Ballina Aktualitet Eshtë prishur çdo ekuilibër! Opozita para përgjegjësisë kombëtare, kërkohet strategji e...

Eshtë prishur çdo ekuilibër! Opozita para përgjegjësisë kombëtare, kërkohet strategji e re Post-COVID-19 – Nga Shpetim AXHAMI – kryetar i PLL

 

Tashmë po vjen momenti, dhe ne dalngadalë, do tē dalim nga izolimi pandemik i detyruar, e deri diku i fryrë prej atyre që ju interesonte.

COVID-19, mendoj, se një pjese të politikanëve shqiptarë i’u interesoj deri diku, kjo pasi ata u vunē përpara dilemës, se cili duhet të ishte hapi i radhës… KM në veçanti i interesojë mē tepër, sepse u pa shumē komod në sarajet e Tij, duke dhēne urdhra dhe vendime personale në fcb, e këto fatkeqësisht, të zbatueshme qorrazi edhe kur nuk ishin të nevojshme.

Shumë aktor të politikes, e shfrytëzuan pandeminë globale, si fushatë elektorale për interesa të tyre, me qese në duar duke u qurravitur para mediave private të tyre.

Disa gjejnë momentin e lozin rolin e më të ndershmit, sikur vetëm ata dinë gjithçka dhe vetēm atyre ju dhemb shpirti për hallet e popullit, duan demokracinë dhe ndërtojnë vendin e shkatërruar deri tani.
Ndërkohë, janë po këta, që janë lëpirë me çdo formë dhe mjeti, janë bërë milioner duke shfrytëzuar politikën dhe çfarë nuk kanë bërë për 30-vjet në interes të tyre.

Si gjithmonë, nē situatave të tilla, ai që goditet dhe i vuan më tepër vështirësitë është përsëri populli, janë ato, kryefamiljarët, që menjëherë, mendja i shkon tek minimumi jetik për familjen e tij.

Kush ngeli pa shkollë, fēmijët pa internet.
Po të keq ushqyer, fëmijët e të papunëve, të atyre që edhe karten e pages i’a mban pronari, që të i jap, sa të dojë e kur të dojë.
Kush nuk u ndihmua, i ndershmi, jo servilë dhe i pa binduri para partisë.
Kush e përdori bamirësinë për reklamë dhe propogantë, sojsezi dhe delenxhiu, hipokriti dhe mashtruesi, ai, që u tregua i pa dinë e pa imam.

Një mazhorancë e dështuar në menaxhimin e situatave të tilla dhe nje qeveri, siq e kemi theksuar dhe me pare, e pa zonja për të zgjidhur hallet e qytetarëve, është ajo që sot kemi.
Në vitin 2020 diskutohet edhe bukë e gojës, çdo standart më i ulti se kudo.

E permbledhur shkurt, një shtet pothuajse i shkërrmoqur e në koma, ku vetëm duke e paraqitur gjendjen, si më të veshtirë se edhe nga një luftë reale, me një izolim policesk, mund ta ç’ekuilibronte popullsinë në tru, për të mos e patur mendjen tek nevojat jetike që i duheshin dhënë, por tek “apokalipsi” që pritej të ndodhte.

Për pa u zgjatur, pasi me atë që të gjithë patë dhe degjuat për këto dy muaj, besoj, jeni të bindur në vetvete se ka ardhë koha të ju themi, BOLL ME, o barkpangopur,
shporruni o ju të pafytyrë dhe na LINI REHAT, ju o të përlyer deri në grykë…

Opozita tanimë, duhet të reflektoj më bindshëm, asaj i bie përgjegjësia kombëtare, për të mos lejuar që situata të shkoj deri në ekstrem perpara një mazhorance të tillë, ku çdo gjë pasqyrohet në probleme ekonomike dhe stres për qytetarët, që do vijnë dita dites duke u shtuar.

Opozita, ka ardhur momenti, se nuk i duhet thjeshtë që të ngrejë problematikat dhe të japë alternativat e saj, por ajo, kur e shikon një shkorrmoqje dhe kapje totale të shtetit institucional, duhet dhe ka pergjegjesi kombëtare për të reflektuat me të gjitha format, për të mos lejuar falementimin e shtetit, e pastajë të kërkojë marrje pushteti.

Opozita pas situates së COVID-19, duhet të shikoj ndryshe dhe me shpejtësi çdo problem, kjo me të vetmin qëllim, të i shkurtojmë ditën kësaj mazhorance për të shpëtuar Shqiperinë dhe për të ju ardhur në ndihmë shqiptarëve të braktisur.

Opozita duhet të funksionoj më aktive, më kompakte, më konkrete, më e hapur, për t’u organizuar me të gjithë format demokratike për një lëvizje të madhe politike Të Kthejmë Shpresën.

Ato që e quajnë pozicionin politik dhe pozicionin qeverisës të tyre, më të rëndësishëm se përgjegjësia për të ndryshuar këtë realitet të hidhur, nuk mund të quhen pjesë e potencialit opozitar, prandaj duhet bashkim dhe opozitë serioze dhe jo shqelma mushke për kur ka qefmbetje.

Na duhet, që me patjeter, të bashkojmë forcat, të kemi të gatshem nje PLAN KOMBETAR POST-COVID, plan ky ekonomok, politik dhe social ( ne si subjekt po pregatisim alternativat tona).

Ky plan është i domosdoshëm, pasi të gjithë jemi të bindur se situata ekonomoke, sociale dhe politike nuk do të jetë si më parë.

Ku plan kombetar, duhet të shkund çfardo lloj sistemi tek ne, që gjithçka të ndryshojë e për të mos i lënë fatet tona në timon pa duar, strategjia jonë duhet ndryshuar në funksion të situatës.

Vetë populli është i bindur për ndryshim, ai e di, se zotëron një potencial shumë të madh për të përcaktuar vetë fatet e tij, por për këtë kërkohet drejtim besues.

Potenciali popullor, aftësia jonë për të zgjuar me alternativa dhe ide këtë potencial, do të bējë që të zhduket lloj-lloj virusi që na kanë mbërthyer prej kohësh.

Sa më gjatë të lejohet livadhisja e kësaj mazhorance mbi fatet e të drejtat tona, duke çimentuar totalitarizëm autokrat, aq më e veshtirë do të jetë largimi i saj dhe për rrjedhojë përgjegjësia do të na ngelet me të drejtë ne, opozitës.

Të gjithë duhet të ndiejmë, përgjegjësinë për ndryshim në të mirë të kombit dhe të shqiptarëve, e për rrjedhojë duhet të japim kontributin tonë, sipas mundësive dhe pozicioneve përkatëse.????Flm.

sh.a.Maj 2020