Ballina Rajoni Thaçi me Putinin në Paris dhe metafora e pagdhendur e Kadri Veselit...

Thaçi me Putinin në Paris dhe metafora e pagdhendur e Kadri Veselit – Nga Kimete BERISHA

 

1. Në qytetin e dashurisë, në Paris, më 2018 Presidenti Thaçi u takua me Putinin.

Në Facebook-un e tij me shumë entuziazëm i postoi si arritje të mëdha të tij katër foto, nga katër poza të ndryshme me Putinin:

– Në foton e parë, shihen Hashim Thaçi e Vladimir Putini duke ia shtrënguar dorën njêri-tjetrit;

– Në foton e dytë, shihen të buzëqeshur para fotografit, duke qëndruar në këmbë.

Putini shfaqet pranë Hashimit me këmbë pak më të zgjëruara se sa që duhet, si kur bëhet gati me bë
‘мочиться’-ën.

– Në foton e tretë, Presidenti i Kosovës shihet duke ia lexuar buzët Putinit, e Putini duke i angazhuar në bisedë edhe gishtat e duarve, komplet;

– Fotoja e katërt e paraqet rezultatin final të bisedës së Presidentin Thaçi.

Pas tyre në prapavijë duket një dritare me aso perde që lëshohen në teatër, kur mbyllet shfaqja.

Ashiqare shihet se si Presidenti Thaçi ka arritur ta zbus pak Putinin, i cili derisa i pranon ‘vardisjet’ e Thaçit, preferon të mbajë shikimin në dysheme,…gjithnjë duke e shtuar dozën e buzëqeshjes në drejtim të Thaçit.

Nga ky takim i realizuar në Paris më 2018, Presidentit Thaçi i vizllojnë këpucët me të njejtin intensitet të shkëlqimit sikurse Putinit.

Duke prezantuar para popullit shqiptar ‘Takimin e parë’ me Putinin, Presidenti Thaçi konstatoi:

Presidenti Putin ishte i qartë: “Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”.

Në postimin e tij Thaçi mori mbi 8 mijë pëlqime.
Pra, shumë veta ishin të pajtimit se kur vjen puna stani-pani, duhet edhe ‘ujkun me bë dajë’.

– E tash që një foto e Putinit figuron në një kamion mallrash rrugës për Pejë, për shqiptarët kjo foto është më e rrezikshme sesa takimi zyrtar i Thaçit me Putinin, ku folën ekskluzivisht dhe vetëm për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.

Atëherë Grenelli nuk ishte në ‘modë’.

Janë mësu meshkujt shqiptarë me pa veç femra (as ruseve s’u bëjnë behame) të playboy-it në kamiona.

Dhe mirë që ia shlyen Putinit fytyrën nga kamioni privat serb, por a ia shlyet fytyrën Putinit nga Facebook-u zyrtar i Presidentit Thaçi.

Jo. Nuk ja shlyet. Sepse, ju intereson forma e jo përmbajtja. (Më shumë i thoni Isa Mustafës-Putin, sesa Putinit)

2. Kështu sonte, për formë, edhe Kadri Veseli ia dha për detyrë të ‘luftoj’ për lëvizjen e lirë një gruaje të mbuluar, si metaforë për Ramazan.

Në Islam edhe në Konferencë ish dasht mos me dalë vetëm, me marr së paku një fëmijë me vete përdore, sepse gratë në Islam
nuk dalin vetëm pas perendimit të diellit. Nëse flasim për fenë e vërtetë.

Respekt për deputeten, por kot e ka se nuk mund t’ia mbulojë me shaminë e nderit hajnitë dhe krimet partisë që e ka shkatërruar, shkretëruar dhe varfëruar Kosovën.
Kaq shumë partia e ‘saj’ ka besuar në Zot, sa që s’ka lënë të zezë pa bë kundër Zotit dhe Atdheut.

Zonja e di, prandaj fliste me pasiguri aq të madhe për ‘lëvizjen e lirë’ në kohë pandemie, fliste si për një temë ‘të panjohur’ dhe si për një temë ‘tabu’.

Pse nuk e angazhove të ‘luftoj’ për ‘lëvizjen e lirë’ në kohë pandemie ndonjë aventurier/e që gjatë qeverisjes së PDK-së me paret e shtetit e ka udhëtuar botën, e edhe qepët e reja e chipsat i ka blerë me paret e shtetit, por në ‘muajin e shenjtë’ po e ngushton një grua të pafajshme të merret me luftën tënde të pistë për pushtet!

Ama, metaforë më e pagdhendur dhe më e thjeshtë se sa kjo e Kadri Veselit nuk kam parë moti.

P.S. Për Krishtlindje angazhoje naj prift të t’i lajë gjynahet e dy dekadave.

Sa keq që ka kaluar koha kur Kisha i falte gjynahet me pagesë.