Ballina ED/OP Pas COVID-19, të bëjmë Shqipërinë e të bashkohemi mes veti –...

Pas COVID-19, të bëjmë Shqipërinë e të bashkohemi mes veti – Nga Shpetim AXHAMI – kryetar i PLL, Tiranë

 

Ky izolim pandemik, duhet të na bëj që të veprojmë dhe mendojmë më shumë, për jetën dhe për ndryshimin!

Në këto ditë të izolimt pandemik për shkak të COVID-19, janë edhe dy gjëra të cilat vihen re, prandaj duhen menduar sot për të mos u harruar nesër.

I.Fatkeqësisht, prindit e rinisē së larguar, me zemër të thyer shprehen në vetvete, sa mirë që djali apo vajza u gjenden jashtë Shqipërie.
Atje në Amerikē, Gjermani, Zvicër opo ku ta di se ku, është ndryshe, ka shtet dhe ka sherbim spitalor, femija i im është më i mbrojtur dhe më i sigurtë se sa kētu ku asgjë nuk funksionon si duhet.
Kjo jashtë deshires së tyre, por nga dashuria prinderore, edhe pse atij i mungon ngrohtësia dhe shërbimi i fëmijës së vet në këto ditë të veshtira.

II.Ndërkohë nga ana tjetêr, të gjithë të larguarit për një jetë më të mirë, sidomos ato pa dokumentacion të rregullt, ato të pa stabilizuar, punonjësit sezonal, mendjen dhe deshiren e kanë të ishin pranë familjes, prindërve dhe vendlindjes.
Ata do të kishin dëshirë dhe duhej të ishin këtu, në shërbim të prindëve të tyre, ata e kanë bindjen se pranë familjes nuk do e ndjenin këtë izolim stresant, pasi ngrohtësia e familjes dhe e të afermeve është gjëja më e bukur në situata të tilla.

Prandaj eshtë detyrë e kujtdo prej nesh, që të bëjmë të pamunduren pēr të ndryshuar vendin tonë ashtu si dhe duhet, për të kthyer shpresen që rinia të mos largohet dhe ne të bashkohemi mes veti.

Shqipëria bëhet dhe shpresa kthehet, e për rrjedhojë ne do të gjendemi afer njeri-tjetrit këtu në Shqipëri në çdo ditë gëzimi dhe feste por edhe në çdo ditë sakrifice dhe sfide.

Sejcili ka në dorë një mundësi dhe një aftësi për të bërë sado pak për ndryshimin e madh në momentin e duhur, prandaj qytetarë i dashur, nesër kur të jesh i lirë mos harro atë që mondon sot kur je i izoluar.

Asgjë nuk na mungon potencialisht, detë, fusha e male, energji xeherorë e naftë, ky vend i bekuar i ka të gjitha, mungon vetëm një drejtim dhe sistem politik ndryshe nga ky i deritanishmi.

Për të i dhënë fund kësaj shperndarje në të gjithë anet e botes, kerkohet që ne të reagojmë në vetvete arsyeshëm, me qëllim që të ndryshojmë Shqipërinë për të bashkuar familjen.Flm