Ballina Ravijëzime Kosova Euro-Atlantike meriton unitet ndërmjetësimi BE-ShBA – Nga Prof. Lisen BASHKURTI

Kosova Euro-Atlantike meriton unitet ndërmjetësimi BE-ShBA – Nga Prof. Lisen BASHKURTI

 

Në fazën aktuale procesi i zgjidhjes së krizësKosovë-Serbi ka hyrë në një fazë kritike. Pas një bllokimi disa vjecarë për arsye lokale, rajonale dhe konjukture ndërkombëtare, duketse po vjen momenti që aktorët dhe faktorëtrelevantë t’i rikthehen bisedimeve. Qëllimi ibisedimeve në këtë fazë është arritja e njëmarrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtarepwr njohje reciproke nw kufijt ekzistues, e ratifikuar nga parlamentet e dy shteteve si dheme vlefshmëri juridike dhe garancindërkombëtare.

       Në këtë fazë, krahas procedurës për hapjene negociatave dhe tw përgatitjes së thelbitpërmbajtësor të draft-marrëveshjes janë edhe dyaspekte që mbeten objekt debati dhe polemikepolitike në Kosovë dhe më gjërë: së pari,formati i ndërmjetësuesit ndërkombëtar dhe, sëdyti, shpejtësia e negociatave për arritjen e marrëveshjes. Në këtë shkrim do analizojmëaspektin e parë, atë të ndërmjetësuesitndërkombëtar. Aspektin e dytë do e vijojmë sëafërmi me një shkrim tjetër.  

       Bisedimet, dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi vuajnë nga mungesa e thellë e besimitmidis palëve si dhe nga garancia e zbatimit vendimeve dala prej tyre. Për këto arsye, prabesueshmërie dhe garancie për zbatimin e vendimeve, negociatat Kosovë-Serbi kanënevojë për ndërmjetësim diplomatikndërkombëtarë, me kredibilitet dhe fuqiimponuese e garantuese mbi palët.

     Lidhur me ndërmjetësimin ndërkombëtar, brënda Kosovës po ndodh kohët e fundit njëpërplasje serioze. Po duken qartë se polemikapolitike dhe polarizimi Kosovë edhe lidhurme formatin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar po thellohet. Debati po bëhet rreth tre pyetjeve: Do vijojë mbetet ndërmjetësuese e vetme BE? Do hyjë si ndërmjetësues i vetëm ShBA? Apo do kemi një rikthim te ndërmjetësimi dypalëshEuro-Atlantik, BE-ShBA? Ky debat vë nëdyshim serioz vetë natyrën e projektit Euro-Atlantik të Kosovës.

     Le kujtojmë se prej Konferencës Rambujesë, 1999, faktori politik Kosovës ka qënë i unifikuar qëndrimin pro Euro-Atlantik. Ishte ky unifikim i brëndshëm Kosovar ia lehtësoi punët faktorit Euro-Atlantik gjatë dizajnimin, mbështetjes dhe realizimit projektit Kosovës. Euro-Atlantizmi ka qënëpërcaktues për clirimin e Kosovës nga diktaturaSerbe, për shpalljen e pavarësisë saj, përshtet-formimin, për njohjen ndërkombëtare dhemë tej për integrimin në nisma dhe organizatarajonale dhe universale.  

      Për herë parë projekti i Kosovës u devijuanjëanshmërisht nga bashkëveprimi Euro-Atlantik BE-ShBA në vitin 2012. Ishte koha kurShtëpia e Bardhë nën Presidentin Obama deklaroi një strategji tërheqje nga Ballkani dheLindja e Mesme drejt Lindjes së Largme. Për tëmos lënë boshllëk politiko-diplomatik BE rritiinteresimin, praninë dhe veprimin e tij nëBallkan. Problemi themelor ngelej, sikundëredhe sot, zgjidhja e nyjes Kosovë-Serbi. Përkëtë BE shprehu gadishmërinë për tëndërmjetësuar bisedimet Kosovë-Serbi, pa praninë e ShBA.

      Pikërisht vitin 2012, Kuvendi i Kosovësmiratoi një rezolutë bazë cilësmandatonte Qeverinë e Kosovës për celurbisedimet teknike me Serbinë, për herë parë do bëheshin përmes ndërmjetësimit BE. Ishte kjo iniciativa e parë e ndërmarrë ngaKosova për tu dakordësuar për të ndryshuarformatin Euro-Atlantik ndërmjetësuesitndërkombëtar bisedimeve Kosovë-Serbi, ngaformati i ndërmjetësuesit dypalësh Euro-Atlantik BE-ShBA, ndërmjetësues njëanshëm vetëm BE pa ShBA. Pra, ishteQeveria e Kosovës, e kryesuar asokohe ngaThaci e mbështeti pa e vrarë mëndjen nëmënyrë afatgjate këtë ndryshim formatit ndërmjetësuesit ndërkombëtar, nga format Euro-Atlantik BE-ShBA, format njëanshëm BE, pa ShBA.

          Palës Serbe i konvenonte shumëmënjanimi i ShBA nga ndërmjetësimi ibisedimeve Kosovë-Serbi, prandaj u dakorduamenjëherë me ndryshimin e formatit ndërmjetësimit. Kjo, sepse pala Serbe, nga njëraanë ishte e interesuar për të përcarë dyshen BE-ShBA në qasjen ndaj Kosovës. Nga ana tjetër, duke mos patur praninë e faktorit të ShBA, palaSerbe, do shfrytëzonte më lehtë përcarjenekzistuese brënda BE lidhur me statusin e Kosovës, për realizimin e strategjisë sajpolitike marrëveshjen e ndërmjetësuar vetëmnga BE. Në këtë lëvizje, Serbia gëzontembështetjen e plotë të Rusisë sepse i shërbentenjëkohësisht kwsaj tw fundit edhe siKalëTrojepër interesat gjeopolitike të saj për tëdobësuar aleancën Euro-Atlantike në tërësi dheBE në vecanti.

        Bisedimet Serbi-Kosovë me ndërmjetësimin e BE, pa praninë e ShBA vijuanplotë tetë vjet. Ato prodhuan rreth njëzet e pesëmarrëveshje teknike dhe politike, shumica e cilave nuk janë zbatuar. Mbas tetë viteshbisedimet u bllokuan. Diplomacia e BE, asokohe me Federika Mogerinin krye nuk iudhëhoqi dot bisedimet drejt zgjidhjespërfundimtare. Kryediplomatja e BE me apo padashje hapi qështjen rrezikshme përKosovën, Ballkanin dhe mbarë Evropënatë ndryshimeve territoriale. Mogerini ra grackëne opsionit Serb, të mbështetur nga Presidenti iKosovës, H. Thaci e më pas edhe ngaKryeministri i Shqipërisë, E. Rama. TrojkaVucicThaci-Rama, rreth vitit 2016 filluan vepronin në mbështetje projektit Serb dhe nënndikimin e faktorëve të tjerë gjeopolitik dhelobues mbështetje tij. I gjëndur përballësfidave tjera brëndshme askokohe, BE dheshtetet kryesore të tij, nuk i kushtuan vëmëndjene duhur bisedimeve Kosovë-Serbi, derisa kriza e tyre shpërtheu hapur politikisht e publikisht Kosovë, Shqipëri, Ballkan dhe botë.

        Kur situata u fut në një tunel të mbyllurdhe të rrezikshëm, dy partnerët Euro-Atlantik, BE dhe ShBA iu rikthyen agjendës Ballkanit, me fokus vecantë bisedimet Kosovë-Serbi. Për, këtë herë, dy partnerët Euro-Atlantik, BE dhe ShBA nuk duken jenë unifikuarpolitikisht dhe dakorduar diplomatiksht për ndërmjetësuar bashku, si parë, për arritjene marrëveshjes përfundimtare gjthëpërfshirëseKosovë-Serbi. Klima e marrëdhënieve BE-ShBA në përgjithësi nuk është si më parë, sikundër qasja e tyre ndaj zgjidhjes së krizësKosovë-Serbi nuk është e qartë. Edhe Kosovë është reflektuar dilema ShBA-BE.

       Një qasje politike Kosovare është përndërmjetësim vetëm nga ShBA, dhe jo BE. Paradoksalisht, këtë ospion e mbështetPresidenti Thaci dhe përkrahësit e tij tij. Themiparadoksalisht sepse Thaci ka ndërruar tre herëqasjen e tij ndaj ndërmjetësuesit ndërkombëtar. fillimet e qështjes Kosovare nga Rambujejae vitit 1999 deri nga vitet 2011, Thaci ka mbështetur dyshen Euro-Atlantike BE-ShBA sindërmjetësues ndërkombëtar për Kosovën. Nga viti 2012 deri 2018 ishte sërish Thaci u pajtua me ndërmjetësimin e njëanshëm BE, pa ShBA, format ky anti-ShBA i preferuar iSerbisë. Mbas vitit 2018, kur opsioni sekretSerbo-Rus për coptimin territorial Kosovës u ekspozua dhe u kundërshtua masivisht Kosovë, Ballkan dhe Evropë por ngeli ambig Shtëpinë e Bardhë, është sërish Thaci radikalizoi qëndrimin e tij, duke bërë një kthesë mbështetje ndërmjetësimit vetëm ShBAdhe duke u deklaruar si anti-BE.

      Lëvizje të tilla të paprincipta dhe tëpajustifikueshme Presidentit Thaci ndajqasjes faktorëve Euro-Atlantik, BE-ShBA, duket se kanë një prapavi të fshehtë. Së pari, atojanë lëvizje nxitura nga projekti i bisedimevesekrete Kosovë-Serbi, i cili qartësisht synoncoptimin e Kosovës dhe të ekonomisë së saj nëdobi të Serbisë. Së dyti, lëvizjet e Thacit ndajqasjes Euro-Atlantike BE-ShBA lidhen edhe me interesa personale politike të tij në Kosovë. Sëtreti, lëvizjet e Thacit padyshim diktohen edhenga problematikat që ai ka me drejtësinëndërkombëtare për periudhën përpara, gjatë dhembas luftës për clirimin e Kosovës. Në analizëtë fundit cdo qasje nga kushdo që të vijë qësynon përcarjen Euro-Atlantike në përgjithësidhe për Kosovën në vecanti është drejpërdrejtëdhe pa pikë dyshimi në dobi të faktorëve Serbo-Rus.  

      Opsioni i dytë, duket i mbështetur mëgjërësisht Kosovë është ndërmjetësimi unikEuro-Atlantik, ShBA-BE. Kosovë nuk ka qasje me ndikim madh anti-ShBA. Shfaqjetaty-këtu simptomave kundër ShBA janësporadike dhe paqëndrueshme dhe lidhen shumë me konjukturën politike afatshkurtër dheme pakënaqësitë ndaj individëve vecantëpërfaqësues ShBA dhe asesi nuk lidhen me Shtetin dhe popullin Amerikan.

        Kosovë, gjithashtu, nuk ka frymë anti-BE. Simptomat shfaqen janë gjithashtusporadike dhe paqëndrueshme dhe lidhen me konjuktura afatshkurtëra dhe ndonjë shtet vecantë jo miqësor me Kosovën. Faktorët lokalë Kosovë janë gjërësisht Euro-Atlantik. Ato e konsiderojnë dhe mbështesin BE dhe ShBA sishpëtimtarët dhe mbështesit e tyre mëdhenj. Mbi këtë bazë gjërë popullore pro Euro-Atlantike politika Kosovë lypet t’iqëndrojnë kërkesës për bashkëpunim unik Euro-Atlantik BE-ShBA deri fund projektit Kosovës dhe kurrësesi mbajnë qasje dyzuarmidis tyre.

        Historia 21 vjecare e Kosovës dëshmon se sa herë faktori Euro-Atlantik ka vepruar iunifikuar Kosovë, sukseset e kësaj funditkanë qënë dukshme dhe garantuara. Kur faktorët Euro-Atlantik, për shkaqe ndryshme, kanë vepruar vec e vec, projekti i Kosovës ka njohur status quo ose kthim prapa. qasjenndaj ndërmjetësuesit gjithë faktori politik dheinstitucional Kosovë nevojitet mbështesinformatin e unifikuar Euro-Atlantik BE-ShBA. Kjo qasje buron nga vetë karakteri Euro-Atlantik i projektit Kosovës. Është Serbia dhembështetësja e saj e fortë, Rusia tentojnë prejvitesh fusin pyka përcarëse midis faktoritunik ShBA-BE dhe projektit Euro-AtlantikKosovë me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugëndikimit, pranisë, interesave dhe veprimevegjeopolitike Ruse Ballkan.