Ballina Aktualitet OBSH: Bota mund të përballet me “ndryshime të rëndësishme të stilit të...

OBSH: Bota mund të përballet me “ndryshime të rëndësishme të stilit të jetesës” derisa të zhvillohet një vaksinë

World Health Organization (WHO) Health Emergencies Programme Director Michael Ryan talks during a daily press briefing on COVID-19, the disease caused by the novel coronavirus, at the WHO heardquaters in Geneva on March 11, 2020. - WHO Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus announced on March 11, 2020, that the new coronavirus outbreak can now be characterised as a pandemic. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

 

Jeta e njerëzve në të gjithë botën mund të përballet me “ndryshime të rëndësishme” derisa të zhvillohet një vaksinë kundër koronavirusit, deklaroi Dr Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ka një rrugëdalje, por ne duhet të mbetemi gjithnjë vigjilentë. Dhe mund të duhet të kemi një ndryshim të rëndësishëm në stilin e jetës tonë, derisa të arrijmë në një pikë ku kemi një vaksinë efektive, ose një trajtim efektiv,”tha Ryan në një conference një ditë më parë.

Për t’u rihapur, “shumë vende po ndërmarrin një qasje shumë të kujdesshme hap pas hapi, duke u mbështetur në durimin dhe këmbënguljen e qytetarëve të tyre për të vazhduar të vuajnë atë që është një proces i vështirë si psikologjikisht ashtu edhe ekonomikisht për shumë njerëz,” tha ai.

“Unë mendoj se të gjithë po e bëjnë këtë sepse ne duam t’i mbrojmë ata që i duam”.

Ryan shikon me shqetësim masat që përfshijnë hapjen e shkollave të pjesshme, kthimet e pjesshme në vendet e punës, si dhe masat e kujdesshme në zonat me popullësi të lartë. Në lidhje me koncertet dhe sportet ai tha se do të jetë shumë e vështirë për ti zhvilluar ato në mënyrë plotësisht të sigurt./CNN