Sapo mora lajmin e trishtueshëm nga Franca se u nda papritur nga jeta një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve dr. Patrice Najbor.
Patrici ishte një diplomat francez, shkrimtar, historian e hulumtues, i cili gjithë karrieren e tij ja kushtoi historisë tonë nacionale. Ai la pas vepra e studime të shumta, kryesisht rreth Mbretit Zog dhe Familjes Mbretnore Shqiptare.
Me këtë rast i përcjell ngushëllimet Familjes Najbor si dhe miqve të tij të shumtë, kryesisht ing. Skënder Zogu!
Lamtumirë Patrice!
Të qoftë i lehtë dhéu!
Në Vendin e Shqipeve përherë do kujtohesh me veneracion!