Ballina Rajoni Po mbytemi në të zeza , sikur nata e pa fund?! –...

Po mbytemi në të zeza , sikur nata e pa fund?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Idealet për shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan u realizuan, si maratonë për bashkimin e të gjitha pjesëve të coptuara padrejtsisht nga fuqitë e kohës.Kosova u pavarësua , por shteti më i ri në Evropë, nuk po ndërtohet mirë , kjo nuk ka dyshim.U bënë investime të mëdha ushtarake nga miqët tanë ndërkombëtar, u bënë investime të mëdha njerëzore e materjale të shqiptarëve kudo që jetojnë .Kjo çka ndodhi në kushtet e paqës, është shumë e quditshme dhe është shumë e pa justifikueshme.

U mashtruam keq nga ata që erdhën në pushtet.U mashtruan nënat që i sakrifikuan fëmijët e tyre për Kosovën.U mashtruan ushtarët e luftës çlirimtare, u mashtruan të gjithë ata që atdheun dhe patriotizmin e kan në shpirt. U mashtruan së kanë pritur më të drejtë të jetojnë të lumtur .Shumë gjatë ju dha rasti njerëzve të politikës që ti avansojnë proceset zhvillimore dhe proceset demokratike . Ju ra perdja të gjitha këtyre mbrapshtive në kurriz të qytetarëve .E pamë të gjithë më në fund së këta hazarder të politikës hodhën vallën e keqe më ekzistencën tonë, më lumturinë tonë,më kohën dhe më pronën tonë…Shumë kush ndanë mendimin pse njerëzit janë të predisponuar të besojnë në gjëra të zbrazëta? Pse u bësuan gjatë këtyre rrenave të politikanëve tanë? Këtë mua vështirë të ma shpjegon ndonjëherë kush. Ne vend që të merrën në përgjëgjësi të gjithë ata që abuzuan më të mirat materjale dhe abuzuan edhë më lirinë tonë , neve ju kemi nënshtruar busullës virtuale të luftës , e cila dihet së qka prodhon. Asgjë hiq. Ky është realiteti ynë.Politika po bëhët të ne më do rregulla të pashkruara, duke mos u bazuar në ligje , në kushtetutë dhe as ne rregullat demokratike te lojes .Gjithëqka po matet përmes arshineve financiare. U shpartalluan dinamikat sociale duke e pru gjendjen e mjerushme materjale e shpirtërore.Dhe, ky popull ka mbetur krejtë i vetmuar. Duke mbajtur disi shpresa njeriu në fund të qdo viti e sheh të arsyeshme të bën rekapitulimin e 12 mujave te kaluara. Bëhemi sentimental nga ajo që edhe një vit kalendarik e kemi lenë mbrapa, pa bërë po thuaj asgjë , duke kërkuar arsyetime së në vitin vijues ndoshta do të bëhët më mirë. Deri më sot , të gjitha na dolën vëtëm  iluzione. E na fakt ,njeriu si çënje biologjike , edhe nuk mund të jeton pa iluzione. Nese mundohemi të përshkruajmë gjithë ato përjetime tona , më duket së pak kemi shënja më këtë klasë politike , së do të bëhët mirë edhe për shumë kohë në Kosovë. Ne jetën e shumicës po mbretëron një situatë gadi kaotike, pa siguri dhe frikë për fëmijët tanë .Këtë dezorjentim zor më e kuptuar , kur i kemi të gjitha kushtet , që edhe në vendin tonë të jetohet mirë.Po mbytemi në të zeza , sikur nata e pa fund.Nuk po ekziston vullneti dhe dëshira që ta kuptojmë njeri-tjetrin. Nuk po dëshiron kush ta kupton mendimin ndryshe. Nuk e dëshiron kush kompromisin, pa të cilën komponent nuk arrihet paqja e ndërsjellë, dhe as paqja sociale. Shumë pak na ka mbetur më çka të krenohemi.Kjo gjendje na dërgon në thëqafje kolektive. Kjo më duket mua është aktualisht fotografia e Kosovës, për vitet që i kemi lënë mbrapa…?!