Ballina Aktualitet Komisioni i BE-së inkurajon vendet anëtare të mbajnë mbyllur kufijtë deri më...

Komisioni i BE-së inkurajon vendet anëtare të mbajnë mbyllur kufijtë deri më 15 qershor

A police officer halts traffic on Germany's border with Austria during driver paperwork checks as European Union (EU) coronavirus cases increase, in Kiefersfelden, Germany, on Tuesday, March 17, 2020. Europe's borders continued to tighten in response to the worsening coronavirus outbreak as Russia closed two of its land frontiers and Switzerland barred travelers from Italy. Photographer: Michaela Handrek-Rehle/Bloomberg via Getty Images

 

Komisioni Europian po inkurajon vendet në BE që të zgjasin kufizimet për udhëtimet jo-thelbësore dhe të mbajnë kufijtë e jashtëm të mbyllur deri më 15 qershor.

“Ndërsa disa shtete të asociuara të BE-së dhe Shengenit po ndërmarrin hapa paraprak në drejtim të lehtësimit të masave për luftimin e përhapjes së pandemisë, situata mbetet e brishtë si në Europë ashtu edhe në mbarë botën. Kjo kërkon masa të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit përmes udhëtimit në BE. Heqja e kufizimeve të udhëtimit duhet të bëhet me faza, “tha Komisioni Europian në një deklaratë të premten.

“Ftesa” nuk është e detyrueshme dhe hapja e kufijve të jashtëm të vendeve është një vendim në nivel kombëtar.

BE vendosi të mbyllë kufijtë e saj të jashtëm në 17 mars, përveç udhëtimeve jetësore. Kufizimet zbatohen për “zonën e BE”, gjithsej 30 vende, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

“Megjithë përparimin në shumë vende europiane, situata në të gjithë botën është shumë e brishtë. Është e domosdoshme që çdo veprim i ndërmarrë të jetë gradual, me masa të ndryshme në faza të ndryshme”, tha Margaritis Schinas, nënkryetar i KE./CNN