Ballina Aktualitet DJE GjATË GJITHË DITËS DHE NATËS, INSTITUCIONIN PUBLIK SHKOLLA FILLORE “DACAJ” NË...

DJE GjATË GJITHË DITËS DHE NATËS, INSTITUCIONIN PUBLIK SHKOLLA FILLORE “DACAJ” NË DACAJ TË ROZHAJËS KA PËSUAR DËMTIME TË MËDHA SHKAKTUAR NGA ZJARRI

 

Nga: Haxhi Lajçi – drejtori i shkollës  DACAJ

Dje në orët e pasditës zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe të pyjeve ,të fshatrave përrreth , të depos së druëve dhe ndërtesës së shkollës fillore “Dacaj” në Dacaj të Rozhajës .
Fillimisht në mesditë zjarri ka kapluar objektin ndihmës depos së druve për djegie e cila gjendej në oborrin e shkollës ,i cili edhe me intervenimin e shpejt të njësitit të zjarrfikësve u dëmtua në tërësi sepse zjarrin e ndihmonte era e fortë me shpejtësi prej 100 kilometrave në orë .Me ftesën time në ndihmë për shuarjen e zjarrit dhe lokalizimit të shpejt kanë ardhur Organizata Ndërimore e rrugëve “Euroasfalt “ nga Bosnja ,të cilët janë duke hapur tunelin aty afër .
-Në orën 23 (njzetë e tre) të mesnatës me ka ardhur lajmi nga një individ për djegien e lokalit të shkollës.Meniherë pas arritjës sime aty, kam vërejtur se zjarri kishte kapluar zyrën time dhe një pjesë të kulmit të shkollës .Njësiti i zjarrfikësve kanë kanë arritur shumë shpejt të lokalizojnë djegien e pjesës tjetër të shkollës .Pas shuarjës së zjarrit kam kërkuar kujdestari nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe organizatës së zjarrëfikësve,të cilët kanë bërë rojë gjatë gjithë natës .
Objekti i shkollës ka pësuar dëmtime të shumëta,por më së shumti është dëmtuar dhe asgjësuar në tërësi arkivi i shkollës ,i cili ka rëndësi të madhe për historikun të punës së vet më shumë se një gjysmë shekulli .
Në orët e mëngjesit të ditës së sotme menjiherë ,më të dëgjuar lajmin, me kanë kontaktuar Ministri i arsimit Damir Shehoviq , Marash Dukaj –Drejtor gjeneral në drejtorinë e arsimit .Që të dy kanë shprehur keqardhje për dëmtimet e Insititucioni Publik Shkollës Fillore “Dacaj “, njëkohësisht me kanë premtuar dhe siguruar se shumë shpejt këtyre ditëve do të hapet tënderi për fillimin e punëve për ndërtimin e shkollës ,në mënyrë që në muajin shtator nxënësit të kenë shkollën e restauruar sipas planit të rekonstruktimit të plotë i cili është gatshëm nga ana e Ministrisësë Arsimit nga muaji prill i vitit të kaluar .
Sot para ditës, me ftesën time, organet e zbulimit nga Podgorica dhe Rozhaja ,specialistë të zjarreve kanë kryer punën e vëzhgimit ,shënimit dhe inçizimit e lokalit të shkollës në tërësi ,nga të cilët pres që shumë shpejt të bëjnë zbullimin motivit të këtij aktit vandal .
Ky dëmtim ,mendoj unë,është atak në Shtetin e Malit të Zi ,atak i ekzitiminit tonë si shqiptarë , atak të fëmijët dhe prindërit tanë ,atak në Institucion Publik arsimoro-edukativ i vetëm në gjuhën shqipe ,i cili Institucion ka pasur dhe do të ketë përherë përkrahje të madhe nga shumë dashamirë të edukimit dhe arsimit shqip të Shtetit tonë dhe më gjërë në Europë e deri në Amerikë .
Unë atyre ju kam deklaruar se dyshoj që zjarri është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut sepse kam vërejtur shenja të qarta të dëmtimit të grilave nga ana e pasme e dritarës së shkollës. Gjithashtu theksoj se shkolla tash dy vjet Ministria ka bërë sigurimin me 8 (tetë )kamera të vëzhgimit gjatë gjithë kohës ,por për shkak të dëmtimeve nga zjarret rryma elektrike tash dy dit nuk ka funksionuar,e kur nuk ka rrymë nuk funksionojnë as kamerat e vëzhgimit .
Kosideratë të lartë kam edhe për ndimën fizike të një numrit të madh të rinjëve vullnetarë të cilët kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpetuar nga djegia e pjesës tjetër të lokalit ndihmës të shkollës .Gjithashtu edhe të vet kryetarit të komunës Rrahman Husoviq ,si dhe të televizionit lokal të Rozhajës të cilët kanë publikuar të gjitha dëmët e shkatuara nga zjarri .

Rozhajë ,me 16.05.2020 Drejtori i shkollës : Haxhi Lajçi