Ballina Ravijëzime Vështrim/ Lojërat e rrezikshme me Kosovën ?! – Nga Skënder MULLIQI

Vështrim/ Lojërat e rrezikshme me Kosovën ?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Në Kosovë sikur sot mungon gjithëqka.Qytetarëve ju kanë mbetur vëtem verbalizmat, asgjë nuk është në dorën e tyre.As nuk është kapitali, as e drejta për punësim, as të drejtat fundamentale njerëzore, as e drejtat e barabartë para organeve të drejtësisë, as e drejta e vendosjes më mundin dhe djersën e vet….Politikat tona dështuese e kan pru një gjendje të tillë. Nuk po kemi investime të jashtme , nga pa siguria e krijuar dhe nga korrupcioni i nivelit të lartë. Kapitali pa ngjanë në shtazë të tmershme. Partitë kryesore politike që ishin në pushtet për gjithë këto vite, me shumë janë shëndrruar  në koorporata. E kjo ka shtuar pa sigurinë e investitorëve dhe investimeve të jashtme ,pa të cilat zor që dalim nga kriza ekonomike , por edhe nga kriza politike. Kur një shtet e udhëheqin njerëzit diletantë të politikës, njerëzit e korruptuar , jo që ska investime, por nuk ka as inkuadrime në struktura të ndryshme të BE-së. Tashmë janë mërzitur qytetarët më refrene  monotone – bëhët mirë, bëhët mirë…Kjo po zgjatë që dy decenie , e Kosova ka mbetur në status kuo politike dhe ekonomike. Deri sa politika është bërë profesioni kryesor, kur partitë politike nuk po llogaritin në ekspertë, kur shtohet numri i politikanëve të pa zot, sigurisht së ska mundësi të kemi shtet normal. Kur individet janë ngritur mbi kolektivitet, kur ata marrin edhe vendime pa e pyetur askend, nuk është e vështirë për ta kuptuar pse njerëzit, janë shumë të pa kënaqur më gjendjën, pse njerëzit po ikin masovikisht nga Kosova . Ai i cili i ka pasur 20 vjet kur ka përfunduar lufta , tash i ka 40 vjet , dhe kur gjysma e më shumë e jetës kalon, ska më përspektivë! Kosova ka ardhur në deregje që të vendosin në emer të saj dy , tre apo me shumë njerëz të konsumuar politikisht , e çka ti themi gjithë kësaj, veq mjerimi ynë i përgjithshem. Me çfarë të drejte në kohë pandemie kur njerëzit po vuajnë dhe po vdesin presidenti Thaçi dhe Mustafa i LDK-së, rrëzuan një qeveri në start , për teke dhe interesa përsonale të tyre. E bënë këtë punë për të formuar qeveri të re pa partinë fituese , që mund të na kushtojë edhe më ndarje të Kosovës ?! Shumë politikan të profilit të lartë nga Amerika dhe Evropa , na kanë bërë të çartë  së ekziston një tendencë e pazareve për ndarje , apo e shkëmbimeve territoriale , që do të ishte humbja më e madhe për Kosovën . Serbia nese e realizion këtë plan shumëvjeqar për grabitjën e sërishme të territoreve më të pasura të Kosovës, e ka arritur edhe qëllimin final. Një skenar i ndarjës të Kosovës mund të qëndron edhe në trurin e dikujt nga ndërkombëtaret qe nuki ish dashur te lejohet te ndoshe. Shume kohë më parë çetniku, Vojsllav Sheshel kishte deklaruar së “Serbisë djerrinat e Kosovës, nuk i duhen asgjë”.Edhe pasardhësi i tij në pushtet presidenti serb, Vuqiq po mendon me i ripushtuar pjesët më të bëgatshme të Kosovës.  Populli do te duhet  të kuptojnë së më struktura autokratike të cilat i dëmtuan proceset, dhe  te cilat struktura ne bisedime me Serbine, kan  mundesi me i  rrezikuar  edhe  interesat e Kosoves dhe shqiptareve  ne Ballkan , duhet të lirohemi  permes votes se lire, duke shkuar ne zgjedhje pas pandemise…