fije peri ta ruajë mirë Basha e Peço Vasili e të gjithë ata se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë, shpifin e akuzojnë çdo ditë, ndërkohë që dua, s’dua unë është fakt që shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura”.
Andaj qeverisjes të ambasadoreve duket së shpejti do tu ngushtohet alternativat duke u përqendruar në tre akte politiko – diplomatike: E para, te thyejnë çdo rregull e norme diplomatike duke dale nga roli i mediatorit dhe keshillberësit dhe të luajnë me karta të hapura sipas rregullit merre ose lere. Nëse e len përballo koston. E dyta, të venë në funksion operacionin politik, mediatik dhe kërcënues të tipit anti Gruevski. Kjo e dyta duket disi më e vështirë për vetë faktin se: Kryeministri shqiptar ndryshe nga Gruevski i ka futur me mjeshtri në kurthë ambasadoret pararendës duke transferuar pushtet politik në adresë të tyre dhe mbajtur nën kontroll të rreptë proceset teknike. Shihni, si arriti të kontrollojë reformën në drejtësi nëpërmjet proceseve teknike. Kësisoj ambasadoreve të tashtishëm u duhet mjaft vëmendje dhe elokuencë për ta dalë nga qorrsokaku ku janë futur institucionet dhe pushtetet ne ketë vend për nevoja pragmatike të qëllimeve dhe interesave të tyre konjukturale gjeopolitike rajonale. Siç kanë ardhur punët të kujtojnë lojën Buza e Bredhit dhe Liqeni i Vajkalit. E treta, nga prapa skene të shtyjnë Presidentin Ilir Meta të shpërndajë parlamentin dhe të njohin aktin e tij si te legjitimuar deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese ky mund et jete vendim i cili nuk do te eprbeje precedent dhe si i tille edhe i mbështetur duke dënuar sjelljen e kryeministrit si bese prere.

Në situatën politike, por edhe atë ekonomike ku ka hyrë ky vend, gjithçka mund te jetë e pritur. Duket se Kryeministri ka vendosur të luajë lojën e fatit final jo vetëm të tij por edhe të sistemit që ka ngritur. Ky është një lloj bixhozi që ai do ta luajë me qellim që të rrisë normën e fitimit mbi e nën tavolinë duke e kthyer ligjin zgjedhor në lojë kumari politik me opozitën vegël (e quajtur parlamentare) qoftë edhe e me çmimin e lënies te Shqipërisë pas derës të BE-së. Bast ky i cili edhe pse do të luhet ne tehun e briskut synon të mbrojë pushtetin me çdo lloj kostoje për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Suksesi i këtij basti varet nga pranimi ne paketë ose mbajtja pas dere të BE-së e Maqedonisë së Veriut duke kërcënuar me stabilitetin politik e social ne Shqipëri por edhe me frenimin e ecjes përpara te dialogut serbo-kosovar nëpërmjet lojës nen qilim. Përveç propagandës duket se po projekton veprimin politik dy dimensional. Së pari do të punojë që pjesën e kuotës kesh ta realizojë në parlament ndërsa pjesën e borxhit me ndërkombëtarët (kupto ambasadoret) ta shlyejë me negocim duke ju përqasur interesave konjukturale të fuqive të mëdha ne lidhje me konfliktin serbo – shqiptar. Par e thënë me troç duket se kryeministri ka vendosur ta luajë në ruletë fatin e Shqipërisë por edhe interesat kombëtare duke i lidhur me fatin e tij personal dhe të sistemit që ka instaluar ne qeverisje edhe me ndihmën e miqve evropiane dhe burokrateve amerikane. A do ja mbërrijë?. Shanset i ka me te vogla se çdo herë tjetër. Ai do të dalë i humbur nga ky lloj bixhozi nëse beson se letrat e mira i ka në dorë i vetëm (opozitën vegël & paratë& influencën mbi lidershipin politik kosovar) dhe i grupon bashkë në tavolinë si kundërshtarë opozitën reale, “qeverinë” e ambasadorëve dhe elektoratin gri. Së dyti, jo rrallë herë në ketë vend udhëheqësit që kanë synuar autokracinë janë ra vetë në gropën që kanë përgatitur për kundërshtaret politikë, kjo ka shanse reale te ripërsëritet. Së treti, për herë të parë do ti jepte ne dore opozites reale kartën e lojës me çmim te lirë duke pësuar fiasko me bazen kryesore ku e ka mbështetur prej katër –pese vjetësh pushtetin dhe qe është burokracia euro-atlantike. Së katërti, nje sjellje e tillë do lexohej ne sytë qendrave të mëdha vendimmarrëse politike evropiane &amerikane si mosmirënjohës dhe qeverisja e tij si problemi i kryesor ne ketë vend. Ai nuk duhet të harrojë se qëndrimi ne pushtet më së paku është aftësi e tij qeverisëse dhe demokratike. Jo. Ajo është kryesisht dhe thellësisht meritë dhe interes i përkohshëm i fuqive euro atlantike që lidhet me raporte, interesa dhe zhvillime rajonale te cilat kanë hyrë ne një fazë interesante dhe po marrin evoluim me gjasa reale për ta nxjerrë Shqipërinë jashtë loje duke paguar gabime e saj strategjike ne vlerësimin e raportit te interesave gjeopolitike kombëtare me ato rajonale, evropiane dhe globale.

Në çdo kohë në ketë vend ambasadoret kanë pasur rol të rëndësishëm dhe shpesh herë janë bërë edhe pjese e lojës për pushtet. Por nën qeverisjen e këtij Kryeministri roli i ambasadorëve kapi ciklin me të lartë duke u kthyer në një lloj qeverisje me rol përcaktues në vendimmarrjen politike. A nuk ishte e tillë legjitimimi antikushtetues i një parlamenti grotesk çfarë është ky i yni, zgjedhjet e pushtetit vendor me një parti, reforma ne drejtësi, zgjedhja e prokurorit te Përgjithshëm të Përkohshëm, krijimi i vakumeve te pushtetin gjygjesor kushtetues, te hetimit, të institucioneve të pavarura dh së fundmi edhe marrëveshjes të reformës zgjedhore. Synimi për asgjësimin total të opozitës reale, asgjësimi praktik i atakimit ne Gjykatë Kushtetuese të vendimeve politike te debatueshme duke i verifikuar në përshtatshmërinë e tyre me kushtetutën, futje e duarve brenda opozitës reale për ta përçarë, krijimi i opozitës vegël e pushtetit dhe tash përdorimin e kësaj vegle turpi për të asgjësuar marrëveshjen kuadër për zgjedhjet e ndaluar koalicionet parazgjedhore janë probleme që do të prekin rende përpjekjen ndërkombëtare për të krijuar kushtet për kthimin ne situatë normale me qellim hapjen e negociatave. Siç duket kryeministri do të përpiqet të luajë me ketë rrezik duke akuzuar opozitën reale, por njëhershmi duke sfiduar ndërgjegjen intelektuale te pjesës të paangazhuar politikisht dhe vet “qeverisjen” e ambasadoreve te cilën e ka instaluar vetë. Kjo nuk duhet te ndodhë ose me mirë nuk duhet te lejohet te ndodhë sepse do te përbente fundin e fundit.

Bota sot është futur ne procesin e riformatimit të fuqisë i cili ka shumë të panjohura. Natyrisht roli ynë ne rrafsh kontinental dhe global ne ketë proces është zero, por duhet kuptuar se për të fatin dhe të ardhmen tonë si shtete dhe komb kemi rol vendimtar. Këto dite Presidenti Vucic rreth takimit te 27 qershorit ne Shtëpinë e Bardhe deklaronte se: “Serbia është e vogël për të komanduar Shtëpinë e Bardhe, por është mjaft e fortë për të thënë ato që mendon”. Kjo është arsyeja pse Serbia është kaq para nesh ne integrimet evropiane, pse vete burokracia ndërkombëtare na trajton me standard tjetër kur është fjala për ne. Sepse tek ne gjen hyzmeqar qe hidhen ne sulm për te gjetur antiamerikane, antievropian dhe pro rus me qëllim mbulimin e prapësive ne qeverisje dhe bashkëpunim me krimin dhe korrupsionin. Demi më i madh që i behet vendit dhe të ardhmes tonë eshët vonimi apo më keq stanacioni në kohë në proceset integruese, sundimin e ligjit dhe funksionalizimin e sistemit demokratik. Prej këndej duhet filluar kthimi i vendit ne shinat e normalitetit politik demokratik si interesi kyç dhe parësor i tashëm. Kjo për fat te keq do të varet me shume nga “qeverisja” e ambasadoreve në Shqipëri dhe në Kosovë dhe jo nga politika jonë. Prandaj shpresa dhe dilema është: Cdo te bëjnë me tej ambasadoret dhe si do te imponohen apo a do shlyejnë borxhet ndaj sistemit demokratik ne ketë vend.
q.s. 18 Qershor 20202