Ballina Aktualitet OECD: Ekonomisë globale do ti duhet të paktën 2 vjet për t’u...

OECD: Ekonomisë globale do ti duhet të paktën 2 vjet për t’u rikuperuar nga koronavirusi

VENICE, ITALY - MAY 18: The bar Florian Cafè in St. Mark square is closed like other businesses that due to the absence of tourists and restrictions have decided not to reopen despite today's reopening on May 18, 2020 in Venice, Italy. Restaurants, bars, cafes, hairdressers and other shops have reopened, subject to social distancing measures, after more than two months of a nationwide lockdown meant to curb the spread of Covid-19. (Photo by Simone Padovani/Awakening/Getty Images)

 

Ekonomisë globale do ti duhet të paktën dy vjet për t’u rikuperuar nga ndikimi i koronavirusit, sipas Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD),e cila përfshin 37 shtete në të gjithë botën, raporton CNN.

Në këndvështrimin e tij të fundit global, organi ekonomik ndërqeveritar paralajmëron se pandemia ka shkaktuar “recesionin më të rëndë ekonomik në gati një shekull dhe po shkakton dëme të mëdha në shëndetin, punën dhe mirëqenien e njerëzve.”

Raporti parashtron dy skenarë për ekonominë globale.

Në një skenar, një valë e dytë e infeksioneve, me bllokime të rinovuara, godet para fundit të vitit 2020.

Në këtë të ashtuquajtur skenar me dy goditje, OECD parashikon që prodhimi ekonomik botëror të bie me 7.6 për qind këtë vit, përpara se të rritet sërish me 2.8 për qind në vitin 2021.

Në skenarin e dytë shmanget një tjetër shpërthim i madh i koronavirusit. Nëse do të ndodhë kjo, OECD parashikon një rënie prej 6 për qind të aktivitetit ekonomik gjatë këtij viti.