Ballina Kulturë NDERI I KALIT – Nga Zeqir Lushaj

NDERI I KALIT – Nga Zeqir Lushaj

 

Ky kalë, që shihni,

Në shpindinë të librit,

Është shumë i shtrenjt,

…Më i shtrenjt se një Mercedes!

 

Është nderi i një çifti,

Që martohet,

Dhe…,

Nderi i arkivolit,

Kur, një pasanik vdes!!

* * *

E di se, Unë,

(Ndonëse jam rrit me Kalin)

Nuk do të përcillem,

Në banesën e fundit,

Me trokun e Tij!

 

Në shenjë nderimi,

Për nderimet e Kalit,

E baj, kopertinë – libri,

…Këtë fotografi!!

 

SHBA, shkurt 2009