Ballina Kuriozitete Krijohet dritarja smart, e ndjeshme ndaj dritës

Krijohet dritarja smart, e ndjeshme ndaj dritës

 

Një dritare e zgjuar e cila ndryshon ngjyrën në varësi të intensitetit të dritës së diellit që vjen përmes saj është zhvilluar nga një ekip në Institutin Korean të Kërkimit të Energjisë. 

Dritarja përfshin një shtresë thithëse të dritës që mund të gjenerojë forcë elektromotore në një pajisje elektrokromike.

Studiuesit thonë se kombinimi i tyre me qelizat diellore dhe teknologjinë elektrokromike zgjidh nevojën për një furnizim me energji të veçantë dhe ul koston e prodhimit, sepse nuk përdor xham të shtrenjtë përçues.

Dritaret e ndjeshme ndaj dritës mund të aplikohen në ndërtesa të mëdha me kosto të lartë ftohjeje duke bllokuar dritën e dukshme, si dhe transmetimin e dritës IR gjatë verës.

Korrikun e kaluar, arkitektë dhe inxhinierë kryesorë bënë thirrjen që rrokaqiejt të gjitha prejxhami të ndalohen, sepse ato janë shumë të vështira dhe të shtrenjta për tu ftohur.

Xhami i zgjuar si ky mund të ndihmojë në uljen e sasisë së nxehtësisë që vjen në ndërtesa të tilla pa përdorur kondicionimin, i cili është shumë intensiv ndaj energjisë. Ekipi i hulumtimit ka arritur të zhvillojë jo vetëm xhamin, por edhe teknologjinë e veshjeve.

Ata gjithashtu janë duke bërë një produkt që mund t’i bashkëngjitet dhe shkëputet nga xhamat ekzistuese të dritares. Nëse zhvillimi është i suksesshëm, pritet të zgjerohet jo vetëm në ndërtesa, por edhe në tregje të tilla si automjete, anije dhe avionë.