Ballina Aktualitet Të moshuarit në Turqi shijojnë lirinë për herë të parë pas 49...

Të moshuarit në Turqi shijojnë lirinë për herë të parë pas 49 ditësh

An elderly woman wearing a protective face mask, walks on the empty road, as she goes to see the Bosphorus on May 10, 2020, at Besiktas, Istanbul, after a month and a half of lockdown restrictions aimed at stemming the spread of the novel coronavirus. (Photo by Bulent Kilic / AFP) (Photo by BULENT KILIC/AFP via Getty Images)

 

Të moshuarit në Turqi u lejuan të dalin nga shtëpitë e tyre të dielën për herë të parë në 49 ditë.

Atyre ju ndalua të dilnin nga shtëpitë qysh në 21 mars kur qeveria njoftoi për një mbyllje për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, si pjesë e masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Të moshuarit kishin mundësi këtë të dielë të shijonin lirinë për katër orë ndërmjet orës 11 të mëngjesit deri në 3 të pasdites.

Turqia ka zgjedhur një bllokim specifik për moshën, duke ndaluar njerëzit mbi moshën 65 vjeç dhe nën moshën 20 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Turqia do të fillojë ngadalë heqjen e kufizimeve të hënën.