Ballina Rajoni “Grupi” i Kurtit dhe tarafi i Thaҫit – Nga dr. ambasador Islam...

“Grupi” i Kurtit dhe tarafi i Thaҫit – Nga dr. ambasador Islam LAUKA

 

Hashim Thaҫi, nё konferencёn e djeshme tё shtypit, foli pёr “grupin” e Kurtit dhe “rrezikshmёrinё” e tij.

Mendoj qё kjo ёshtё pjesё e luftёs politike tё Presidentit Thaҫi kundёr qeverisё Kurti. Janё filozofia dhe praktika e re qё kjo qeveri solli nё jetёn politike tё Kosovёs, ato qё e shqetёsojnё dhe nervozojnё Hashim Thaҫin dhe tarafin e tij.

Nё qoftё se mund tё flitet pёr frymё grupi tё Albin Kurtit, ajo ёshtё pozitive dhe nёnkupton bashkёpunimin me ministrat e LDK-sё nё qeverinё e drejtuar prej tij, si dhe me Vjosa Osmanin, si Kryetare e Kuvendit. Ky bashkёpunim dёshmon qё, po tё mos ndёrhynte tarafi i Thaҫit dhe Mustafёs, koalicioni VV-LDK, me siguri, do ta kishte jetёn mё tё gjatё.

Qytetarёt e Kosovёs e kanё kuptuar, tashmё, qё Thaҫi, Mustafa, Pacolli, etj. e kanё pёrdorur ligjin, pushtetin dhe kushtetutёn nё favor tё tarafit tё vet, kundёr interesave tё tyre, ashtu siҫ e kanё kuptuar qё Albin Kurti, Vjosa Osmani etj, po e pёrdorin ligjin, pushtetin dhe kushtetutёn pёr tё goditur tarafllёkun.

Ky ёshtё thelbi i luftёs sё ashpёr politike qё po zhvillohet sot midis sё vjetrёs, tё pёrfaqёsuar nga tarafi i Thaҫit dhe tё resё, tё pёrfaqёsuar nga qeveria Kurti.