Ballina Aktualitet Kryeministri Rama: Lehtësimet e masave kufizuese do të vijojnë ditët në vazhdim

Kryeministri Rama: Lehtësimet e masave kufizuese do të vijojnë ditët në vazhdim

 

Kryeministri Edi Rama thotë se lehtësimet e masave kufizuese do të vijojnë ditët në vazhdim, por shton se meraku më i madh mbetet sjellja e qytetarëve për të respektuar rregullat.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se të gjithë do të duhet të mësohen me disa kufizime, deri në daljen e një vaksine për COVID-19.

“Kjo e dielë e bukur me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh.

Kemi një bilanc fantastik deri këtu, të arritur së bashku dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit. Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, për familjet tona dhe për Shqipërinë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.