Ballina ED/OP Logjika lideriste autokratike e partive politike dhe LDK-ja?! – Nga...

Logjika lideriste autokratike e partive politike dhe LDK-ja?! – Nga Skënder MULLIQI

Partite politike në Kosovë , janë kryesisht parti lideriste.Vendimet e marra me shumë po bëhën nga lideri së sa nga strukturat partiake.Kjo logjikë i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit politikisht dhe në ecuritë e përgjithshme zhvillimore .Po ashtu është instaluar logjika përjashtuese, qe nuk është asgjë tjetër veq logjikë diktatoriale e veprimit.Subjektet politike kan nevojë për reforma përmbajtësore , e jo për ato kozmetike, së shumë po ngjasojnë në koorporata. Për fat të keq edhe LDK , që dikur shquhej si subjecti politike mw serioz dhe mw i madhi , nga krerët e saj të sotwm po shëndrrohet në parti jo serioze , në parti të grupeve të interesit , duke ju bashkuar në këtë drejtim partive majtiste .Ka që disa kohë që LDK-ja nuk është duke u udhëhequr mirë , së është devijuar linja politike e themeluesit të saj, dr.IbrahimRugova. Kur në Bosnje vdiq Alia Izetbegoviq, ka pësuar rënje drastike  Partia e Aksionit Demokratik.Njejtë ka ndodhur edhe pas vdekjës së Tuxhmanit në Kroaci me, HDZ-ne .Kështu ndodhi edhe me LDK-ne pas vdekjës së Rugovës. Këta emrin e presidentit Ibrahim Rugova po e lakojnë më shumë në kohë fushatash elektorale kur ju nevoiten votat. Së në LDK është instaluar logjika përjashtuese është shëmbulli i Vjosa Osmanit si më e votuara e LDK-së ne dy palw zgjedhje. Zgjedhjet mbrenda partiake nw LDK po bëhën sipas dwshires të krerëve duke filluar nga nëndeget deri lartë, duke e përjashtuar demokracinë e mbrendshme .Ka disa të rinjë aty që i dëshirojnë reformat mbrenda partisë, por që aktualisht nuk e kan fuqin e duhur .Kryetari i LDK-se,Isa Mustafa, Vjosën po shtrydhë si limonin për vota , dhe pastaj po e shpallë si të pavlefshme! Kjo është mendësi e diktatorëve .Kan filluar edhe linqimet politike karshi saj, për pandëgjueshmëri më rastin e rrëzimit të Qeverisë së mirë të Albin Kurtit, që Vjosa më të drejtë nuk u pajtua më një vendim të tillë.Mustafa, Rugova , Veliu e ndonje tjetër po kërkojnë që Vjosa të përjashtohet nga LDK ,së është bërë më Kurtin. Këta në menyrë përfide po lançojnë teza të tilla , për ti arsyetuar veprimet e tyre në dëm të LDK-së dhe në dëm të Kosovës që shumë kohë. Këta nuk duhet ” Përjashtuar nga partia që po i dirigjon presidenti, Hashim Thaçi sa herë që po don”. Ne emer të “institucionalizmit” po manipulojnë edhe më elektoratin e vet. Vjosa nuk u pajtua më të drejte më rrëzimin e qeverise , Kurti nga ana e LDK-së , që u bë ne emer të kauzave fallsho , për antiamerikanizem e gjëra tjera të paqendrueshme. Krejt loja politike u bë për rikthimin e humbur të pushtetit të klikës së kompremetuar politike .Presidenti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë ata që po e dirigjojnë situatën politike për interesa të tyre. Së bashku i nënshkruan shumë marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë.Dhe, duket së bashkarishtë po mendojnë ta përmbyllin edhe kapitullin e fundit më Serbinë, me korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës, duke ia shkaktuar vendit dhe shqiptarëve dëmin më të madh deri më sot .Kjo duket do të jetë vazhdimësia e punëve të lëna përgjysmë , kur dihet së Thaçi dhe Mustafa janë dy protagonistët e nënshkrimit të dy marrveshjeve të dëmshme, ajo më Malin e Zi dhe “Zajednicën” . Pas gjitha këtyre ndodhive jo të mira , nuk besojë se Vjosa do të pranon edhe nënshtrimin e tretë të radhës, nga autokratet e LDK-së. Formimi i një subjekti të ri politik nga ana e saj , më duket mua veq sa do ta ringriste edhe më shumë politikisht, kur dihet së vendit i duhen kuadrot e tilla , siq është zonja, Osmani . Dhe, pastaj mbetet të shihet së sa do të fiton LDK-ja, pa Vjosën në zgjedhjet e radhës…