Ballina Bota COVID-19, zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen

COVID-19, zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen

Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arritur në rreth 403 mijë që prej fillimit të shpërthimit të virusit ndërsa numri i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se shtatë milionë.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me numrin më të madh të vdekjeve mbi 110 mijë. SHBA ka gjithashtu numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, rreth dy milionë, pasuar nga Brazili me rreth një të tretën e këtij numri, ndjekur nga Rusia e Britania.

Një lajm i mirë vjen nga Zelanda e re ku u njoftua të hënën se vendi kishte eliminuar infeksionet e reja me koronavirus. Zelanda e Re ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura, por do të vazhdojë t’i mbajë të mbyllura kufijtë e vendit.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara autoritetet po u kërkojnë pjesëmarrësve në protesta lidhur me vdekjen e George Floyd, që të testohen për të kuptuar nëse janë infektuar nga COVID-19, pas më shumë se 10 ditë protestash e marshimesh pa ruajtur distancën fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo theksoi nevojën për kryerjen e testeve duke shtuar se shteti po hap 15 qendra të reja testimi. Ai u kërkoi banorëve të mos rrezikojnë. Thirrje të ngjashme lidhur me nevojën për të kryer testime kanë ardhur nga drejtues shtetesh e qytetesh si Atlanta, San Francisko dhe Siatëll.

Sot (e hënë) në Nju Jork rreth 400 mijë vetë u rikthyen në punë ndërsa qyteti më i madh i vendit ka nisur fazën e parë të rihapjes. Shumë prej tyre kanë përdorur metronë për herë të parë pas rreth tre muajsh. Punëtorët e ndërtimit dhe ata që punojnë në fabrika, magazina të tregtimit me shumicë apo dyqane me pakicë janë kthyer në punë. Por me mijëra restorante të qytetit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura të paktën edhe për pjesën tjetër të muajit.

Ndërsa zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut duken mjaft të sigurt për të nisur rihapjen, Departamenti i Shëndetësisë në Florida njoftoi 1.180 raste të reja me koronavirus të dielën, duke thënë se kjo ishte dita e pestë me radhë që numri i rasteve të reja tejkalonte të 1.000 vetët.

Ekspertët në Florida thonë se njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje distancimin fizik me fillimin e lehtësimit të masave kufizuese. Sipas tyre shifrat janë rritur gjithashtu pas nisjen e protestave lidhur me vdekjen e George Floyd.