(Më 8 maj , me rastin e dëbimit për në Shqipëri )
Pikërisht atë ditë ,nga shumë ditë të tjera
jeta dhe vdekja udhëtonin bashkë
Dashurinë s’e morëm me vete
E lamë në pragjet, vatrat tona
Vetëm liria e dinte rrugën përmendsh
Deri në stacionin e Tokës Nanë
Hienat vrastare në çdo vend
Prita kishin zënë , dilnin fantazma gllabëruese
Një vagon tonelata dhembjesh
Mezi tërhiqja zvarrë me mijëra bashkëfshatarë
Lokomotiva e shpirtit bashkë me derivatet e tmerrit
Me vështirësi i bartte
Deri në shkarkim diku
Por atë peshë loti , dhembjeje, gjëme
Kurrë s’e shkarkova askund
E bart si arkiv , si gjurmë në një kohë
Tani veç liria e ruan në muze
për breza dhe brezni-dëshmi
(Marrë nga libri ” Udhëtim i pafund” LSHK,Prishtinë, 2019 )