Ballina Bota Ekonomia e Francës do të tkurret me 20%

Ekonomia e Francës do të tkurret me 20%

 

Ekonomia franceze do të tkurret me 20% në tremujorin e dytë si rezultat i masave të ashpra të bllokimit të vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se në tremujorin e parë, ekonomia e Francës u tkurr me gati 6%.

Pas lehtësimit të masave kur dhe u lejua rihapja e dyqaneve pas 2 muajve, shpenzimet e konsumatorëve u rritën në 6%, duke i dhënë një frymëmarrje ekonomisë.

Sipas ekspertëve, nëse aktiviteti ekonomik do të rikthehet në normalitet deri në muajin Korrik, siç ka qenë para pandemisë, parashikohet që deri në fund të vitit 2020, tkurrja e ekonomisë të zbresë në 8%.

Qeveria franceze ka njoftuar se do të ofrojë një paketë ndihme prej 8 miliardë Eurosh për industrinë e automjeteve në vend, sektor që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.