Ballina Bota Pandemia, njerëzit u kthehen bunkerëve në Shtetet e Bashkuara

Pandemia, njerëzit u kthehen bunkerëve në Shtetet e Bashkuara

 

Është e lehtë të mbizotërojë paranoja gjatë këtyre kohërave të pandemisë. Agjentët e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara thonë se disa nga klientët e tyre janë aq të shqetësuar, sa po kërkojnë siguri shtesë.

Instalohen në oborret e shtëpive ose në zona të tjera. Janë zbukuruar të duken si shtëpi, dhe për disa pronarë shtëpish me para, bunkerët janë një pjesë thelbësore e çdo blerje shtëpie.

Ndihesha e sigurt kur arrita këtu. Është thjesht një paqe që nuk e kupton. Është kaq qetë dhe paqësore këtu, dhe bunkeri është fenomenal! Dua të them, kur hyjmë atje, është si … ndjehemi vërtet të sigurt! “, thotë Mary Soulsbay.

Mary dhe Tom Soulsbay zotërojnë një bunker në Dakotan e Jugut. Ajo që dikur ishte një bazë ushtarake, tani është një fushë e mbushur me bunkerë privatë. Dy vjet më parë, të gjithë 575 bunkerët këtu ishin bosh. Sot është e vështirë të gjesh një të lirë.

Shumica e tyre janë duke u rinovuar për t’iu përgjigjur nevojave të pronarëve të tyre të rinj.

Çifti Sousbay nuk donin të prisnin. Ata e shitën shtëpinë e tyre në Xhorxhia dhe erdhën këtu. Ndërsa presin që të bëhet shtëpia e tyre e re, ata jetojnë në një rimorkio aty pranë.

Ne ishim në kampe në Xhorxhia kur pandemia filloi të përhapet, dhe kuptuam se ku duhet të jemi – për shkak të moshës time dhe për shkak të disa problemeve shëndetësore që ka Mary – ne jemi të dy të rrezikuar shumë. Dhe vendosëm të shkëmbejmë katër milionë fqinjë për 30 fqinjë brenda të njëjtës rreze këtu“, thotë Tom Soulsbay.

Sipas shitësit të bunkerit Robert Vicino të firmës Vivos xPoint, çifti Soulsbay nuk janë të vetmit që morën këtë vendim pasi pandemia goditi në Shtetet e Bashkuara.

Janë rritur deri në 2000% kërkesat që nga dërgojnë, kjo do të thotë 20 herë mbi atë që ishte. Shitjet janë rritur me mbi 400%, dhe jo vetëm për atë pikë, por bunkerët e tjerë të firmës Vivos nëpër botë!“, thotë zoti Vicino.

Rritja e paprecedent e kërkesës është diçka që e vunë re edhe shitësit e bunkerëve në Texas. Dhe megjithëse bunkerët nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë drejtpërdrejt njerëzit nga koronavirusi, ata përfundimisht i bëjnë shumë prej tyre të ndjehen të sigurt.

Telefoni im binte të paktën çdo 2-3 minuta dhe njerëzit pyesnin për të blerë një bunker. Shumë njerëz mendojnë se ky koronavirus ishte thjesht hapi i parë dhe diçka më e madhe po afron. Kështu që ata po përpiqen të përgatiten për çfarë do të vijë në të ardhmen“, thotë Ron Hubbard, agjent pronash të patundshme.

Gjithmonë bëhuni gati për më të keqen – kjo është motoja e njerëzve që quhen “të përgatiturit”. Pjesë e lëvizjes së mbijetesës, ata mbledhin rezerva ushqimesh dhe mallrash dhe ndërtojnë bunkerë.

“Shumë prej ‘të përgatiturve’ që unë njoh – në bloget e diskutimit – ata janë po thonë ‘Ja, ne nuk ishim të çmendur, kishim të drejtë!’ Ata ndjehen disi të shfajësuar…”, thotë Chad Hudddleston, antropolog në Universitetin e Illinoit Jugor.

Chad Huddleston është një antropolog që studion lëvizjen e të përgatiturve. Ai thotë se blerja e një bunkeri nuk është një ide e keqe për disa, por nuk është një mënyrë realiste për të shpëtuar.

Kjo ju bën të ndjeheni të sigurt, por unë mendoj se siç kemi parë në një pandemi të vërtetë ose në një fatkeqësi të vërtetë, plani juaj se do të arratiseni për në bunkerin tuaj dhe do të jeni plotësisht të sigurt atje, është ndoshta një fantazi.”

Tom dhe Mary Soulsbay thonë se ata shpenzuan rreth një të tretën e kursimeve të tyre për bunkerin. Disa muaj më shumë – dhe ata planifikojnë të ftojnë vajzën dhe nipërit e tyre që të vijnë dhe të qëndrojnë me ta.