Ballina Kulturë ORË BUKURSHKRIMI/ Mbi librin me poezi të Sabit Abdylit – Nga DRITA...

ORË BUKURSHKRIMI/ Mbi librin me poezi të Sabit Abdylit – Nga DRITA LUSHI

 

Ndërsa ky libër me ra në dorë në verё të vitit të shkuar,munda ta shfletoj e lexoj së fundmi,në prag të datlindjes së autorit!
Sabiti jeton në Zelandën e Re,po mendja dhe shpirti,kanë mbetur atje në vendlindje,kujtimet i zgjojnë mall,dhe malli bëhet vargje për shumëçka…
Libri ndahet në gjashtё cikle,1- Daullet e lagura,2 -Në kopshtin kuq e zi,3-Ku bren Miza hekur,4- Cicmic me vetveten,5- në krye te vendit,6-fundi i pёrrallës!
Shtrirja kohore e poezive të pёrfshira në kёte libër është e gjerë,ato janë shkruar përgjate viteve, që nga 1989, e deri në 2019, dhe tematikat po ashtu janë të ndryshme dhe të ndërthurura me gjendjen emocionale të autorit .
Poezia e Abdylit është jo rimuese,por në varg të lire dhe shprehshmëria është më e gjerë në këtë formë.
Permes poetit,shohim njeriun dhe jeten e tij,madje mё shumё se një poet, lexojmë një njeri, sepse poezia e tij është e vërtetë,reale, nuk filozofohet as ëndërrohet,ajo ështё fakti dhe ngjarja hedhur në vargje.
Poeti i kёndon vendlindjes,motrёs,nënёs,flamurit,Kosovёs,Shqipёrisë,tё parëve,fshatit të lindjes,kujtimeve të rinisë,pastaj vetë titulli i librit ka një titull sinjikativ “Orё bukurshkrimi”,ndoshta se kujtohen kohrat më të bukura e tё pafajshme të fёmijёrisё e rinisë,sepse ato kohra janё një poezi e pashkruar.
Poeti shkruan ,kritikon , dënon po asnjёhere nuk ështe i ashpër,ai di tё thotë me varg atë që shqetëson shumё njerëz,dhe prek vese shqetёsuese,të shoqërisë.
Kur i kendon Kabashit vendlindjes se tij,ai sikur bëhet tjeter njeri,
“jete e çiltër fshatçe,
burrat fjalëpakë
nënat rrisin fëmijët
mbështjellë me bajrak”
Poeti jo vetëm që dёnon veset,por është dhe i drejtë në gjykim,dhe thotё: “të njoh e nuk mund të hesht” në poezinë “Të njoh”,duke mos bёrë kompromis me veset e ndryshme,ndonse mund t’i njohё personat;
“Kёnga ishte vetë nëna” shkruan autori në poezinё dedikuar nënёs,duke shprehur atë adhurim të pamatë,për qenien më të dashur në botë!
Ai ka dhe poezi pёrkushtim qё u kushtohen personave të veçantë me emër e mbiemёr si R.Ymerit,B.Zymberit Kadri Luzhёs,Haxhi Muhaxherit etj ku shpreh,mirënjohje dhe respekt pёr veprat e tyre!
Gjithnjë autorin e shqetëson qenia larg vendit:
“…as dimri dimër
as vera verë
larg teje Kosovë
stina e rëndë plumb
as unë nuk jam unë”
Tek poezia “Kosovë” autori ka një temp të fuqishëm,të ritmit dhe fjalës dhe duket haptazi dashuria e tij e munguar,Atdheu!
Tokë e lulëkuqeve- e cilson poeti Kosovën,vulkan,lavë e valë!
sepse “malli çan shpirtin si heshtë”-shkruan ai.
Nё poezinë “Portret njerёzish të munguar” shkruan “…Nuk shitet/nuk shtiret/nuk blihet/nuk di çështë kleçka..”madje duket sikur e merr malli per të takuar njerëz tё tillё,që gjithnjё e mё shumë janё të rrallë!
Ndersa mbesa diçka speciale për tё,merr krahasimet ma t’bukura në vargje:
”fytyra e saj si diell mёngjesi,
magji nga qielli zbritur,
ëmbёlsirё,
gurgullimё kroi në mal,
më e bukura fjalё”
Largimi nga vendi yt gjithnjё ështё një mundёsi ekonomike më shumё, por ka një kosto tё madhe sepse të mungon gjuha jote,njerzit qё flasin të njejtin alfabet si ty,vendet;
Thonë kur je larg, ke mall dhe pёr ferrat, dhe po keshtu autori nuk ben perjashtim dhe e beson plotësisht kete, kur Sabiti shkruan” Atdheu dhimbja e parë”
Ka plot poezi që mund tё veçosh nga ky libër si: Atё ditë kur po nisesha ushtar,Letёr,Gratë(hyjnesha qё nuk braktisin jetën, rilindin e me duart e tyre rrisin),Lule Maji,Nёnëmadhja e për tu mbyllur me “Melodi jete”ku shohim njё tablo sa vetë jeta,tё dashur si rinia,te çmuar si dashuria dhe tё shtrenjtë si dhembshuria;
Është njё vëllim i plotё dhe i saktё poetik,ku ke çfare të gjesh,tё nёnvizosh,të ruash,tё rilexosh dhe të mesosh!

Gёzuar DatLindjen Poet e suksese!

Drita Lushi
Tirane 13 maj 2020