Ballina Bota Shkrihet Policia e Mineapolisit

Shkrihet Policia e Mineapolisit

 

Parullat dhe thirrjet për ndërprerjen e fondeve për njësinë policore të qytetit, të hedhura në protestat anti-raciste në Mineapolis pas vrasjes nga policia të afro-amerikanit George Floyd, nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. Këshilli i qytetit të Mineapolisit miratoi me shumicë votash, 9 me 4, shpërbërjen e gjithë departamentit lokal të policisë.

Këshilltarët, shumicë dërrmuese demokratë, kërkuan krijimin e një modeli të ri për sigurinë publike.

Vendimi i pazakontë erdhi pasi efektivë të kësaj strukture u akuzuan për vrasjen e afro-amerikanit 46-vjeçar javën e kaluar nga polici Derek Shovin i cili i ushtroi presion me gju në qafë George Floyd, duke i shkaktuar vdekjen nga asfiksia. Ekspertët kërkojnë shfuqizimin e kësaj praktike të përdorur gjerësisht nga forcat e rendit në SHBA.

Pas kësaj ngjarjeje, riorganizimi i strukturave të policisë po shqyrtohet në shumë qytete, kryesisht të drejtuara nga demokratët, përfshirë edhe Nju Jorkun. Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të tërheqë trupat e Gardës Kombëtare, pas rënies së intensitetit të dhunës në protesta.