Ballina Histori SHERBIMET E ZBULIMIT – Nga Alban Berbati, Pejë- Kosovë

SHERBIMET E ZBULIMIT – Nga Alban Berbati, Pejë- Kosovë

Peshku preferon thellësinë,kurse njeriu-përfitimin”

Nocioni zbulim përfaqëson një veprimtari për të njohur një send,një person,një vend apo situatë të caktuar.Njeriu kërkon të zbulojë e të njohë ato sende e fenomene,të cilat i duhen për të plotësuar nevojat e tij aktuale e të perspektivës,por edhe të ndikoj në favor të kerkesave të tij.

Interesimi i njeriut për të qenë i informuar për çdo gjë që i intereson është një domosdoshmëri reale për të mbijetuar.E pra kjo është ajo veprimtari qe quhet zbulim.Ajo përbën pjesën më të ndërgjegjshme të ekzistencës së qënies njerëzore.

Këtë karakter njerëzor shërbimet e zbulimit e kanë shfrytëzuar për të zhvilluar aktivitetin e tyre zbulues.Për këtë qëllim shtetet që i perkasin kanë ngritur aparate të caktuara që merren me zbulimin e organizuar e të fshehtë jo thjeshtë të natyrës rutinore,si tek individët,por të pikësynuar e të drejtuar ndaj kundërshtarëve politikë,ushtarak e ekonomik (qeverive).Qëllimi është po ai : Të njihet kundershtari,të goditet ai në pikat më të dobëta dhe të mposhtet.

Në sferën e zbulimit hyjnë shumë veprimtari si : organizimi i spiunazhit, i diversionit,i terrorizmit,i komploteve,i grushteve të shtetit e deri në aksionet ushtarake.Të gjitha këto veprimtari,më perjashtim të spiunazhit ,janë episodike,me veprim e perdorim të perkohshëm e mjete,forma e metoda të zgjedhura posaqërisht për realizimin e qëllimit të vetë.

Spiunazhi është veprimptari e përhershme,bashkëshoqërues i te gjitha veprimtarive të tjera.Ai zhvillohet sipas një kodi të përhershem sekret,të përcaktuar mirë,që synon nevojën e sigurimit të vazhdueshëm të informacionit,pa të cilin nuk mund të realizohet e të merret asnjë vendim,asnjë veprim i çfarëdo karakteri qoftë.Spiunazhi përbën shtyllën kurrizore të të gjitha veprimtarive zbuluese.Në qendër të spiunazhit është njeriu.Ai përbën thelbin dhe elementin kryesor të kësaj veprimtarie.

Nikollaj Leonovi ka shkruar: “Zbuluesi është thesar per shtetin.Ai është njeriu,i cili,i vetëm,pa kontroll,pa “urra”,madje edhe pa ndihmën nga ana e shtetit të vet,zgjidh detyrat që i dalin.Zbuluesi duhet të ketë besim,të jetë besnik,i guximshëm dhe i arsyeshëm.

Pa zbulimin nuk jetohet dot…

Zbulimi në dallim nga kundërzbulimi kërkon një fshehtësi më të madhe. Deklarimi i veprimit të zbulimit nga ana e kundërzbulimit nuk është gjithmonë i mundshëm, madje, nganjëherë ai duhet mbajtur i fshehtë.Në të njëjtën kohë nganjëherë është e domosdoshmë të fshihet dështimi i zbulimit tend,edhe kur për të bëhet zhurmë nga ana e armikut.

Por dallimi i zbulimit nga kundërzbulimi nuk qendron vetëm këtu.Nga ana psikologjike për kundërzbulimin është më tipik konservatorizmi,përderisa ai mbron , ndërsa zbulimi merr informacion të ri, e studion atë dhe prandaj zbuluesit janë më të prirur ndaj reformimit.Vetëkuptohet se një ndarje e tillë në konservatorë dhe reformatorë është tepër relative,mirëpo psikologjia e profesionit i orienton njerëzit në një model të caktuar.

Domosdoshmëria e shtetit  pë të pasur shërbimin e zbulimit , është një tregues i jetës  bashkëkohore ndërkombëtare.Qëkur s’mbahet mend dihet se zbulimi është një fakt  i pavarësisë shtetërore, ashtu si edhe forcat e armatosura apo diplomacia.Ish kryetari i KGB-s së BRSS-s, V.A.Kjuçkov (që pjesën më të madhe të veprimtarisë si çekist e ka kaluar si drejtues i zbulimit ),ka shkruar:”Nuk ka mashtrim më të madh ,sesa pikëpamja e shprehur nganjëherë se gjoja zbulimi nxit tension  në marrëdhëniet ndërkombëtare.Veprimtaria e zbulimit realisht edhe mund të bëhet shkak i ndërlikimeve episodike në marrëdhëniet midis këtyre apo atyre shteteve.Ky konstatim është i pranueshëm.Mirëpo praktika tregon se ndërlikime të tilla kanë karakter të përkohshëm dhe nuk shkaktojnë dëm thelbësor. 

Çdo shtet duhet të jape garanci që të mos ndodhin të papritura të pakëndshme dhe ta ndiej veten të sigurt.Mirëpo pa përpjekjet e zbulimit kjo është e pamundur.Kështu  është ndërtuar tashmë bota ,që t’ i besojmë më shumë vetes sesa të tjerëve.Pra , më tepër do t’u besojmë organeve tona të zbulimit,sesa përgjërimeve të shtetit  fqinj, se nuk paskësh synime armiqësore ndaj nesh.Mbase dikush edhe mund të shprehet se në një botë të civilizuar do të ishte e mundur të jetohej edhe pa marrjen  e informacioneve sekrete.Por ja që kjo dëshirë e ka burimin thjesht tek synimet dashamirëse…

“Zbulimi është instrumenti  me ndihmën e të cilit njeriu depërton  tek sekreti, të cilin tjetri përpiqet  ta fshehë,- ka shkruar Leonid Shebarshin duke nënvizuar.-Gjithashtu është i mundshëm edhe një arsyetim akoma më i gjërë rreth zbulimit :sqarim i rrethanave, të cilat favorizojnë ose pemgojnë realizmin  e këtij apo atij veprimi, që ka lidhje me rrezikun për ideatorin e tij”.

Një zbulim i aftë ,që siguron të dhëna të sakta mbi pozicionin e mundshëm të kundërshtarit është  një element kyç në sistemin e sigurimit kombëtar.Nëse unë e di se fqinji nuk ka ndër mend të më sulmojë, e ndiej veten të qetë.Përveç kësaj,është vënë në dukje: “…Zbulimi në mënyrë objektive  mund të shndërrohet në faktor stabilizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare,duke kufizuar sferën e synimeve të fshehta, nganjëherë të rrezikshme të disa shteteve”.

“Beso, por edhe kontrollo”- thotë një nga mënçuritë e popullit e cila do ta ruaj gjithnjë aktualitetin  edhe në konkluzionet e së ardhmes.As qe ja vlen të flitet se vendet e tjera kanë hequr,ose mund të heqin  dorë nga zbulimi.Për shembull, në SHBA, në përgjithësi i jepet më shumë rëndësi zbulimit,sesa kundërzbulimit.Shërbimet e zbulimit atje  kanë një personel më të madh në numër sesa kundërzbulimi(në dallim nga Federata Ruse).Në përgjithësi ,Perëndimi i jep më tepër përparësi zbulimit (pra,sulmit).

Shërbimi i zbulimit zakonisht zotëron një aparat të mirë analitik, nganjëherë edhe më të mire,në krahasim me institucionet e tjera të shtetit ,aq më tepër se analistëve të zbulimit u lejohet kontakti me informacionin sekret .Madje edhe detyrat që dalin nga analiza e tyre shpesh janë më të ndërlikuara.Por sa më vështirësi të zgjidhen detyrat aq më e qartë është rritja e intelektit  të personave,që i zgjidhin ato.Përveç gjërave të tjera atyre shpesh here u duhet të vlerësojnë edhe mundësitë e dezinformimit dhe të zbulojnë synimet e shteteve të tjera.Kjo gjë konsiderohet kulmi i veprimtarisë analitike.Në tërësi analiza është, mbase puna”më e pastër” e zbulimit.Por zbulimi pothuajse asnjëher nuk kufizohet vetëm me analiza.Përveç kësaj,në shërbimet e posaçme vendase për një kohë të gjatë është konsideruar dhe vazhdon i njëjti mendim se me punën analitike duhet të merren bashkëpunëtorë jo fort të aftë të zbulimit,sepse nuk është e mundur të rekrutosh të huajt duke ndenjur ulur dhe analizuar faktet.

Në veprimtarinë e zbulimit ekzistojnë dy aspekte dyshues (nga pikëpamja e moralit puritan).E para,zbulimi merret me marrjen e informacionit zakonishtë të tillë,të cilin e fsheh ana kundërshtare.Në tërë këtë , ç’është e vërteta,ekziston  një lloj zbulimi ,që duket disi i padëmshëm,të cilin mund ta quash si një marrje informacioni të domosdoshëm nga burime (josekrete) të lejueshme për të gjithë. 

Zbulimi i hapur.-”Pothuajse gjithmonë mund të gjejsh në shtypin  publik fakte, te cilat deri në një farë mase, ndoshta ,pak të rëndësishëm, kanë të bëjnë me çështjen, që e studion analisti.

Puna me matrialet publike , kur atë e kryejnë specialist me kualifikim  të lartë,shpesh lejon të nxirren konkluzione të rëndësishme mbi mundësitë strategjike të kundërshtarit dhe pikave delikate të ekonomisë së tij ushtarake që dalin jashtë përmbajtjes së tekstit të publikuar.Tërheqja e vazhdueshme e prodhimeve të reja si dhe e sferave joprodhuese në shërbim të potencialit ushtarak zgjeroi mundësitë e përcaktimit sipas të dhënavë të tërthorta, jo vetëm element të veçantë të tij, por edhe atë në tërësi…

Metodat shkencore të vënies përballë dhe të përgjthësimit të të dhënave të pjesëshme e të veçuara,që zbatohen  tashmë në zbulim,nxirren nga botimet publike ,si edhe mjete bashkëkohore teknike të sistematizimi të shpejtë prej tyre sigurohet thithja e një materiali të madh informacioni.

Tashmë nuk është e vështirë që ai të shfrytëzohet  për prognozimet ekonomiko-ushtarake dhe për vendimet strategjike.Përpunimi dhe studimi i një informacioni të tillë kanë krijuar  mundësi kolosale për të ruajtur idetë e të tjerëve në zhvillimin e shkencës, teknikës dhe të prodhimit të vet.

Mirëpo  nuk është e mundur që i tërë aktiviteti të përqendrohet vetëm në zbulimin e hapur.Në asnjë vend në botë ,sado që të përpiqen ta respektojnë veten, nuk ka zbulim që nuk shfrytëzon informacionin e fshehtë.Mbështetja tashmë vetëm mbi informacionin e hapur, madje edhe nga një analizë ideale ,nuk jep tabllo të plotë.Puna me informacionin e hapur kërkon shum energji e aftësi(se është shumë i bollshëm dhe kërkon një analizë të hollësishme ).”Grumbullimi i të dhënave të zbulimit nëpërmjet analizës shkencore të burimeve publike , është një çështje e kushtueshme”.

Përveç kësaj, informacioni i hapur  relativisht rrallë jep mundësi të bësh prognozë për të ardhmen.Ai më shpesh se informacioni i mbyllur , mund të jetë i fallsifikuar (përndryshe do të fshihej ).Zbulimi i hapur  zakonisht konsiderohet një aspekt plotësues i veprimtarisë së tij, ndonëse nga volumi zbulimi i hapur paraqet disa herë më shumë informacion.Por ja që duhet edhe një e madhe analitike.

Momenti i dytë dyshues  qendron në faktin se zbulimi nuk kufizohet vëtem me grumbullimin e informacionit ,që konsiderohet veprimtari relativisht e qetë dhe relativishtë serioze.Në këtë rast ,zbulimin nganjëherë e quajnë vetëm si marrje informacioni  dhe në parim mund të kufizohet vetëm në këtë aspekt.Por, a është në këtë rast ai zbulim i plotë ?

Veçanërisht në botën,ku të tjerët nuk janë mësuar me reveransa dhe që nuk shfrytëzojnë vetëm mënyra  prej xhentelmeni në zhvillimin e luftës?

Shpesh mbi bazën e informacionit të marrë (jo vetëm sekret )kryhen aksione që i shkaktojnë dëme pales kundërshtare.Në periudhën komuniste ,për zbulimin e SHBA-s shkruanin si më poshtë:”Duke marrë pjesë në percaktimin e kursit  të shteteve imperialiste ,zbulimi luan një rol të rëndësishëm në realizimin e tij të drejtpërdrejtë”.

Nëse do ta flaknim  fjalën e ideologjizuar “imperialist”,gjithçka tjetër qendron në vendin e vet.”Zbulimi është instrument i politikës”.Por ai është një instrument specifik.Zakonisht këto të ashtuquajtur aksione subversive (nganjëherë,operacione sekrete),prej ku edhe e marrin emërtimin ,janë veprimtari zbulueso-subversivë.Duke gjykuar sipas emëtimit ,të dyja ato lloj janë të shkrira  në një.Por veprimtaria zbulueso-sabotuese ashtu si edhe “spiunazhi”,kanë një emërtim tepër të pakëndshëm.Zbulimi nuk spiunon ,ai zbulon dhe nuk drejton veprimtari zbulueso-subversive,por i realizon.

Pasi merr informacionin sekret ,atë nganjeherë është me leverdi ta realizosh duke anashkaluar strukturat zyrtare te shtetit .Shtetet nuk dëshirojnë gjithmonë të kryejnë hapur pun të pista.Ato ua ngarkojnë fajin zbulimit ose strukturave të tjera ekzistuese. Në sferën delikate të politikës  së jashtme ka aksione, kryeja e të cilave, si rezultat i përgaditjes profesionale dhe i rezultateve të dyshimta, mundet dhe u duhet ngarkuar zbuluesve dhe jo diplomatëve.

Puna është se zbulimi ka mundësi reale  të realizimit fshehurazi të veprimtarisë subversive.Prandaj është tepër e rrallë që shërbimet sekrete të mbeten thjesht në brendësi të veprimtarisë sekrete.Por nganjëherë zbulimet ndihmojnë dhe krijojnë struktura të tjera,të cilat pjesërisht ose plotësisht(kjo e fundit tepër e rrallë),përmbushin veprimtarinë subversive.

Por thelbi i zbulimit është diçka krejtësisht tjetër.”Zbulimi duhet të ketë synime  qartësisht të përcaktuara me qëllim që të punojë me efektivitet.Vendosja e qëllimeve për zbulimet është një prerogative dhe detyrë e udhëheqjes më të lartë të vendit.Këto qëllime rrjedhin nga detyrat politike dhe ekonomike, që qendrojnë para shtetit.

ZBULIMI AMERIKAN 

Pasardhëse e agjencis amerikane të inteligjencës është Offise of Strategic Services (OSS) e cila ishte themeluar në 1942,njëkohësisht është edhe agjencia e parë inteligjente më një struktur formale.Agjencia Qendrore e Inteligjencës është krijuar në vitin 1947,nga presidenti Harry S.Truman më Aktin e Sigurimit Kombëtar.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës, është një agjenci ekzekutive e pavarur, e zbulimit civil, përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të fshehtë të sigurisë kombëtare, për politikëbërësit e lartë shtetëror. CIA i raporton drejtpërdrejt Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. CIA është operacionale dhe shumë herë është identifikuar edhe në udhëheqjen e formacioneve ushtarake Amerikane. Agjencia është e ndarë në katër komponentë kryesore:

Shërbimi Kombëtar Klandestin, Drejtoria e Zbulimit, Drejtoria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoria e Mbështetjes.Ata kryejnë “ciklin e inteligjencës”, procesin e mbledhjes,analizimit dhe shpërndarjen e informacionit tek zyrtarët e lartë shtetëror të Amerikës

CIA  si  Agjenci  Amerikane   e  Inteligjencës  ka  tre  funksione  të deklaruara :

  1. Përfitimin dhe analizimin e informacionit mbi të huajt;
  2. Propagandën dhe marrëdhëniet publike, dhe
  3. Operacionet e fshehta nën urdhrin e Presidentit të SHBA.

 CIA është përdorur shumë herë nga Presidentët e Amerikanë për ti neutralizuar kërcënimet kombëtare të cilat kërkonin trajtim të menjëhershëm dhe të fshehtë. E përcjellur me suksese të panumërta në favor të Amerikës, CIA ka pasur edhe disfata.

Në varësi të CIA-s janë :

Drejtoria e Përgjithshme e Informacionit ( DDI ),

Drejtoria e Përgjithshme e Veprimeve Zbuluese ( DDP ),

Drejtoria e Përgjithshme e Logjistikës ( DDS )

DIA,Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjës ( The Defense Inteligence Agensy ) ose Zbulimi I Pentagonit.

Ish drejtori i CIA,Allan Dalles, ka theksuar : “Në bazë të ligjit mbi sigurimin kombëtar të vitit 1947 zbulimit iu caktua një rol i privilegjuar në raport më organet e tjera qeveritare të SHBA-së që nuk ka shembull në asnjë vend të botës”.

ZBULIMI RUSË

Zanafillën e tyre shërbimet e zbulimit e kanë në vitin 1917,pas Revolucionit të Tetorit,ku me porosi të Leninit u krijua VCK-ja (Vsesajuznaje Çerezvicajnaja Komisija),Komisioni i Jashtëzakonshëm Gjithbashkimor ose Çeka,siq thirrej në popull,e drejtuar nga Feliks Xherxhinski.Deri në krijimin e KGB-së,në vitin 1954,organet e sigurimit sovjetik janë reformuar dhjetë herë dhe kanë marrë emra të ndryshëm.Me krijimin e BRSS,në vitin 1934,ajo u emërtua OGPU (Opeshesajuznoje Gllavnoje Politceskoje Upravlenie) Drejtoria Qendrore Politike Gjithbashkimore.Në vitin 1941 ajo u quajt NKVD (Narodni Komisariat Vnuternih Djell)Komisariati i Popullit i Punëve të Brendshme.Në vitin 1946 NKVD-ja u shnderrua në MGB(Ministersvo Gosudarsvenoje Bjazopasnosti) Ministria e Sigurimit Shtetëror,që funksionoi deri në vitin 1954,kur u krijua KGB (Komitet Gosudarstvanoje Bjazopasnosti),Komiteti i Sigurimit të Shtetit.

Mbi bazën e shpërndarjes së KGB-së e riorganizimeve të bëra në kuadrin e Sherbimit Federal të Sigurimit (FSB) veprojn gjasht shërbime speciale,të cilat kanë statusin e ministrive apo dikastereve federale.

Në përbërje të FSB hyjnë :

-Drejtoritë e FSB-së në republikat e rajonet përbërës të Federatës Ruse (Organet Territoriale të Sigurimit)

-Drejtoritë e FSN-së në forcat e armatosura (Sigurimi i Ushtrisë)

Detyrat kryesore të FSB-së janë: zhvillimi i veprimtarisë kundërzbuluese,lufta kundër kriminalitetit,zhvillimi i veprimtarisë zbuluese,që realizohet në bashkëpunim me zbulimin e jashtëm.

Përveq FSB në sistemin e sigurimit të Federatës Ruse hyjnë :

Organet e Punëve të Brendshme,Organet Federale të Policisë Kriminale,Organet Federale të Mbrojtjes Qeveritare,Forcat e Ruajtjes së Kufirit Shtetëror,Organet Doganore,Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm.

Sistemin sovjetik (1917-1991) të shërbimeve të zbulimit e përbënin :

Zbulimi Politik ose Zbulimi i Jashtëm (INO) i legalizuar si Drejtoria I  kryesore e KGB-së,që thirrej edhe GPU (Drejtoria Qendrore politike).

Zbulimi strategjik GRU (Sherbimi i Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë)

Zbulimi ekonomik i dislokuar pjesërisht në Ministrin Ekonomike dhe KGB.

Zbulimi Tekniko-shkencor i dislokuar në INO,GPU dhe në Komitetin Shtetëror të Shkencës.

Krijimi i “Rezidenturave Ilegale”,në kuadrin e zbulimit,ishte një nga mjetet më origjinale të zbulimit sovjetik i perdorur më shumë efektivitet qysh në fillimet e ekzistencës së tijë.

Rezidentuarat ilegale ishin të kompletuara me të gjitha mjetet e nevojshme,për të vepruar e nderlidhur më radio më qendrën,duke shftrytëzuar aparatura special dhe njerëz të pergaditur posaqërisht.Ato kishin fonde të konsiderueshme monetare dhe të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer veprimtari të pavarur.Puna agjenturore e tyre ndertohej sipas parimit vertical e të tresheve.

ZBULIMI ANGLEZ

Në historinë e shërbimeve informative zbulimi anglez konsiderohet si nga më të vjetrit,pothuaj 300 vjeqar.Qeveria angleze ka ndjekur më shumë vëmendje ruajtjen e sekretit të veprimtarisë së këtij organizimi.Operacionet konkrete,të dhënat operative,raportet,kuadrot,format e punës dhe çdo gjë që ka të bejë më zbulimin nuk behen asnjeher të njohura publikisht.Emertimi “Inteligjens Servis” është i përgjithësuar.Në praktik asnjë njeri jashtë zbulimit nuk e di me saktësi se si është emri i saktë i shërbimit sekret të Anglisë.Në vitet 40-50 zbulimi anglez njihej me emrin “Sherbimi Sekret” (secret service),por në realitet vetëm një degë e tij,e cila varej nga Ministria e Punëve të Jashtme,ishte në kuptimin e plotë sherbim sekret.

Shërbimi Sekret i Zbulimit (SIS) është organi qendror i zbulimit anglez që varet direkt nga Komiteti i Përbashkët Kordinues.

SIS kryen detyra zbulimi në të gjitha fushat,politike,ushtarake,ekonomike e shoqërore.Qendrat e rezidenturat e saj janë të përhapura në të gjitha vendet e botës.Në korrespodencën zyrtare ai paraqitet si MI6.

SIS ka 6 drejtori,atë të zbulimit ose kerkimit më degët gjeografike sipas rajoneve të botës,atë të veprimeve ilegale,atë të veprimeve legale,të kundërzzbulimit etj.

Deri në vitin 1994 SIS nuk kishte një bazë ligjore andaj ekzistenca e tij nuk ishte konfirmuar publikisht, deri sa ishte hapur zyrtarisht ne vitin 1992.

Shërbimi është vënë në një bazë ligjore me Aktin për  Shërbimet e Fshehta të Informacionit 1994

ZBULIMI IZRAELIT  MOSSAD

Zbulimi i Izraelit (Instituti Informativ dhe i Operacioneve Speciale) është një nga shërbimet më të kualifikuara.Në sajë të kontributit të tij Izraeli dhe ushtria e tij kanë mundur të mbajnë një gatishmëri të lartë,përball fqinjëve të tyre arabë si Egjipti,Siria,Iraku,Jordania,Libani e Jemeni i Jugut,që janë shumë më të fuqishëm ushtarakisht dhe zotërojn një popullsi e territor 50 herë më të madhë se popullsia e territori i Izraelit.Në krahasim me zbulimet e fuqishme të botës zbulimi i izraelit ka një efektivë shumë të vogël e një buxhet të kufizuar,por vepron me shumë efektivitet.

Detyra kryesore e Mossad-it është mbledhja e përpunimi i informacionit për të gjitha fushat që paraqesin interes për qeverin izraelite.Misioni i Mossad-t ka përgjegjësi për mbledhjen e inteligjencës njerëzore, veprim të fshehtë, si dhe të antiterrorizmit. Fokusi i saj është në vendet arabe dhe të organizatave ne gjithë botën.Mossad gjithashtu është përgjegjës për lëvizjen e fshehtë e refugjatëve hebrejë të Sirisë,Iranit, dhe në Etiopi.

Me kalimin e viteve Instituti është avancuar në shumë fusha. Mossad-i përbëhet prej disa departamenteve,Koleksioni i Departamentit është më i madhi, me përgjegjësinë për operacionet e spiunazhit, me zyrat diplomatike jashtë vendit, pastaj Departamenti i veprimit politik dhe ndërlidhjes, Dega e Operacioneve Speciale, Departamenti i Psikologjisë dhe Propagandës, Departamenti Kërkimeve  dhe  Departamenti i Teknologjisë .

Mossad është nën mbikqyrjen e drejtëperdrejt të Kryeministrit

SHERBIMET E ZBULIMIT

Mossad është nën mbikqyrjen e drejtëperdrejt të Kryemimistrit.