Ballina Ravijëzime TA KTHEJMË ANTENËN NGA VETVETJA! – Nga Abdulla MEHMETI

TA KTHEJMË ANTENËN NGA VETVETJA! – Nga Abdulla MEHMETI

 

A pak ka Shqipëria e Kosova djem e cuca fisnike e shembullore, me dije dhe guxim, që nuk janë fërkuar me asnjë ideologji të huaj politike e fetare, që janë shembull i shiptarëzmës dhe ideologjisë kombëtare, të cilët mund ta marrin fatin e kombit dhe shtetit në duar dhe bashkë me ne t’i realizojnë aspiratat historike të popullit shqiptar?!

Po ku i gjetët gjithë këta hajna e kriminelë, që i veshët me famë të rrejshme e pushtet, t’ua besoni fatin dhe të ardhmen tuaj e të fëmijëve, fatin e kombit e të shtetit?!

Askush nuk është duke na mashtruar, por ne e mashtrojmë vetveten, sepse jemi lakmitarë, mashtrues dhe vetëshkatërrues.

Asgjë nuk mund të fshihet sot, gjithçka dihet e njihet, shkruhet e dokumentohet, për secilin, sidomos për drejtuesit e politikës dhe të pushtetit aktual. Mos bëni sikur nuk e dini, por reflektoni dhe veproni!

(2.V.2020)