Ballina Aktualitet Mbi 1 milion të shëruar nga koronavirusi në botë

Mbi 1 milion të shëruar nga koronavirusi në botë

 

Mbi një milion pacientë në botë janë shëruar nga koronavirusit, në bazë të të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja ka shënuar numrin më të madh të pacientëve të shëruar, gjithsej 153.947.

Por, ky vend ka gjithashtu mbi 1 milion raste të të infektuarve.

Statistikat – si të gjitha të dhënat e koronavirusit – duhet të lexohen me kujdes.

Shifrat mund të mos jenë plotësisht të sakta pasi numri i njerëzve të shëruar mbase është më i lartë, për faktin se tek një kategori e njerëzve virusi kalon me simptoma të buta.

Shkalla e testimit gjithashtu ndryshon shumë ndërmjet vendeve.

Aktualisht në botë llogaritet se janë mbi 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirusin e ri.

Deri më tani janë raportuar 233,560 vdekje nga sëmundja COVID-19.