Ballina ED/OP Shtetet Arbërore kallzues të kulturës shekullore shtetformuese – Nga Azgan Haklaj

Shtetet Arbërore kallzues të kulturës shekullore shtetformuese – Nga Azgan Haklaj

 

Un’ jam Arber-  800 vjet shtet !
Nuk mbulohet Dielli me shoshë.
Diellit të Gjergjit tonë s’mund t’ja ndalin dritën as nxehtësinë.
Para 6-të vitesh Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në bashkëpunim me Shoqatën Mbarkombëtare të Pajtimit Kombëtar, Institutin e Studimeve Albanologjile dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizuan me datën 18-të prill 2014-të, në Hotel Tirana Internacional (Salla Balshaj) sesionin Akademiko-Shkencor, me rastin e 800 -vjetorit të Shtetit te Arbërit, shekulli XI-XII .
Në këtë eveniment komemorativo-shkencor për Shtetin e Arbërit referuan me fakte të pakundërshtueshme mbi 30-të personalitete, zërat me të spikatur të Kombit tonë.
Në orën 18.00 në qytetin e Krujës,  (Kryeqytet i Shtetit te Arbërit) dhe i Shtetit të Përqëndruar Arbëror të Gjergj Kastriotit, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në bashkëpunim me Bashkine e Qytetit te Krujës, organizuan koncertin tematiko-patriotik me artistë nga te gjitha trojet shqiptare, të titulluar “Un’ jam Arbër- 800 vjet shtet” .
800 -vjetori i Shtetit të Arbërit ishte ngjarje madhore në historinë e Kombit Shqiptar.
Në dhjetëra kongrese, konferenca, protokolle, libra, memorandume e takime në kancelaritë më të rëndësishmë të perëndimit, ku është përcaktuar fati i popujve të Ballkanit, qarqet shoviniste serbe e greke janë munduar të argumentojnë me gënjeshtra para fuqive të mëdha oreksin e tyre për të zhbërë etninë e shqiptarëve e më vonë shtetin e sapoformuar në vitin 1912-të me tezën se shqiptarët nuk kanë aftësi e kulturë shtetformuese, se janë një popull baritorë, shtegëtar, pa gjuhë e kulturë të tyren dhe se ata më në fund duke qenë një popullsi e egër (sipas tyre) përbëjnë rrëzik për Ballkanin dhe civilizimin europian.
Fatkeqësisht kanë patur mjaf sukses në këtë sipërmarrje në dëm të trojeve etnike shqiptare.
Mjafton të theksojmë faktin se shteti shqiptar, Shqipëria Londineze njohur nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, nuk përfshiu dot në gjirin e vet, as gjysmën e teritorit që banohej në mijëravjeçarë nga shqiptarët.
Është kjo arsyeja që Shteti i Arbërit i themeluar 800 e kusur vjet më parë nga Progoni e i udhëhequr pas vdekjes së tij nga djemtë Gjini e Dhimitri shkëlqen sot në dritën e historisë si një yll i shëndritshëm në organizimin politiko-shtetëror dhe në orientimin e popullit shqiptar drejt vlerave të qytetërimit përëndimor latin, si një nga tre kombet bashkëthemeluese të Krishtërimit të hershëm, dhe njohjes së tij zyrtarisht nga Perandori Konstadini i Madh, me Ediktin e Milanos, në vitin 313-të pas Krishtit.
Është fakt historik se në prologun e formimit të Shtetit të Arbërit pjesa më e madhe e trojeve shqiptare administrohej nga Perandoria Bizantine e cila impononte organizimin shoqëror, jetën ekonomike, kulturën e besimin.
Familjet më të fuqishme të fisnikërisë vëndase rivalizonin me këtë Perandori dhe prisnin rastin e volitshëm për t’u çliruar nga pushtuesi .
Në fundin e shekullit të 12-të, sundimtari më i fuqishëm ishte Progoni, i cili arriti në kushte shumë të vështira historike, mes dallgëve të ashpra lindje-përëndim, rivalitet ky që përfshinte jo vetëm atë ushtarak por edhe atë fetar; të krijonte të parin Shtet, në mesjetën e hershme, i cili është praktikisht Shteti i Parë Kombëtar me atributet që ka sot ky nocion.
Edhe pse nuk arriti të shtrihej në të gjitha teritoret ku banonte popullsia arbërore, ky Shtet do të kishte ndikim të fondamental për fatet e popullit shqiptar në kohën e tij dhe në shekujt që erdhën pas.
Lulzimin më të madh shteti i Arbërit e pati nën udhëheqjen e Dhimitrit në vitet 1208-1216-të .
Dhimitri krijoi një shtet të fuqishëm në (Gëziq), Mirditë por me kryeqytet Krujën, aty ku do të ngadhënjete e do të shëndriste për 25-vite Shteti i Përqendruar Arbëror i Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”.
Dhimitri organizoi një ushtri e administratë të aftë dhe u tregua një diplomat i zoti .
Akti i parë politik i tij ishte konvertimi i vet (e më vonë i nënshtetasve të tij) nga besimi ortodoko-bizantinë në besimin katolik.
Me këtë akt vizionar ai arriti të siguronte një aleat të fuqishëm, Vatikanin, si dhe të fuqizonte pozitat e Arbërit drejt kulturës, gjuhës e besimit latin.
Dhimitri zmbrapsi inkursionet e bizantinëve nga lindja e të Venedikut nga përëndimi dhe lidhi aleanca të fuqishme përveç Papës Inoçenti i Vlll-të; edhe me sundimtarin e Rashës Stefanin, i cili ishte feudal shqiptar, por fatkeqësisht historiografia serbe e ka serbizuar.
Ai quhej Shtjefën Nimani nga Gashi i Gurit, Malësia e Gjyakovës, “Stefan Nemanja”, Dinastia e Nemanjiqëve.
Dhimitri lidhi aleancë edhe me Despotin e Epirit, Mihal Angjel Komenin.
Egziston një dokument me vlera të jashtëzakonshme historike i firmosur nga kryetari i shtetit të Arbërit Dhimitri.
Bëhet fjalë për një marrëveshje tregëtare me republikën e Raguzës, ku ai  si kryetar i shtetit zotohet të lejojë të bëjnë tregëti të lirë “në detet e tokat e tij” tregëtarët e Raguzës pa i ngarkuar ata me asnjë taksë e madje duke i marrë në mbrojtjen e tij’ .
Si kryetar i shtetit të Arbërit Dhimitri mbante titujt e lartë : “Arkond i Madh” , “Panhyperzvast” (Gjykatës) , “Sundimtar i Madh” etj.
Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë  I dha jetë ndërgjegjies nacionale dhe ëndrrës për krijimin e një shteti komb.
Pas tij dolën në skenën historike dinasti të fuqishme të feudalëve shqiptar si Balshajt, Blinishtët, Kastriotët , Dukagjinët, Topiasit, Aranitët, Muzakajt etj, të cilët në zjarrin e luftës së shekullit të XV-të, prirë nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) krijuan  Shtetin e Përqëndruar Arbëresh duke triumfuar 25 vite kundër Perandorisë Osmane.
Fillimet e të drejtës zakonore shqiptare duhen kërkuar pikërisht në kohën e Shtetit të Arbërit, te Progoni e Dhimitri të cilët zëvëndësuan legjislacionin e shtetit bizantinë me normat vetëqeverisëse Iliro – Arbënore.
Këtë fakt e përforcon e vërteta historike se Mirdita djepi i Shtetit të Arbërit mbeti në shekuj e lirë dhe e vetëqeverisur.
Ajo është epiqendra jo vetëm e qëndresës për liri por edhe e Kanunit të Lekë Dukagjinit, krahut të djathtë të Heroit Tonë Kombëtar, që sot anatemohet me të padrejtë.
Historia deshmon se Lek Dukagjini është Hamurabi Shqiptar.
Kur mbylli sytë, për tu prehur përgjithmonë në amshim, Moisiu Ynë, Gjergj Kastrioti iu drejtua Lekës:
“Amanet Arbërinë”.
Nderimi e mirënjohja për burrat korifejë që krijuan e udhëhoqën Shtetin e Arbërit, tetë shekuj më parë, për Gjergj Kastriotin që krijoj Shtetin e Përqëndruar Arbëror, që mbijetoj një çerek shekulli i pathyeshëm, mes përplasjeve të dallgëve e rrebesheve të lindjes dhe perëndimit, është borxh ndaj Atdheut tonë e historisë së tij.
Kremtimi me madhështi i përvjetorëve të Shtetit të Arbërit, të Shtetit të Përqendruar Arbëror të Gjergj Kastriotit, vlerësimi, mbrojtja e simboleve kombëtare dhe e veprës së tyre në shërbim të Atdheut është detyrim i shenjtë për të gjithë ne.
E theksova në shkrimin e kaluar se të tjerët i krijojnë simbolet kombëtare nga balta, kurse në i përbaltim vetë ose i shembim fare.
Shoh disa kritizerë religjozë që mundohen të hijëzojë,  madje të eklipsojnë Ikonat shqiptare për shkak të aleancve që ata janë detyruar t’i lidhin në kohëra të ndryshme për shkak të konjukturave, të imponuara nga rivalitetet e fuqive të mëdha të kohës, por në ëmër të Atdheut të vet.
Populli ka një shprehje lapidare:
“Nuk mbulohet Dielli me shoshë”
Diellit të Gjergjit tonë askush nuk mund të ja ndalë as dritën, as ngrohtësinë.
Ai ishte atleti i Atdheut të tij.
Është Emblema e përjetëshme e Kombit Shqiptar.
Një komb pa simbole është si kimia pa Mendelejev.
Shteti i Arbërit i Gjergjit të madh është Ungjilli, Bibla, Kurani, Talmudi panshqiptar.