Ballina Bota Si u kthye pandemia në politikë në Brazil

Si u kthye pandemia në politikë në Brazil

 

Brazili është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Shteti i Amerikës Jugore ka kaluar pothuajse të gjitha vendet e tjera dhe renditet e dyta për nga numri i të infektuarve dhe si i viktimave.

Edhe pse ndodhet në një situatë të rëndë, liderët e ka kthyer këtë çështje në politikë.

Presidenti Jair Bolsonaro duket sikur është pak i interesuar për këtë çështje, ose siç shkruan BBC, të paktën këtë impresion kërkon të japë për sytë e publikut.

Në fillim të krizës, ai doli disa herë në një televizon duke e quajtur Covid-19 thjesht një grip dhe akuzoi mediat për histeri.

Prej një farë kohe nuk ka planifikuar një fjalim në televizion, ndoshta  për të mos provokuar më shumë protestuesit të cilët më parë qëndruan poshtë ballkonit të tij duke bërë zhurmë me tenxhere.

Edhe pse mungon një adresim publik i tij, institucionet janë të detyruara që të numërojnë të vdekurit, ndërsa spitalet janë në prag kolapsi. Kur u pyet rreth numrit të të vdekurve në Prill, Bolsonaro tha: Nuk jam varrmihës.

Një javë më vonë ai u pyet nga gazetarët në momentin që Brazili ia kaloi Kinës për nga numri i të vdekurve.

“Edhe çfarë pastaj?”, ishte përgjigja e qytetarit të parë të Brazilit.