Ballina Bota Hungari, gjendja e jashtëzakonshme pritet të hiqet më 20 qershor

Hungari, gjendja e jashtëzakonshme pritet të hiqet më 20 qershor

BERLIN, GERMANY - JULY 05: Hungarian Prime Minister Viktor Orban and German Chancellor Angela Merkel (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

 

Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në Hungari për luftën kundër koronavirusit të ri, pritet të hiqet më 20 qershor, theksoi sot qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, akuzuar se kishte përfituar nga pandemia për riforcimin e pushteteve të tij.

“Një projektligj që i kërkon qeverisë t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme do t’i paraqitet sot Parlamentit”, shkruan ministrja e Drejtësisë, Judit Varga në Facebook duke shtuar se me miratimin e këtij ligji, gjendja e jashtëzakonshme do të marrë fund më 20 qershor në Hungari.