Ballina Histori NJЁRI NGA 200 PETRITAT E NJЁ ...

NJЁRI NGA 200 PETRITAT E NJЁ BOTE TЁ RE

 

-Shënime, komente e konsiderata edhe përtej librit që i kushtohet Beqir Ndout (1919-Janar 2019)-

                Njerëzit bëjnë historinë dhe ajo ju shkon pas. Kjo do të thotë, ose kjo shpjegon faktin tjetër: Historia është  jehonë e së kaluarës në të ardhmen që vazhdon e nuk mund të harrohet lehtë për njerëzit me vlera. Sipas shkrimtarit spanjoll Servantes, ‘’Historia është thesar i bëmave tona, dëshmuese e së kaluarës, shëmbull dhe mësim për të ardhshmen, paralajmërim për të ardhmen’’ Këto përkufizime  janë një e vërtetë e pakundërshtueshme nga askush, për asgjë dhe për cilindo, si do të jetë historia; heroike, tragjike a komike.

Veçanarisht kjo mund të thuhet për Beqir Ndoun, njerin nga personalitetet më të spikatur të trevës Verilindore të Shqipërisë në 100 vjetët e fundit. Në këtë përfundim arrihet pasi lexon librin e studiuesit Mark Palnikaj kushtuar këtij përsonaliteti jo i panjohur për familjen e tërë fisin tim, libër që i kapërcen përmasat e një monografie, me lëndën e bollshme që sjell si luftëtar atdhetar, si kuadër i sukseshmën dhe me perspektiv të madhe, si vizionar për të ardhmen e Shqipërisë pas lufte, por edhe si krijues me talent po t’ja jepte mundësinë fati dhe rrethanat e jetës. Dhe ta mendosh se, tërë këto arritje me vlera e sakrifica të mëdha të Beqir Ndout, vjen një moment dhe gjithçka vlerësohet me zero duke u shuar si vesa para diellit, si të paqëna, e më pas kalvari i vuajtjeve të padrejta sikur të ishte mëkatër me Neronin në djegjen e Romës.

           Dhe tek marr lapsin për rë shprehur mendimin tim modest për këtë përsonalitet të spikatur, tani në prag të 100 vjetorit të Tij, më erdhi në mëndje një vlerësim i Ulliam Shekspirit për njerëzit me vlera: ’’Ҫfarë vepre është njeriu? Sa bujar nga arsyeja? Sa i pakufishëm nga zotësia? Nga shtati dhe lëvizjet! Sa i hijshëm dhe i çuditshëm! Nga vepri si ëngjull, xhevahir i botës!”.

Kurora e gjërave të gjalla!…Nuk e teproj aspak duke thënë se cilësi e vlera të mësipërme, të veçuara nga Shekspiri shekuj më parë, nuk mungojnë as në shpirtin, jetën, punën dhe detyrat me përgjegjësi që mbajti Beqir Ndou. Parë nga ky këndvështrim, unë mendoj se, Beqir Ndou, personazh i librit të studjuesit Mark Palnikaj, i shkruer me pasion studiuesi, me frymëzim poeti dhe dashuri vëllazërore, e meriton një vepër të tillë, sepse historia e jetës tij, me qaret e vlerat e tij, i ngjan një miniere që sa më thellë futesh aq më shumë gjenë minerale të çmuara. Prandaj dua të them se ndarja nga jeta e Tij është një vdekje që s’vdes, një jetë tjetër edhe përtej jetës. Kjo del qaret nga historia e jetës, luftës punës dhe botëkuptimit të Tij, dhënë nëpërmjet dekumentave e vlerësimeve dhe kujtimeve të bashkëluftëtarëve, kolegëve të punës dhe të gjithë atyre që patën fatin të njohin Beqir Ndoun.

          Jeta e Beqir Ndout i ngjan një simfonie muzikore me nota kushtrimi lufte e trimërie, tragjedie e shprese dhe së fundi me triumfin e vlerave të Tij morale, atdhetare e shoqërore ku mendimi, urtësia, sakrificat në emër të lirisë së popullit e atdheut, tek  Beqir Ndou, kanë qënë në harmoni deri në përsosmëri njëra me tjetrën. Djemte e Malësive Veriore të Shqipërisë si Dukagjini, Nikaj-Mërturi e tjerë, që u bënë luftëtarë trima, burra të mënçur, heronjë, e u forcuen midis maleve, midis tokës e qiellit dhe formuen diellin e tyre mbi kokë, rreth të cilit ngroheshin dhe ngrohnin edhe të tjerët duke rrezatuar ndriçim shpirtëror e atdhetar edhe përtej kufijve të krahinës, në dobi të lëvizjeve dhe të përgatitjes për luftën e shenjtë të lirisë e të përparimit atdheut.

Edhe Beqir Ndou në këto djepe patriotike u rrit dhe u kalit së pari, si pari, si luftëtar për çështjen e çlirimit të Atdheut.

                Hyrja e Beqir Ndout aq herët dhe aq në moshë të re në lëvizjen komuniste dhe revolucionare të kohës tregon, ndër të tjera, se sa formim të qartë kishte për të ardhmen e vendit.

Ai, mendoj unë, e kishte kuptuar realisht domosdoshmërin e sakrificave për lirinë e  Shqipërisë se:  Shkalla më e lartë e emacipimit të një individi, grupimi shoqëror, organizata a populli, është lufta për çlirimin e vetvetes, pa të cilin (në se je i pushtuar) nuk mund të realizohen asnjë nga aspiratat e tij si: gjuha, shkolla, kultura, arti, historia e çdo gjë tjetër të identitetit kombëtar.

Pikërisht për të shpëtuar Shqipërinë e popullin nga humbja e identitetit kombëtar, edhe Beqir Ndou, u angazhua me mish e me shpirt që në orët e para të pushtimit nazifashist të Shqipërisë. Beqir Ndou, me luftën dhe punën e tij, u identifikue si një ushtar besnik i truallit tonë mijëravjeçarë që nuk u gjunjëzua kurrë përpara asnjë vështirësie, përveç përpara Flamurit Kombëtar Shqiptar.

               Siç del nga studiuesi Mark Palnikaj, Beqir Ndou, veprimtarinë komuniste ilegale e filloi në Shkodër, e vazhdoi në Tiranë, në Nikaj-Mërturë, Bajramcurri dhe Kosovë, në kushte e rrethana shumë të vështira, edhe pse i dinte  mirë rreziqet që i vinin nga një angazhim i tillë.

Por njerëzit vizionarë që e lexojnë kohën dhe i kuptojnë rrethanat dhe realitetet historike, domosdoshmërinë e angazhimeve, njerëz si Beqir Ndou, maten me vetit dhe virtytet, me karakterin e fortë, shpirtin e pastër, dashurin për popullin, atdheun e lirinë e cila nuk mund të zëvëndësohet me asgjë në jetën e një populli. Duke qënë nga Dukagjini, një krahinë në të njëjtin territor, me fe, zakone e tradita, që kanë nda e përballuar bashkë të njëjtat fate e fatkeqësi me Nikaj.Mërturin, veprimtaria luftarake, puna, detyrat e pasluftës të Beqir Ndout, kishin jehonë, vlerësim përtej zonës ku ai vepronte, edhe pse lëvizjet komuniste e lufta nacionalçlirimtar kishte filluar më herët në Dukagjin. Meqëse jam nga një familje tërësisht patriotike ku qënja dhe mbijetesa e saj ishte e lidhur edhe me fatet e Dukagjinit e mbar Shqipërisë, të paktën që nga viti 1816, ku 202 vjet më parë, djali i axhës gjyshit tim, Marash Tucit, shoqëroi tek Pashai i Shkodrës, katër bajraktarët e Nikaj-Mërturit i cili, bashkë me të, dha jetën në mbrojtje të kërkesave të tyre përfshirë edhe besën, traditat dhe fenë.(Ing. Sokol Meta,studim;gazeta Nikaj-Mërturi 2018). Dhe traditat atdhetare erdhën nëpër shekuj deri me pushtimin e Shqipërisë me 1939, ku nga 6 antar që kishte familja mbi 18 vjeç, 5 prej tyre u angazhuen në lëvisjen komunist e LANҪ. Axha, Gjon Marashi, me një grup shokësh,krijoi të parin formacion luftarak në rrethin e Shkodrës; “ Ҫetën e Dukagjinit’’, ku u caktue edhe komandant i saj dhe komisar Prof. Kole Prelën.  Pas lufte u emrue Rrethkomandant i Dukagjinit. Duke qënë në detyra e forume Gjon Marashi, pati komunikime, kontakte dhe hyrje e dalja, edhe në familje, me dy nga njerëzit me të pushtetshëm që dominonin tërë jetën e vëndit; me Enver Hoxhën e Hysni Kapon. U zgjata pak me këtë, për ti kujtuar lexuesit, se jo rastësisht, luftëtar si Beqir Ndou, ishte i njohur dhe i lidhur me forcat atdhetare edhe përtej zonës ku luftonte e sherbente. E nga ana tjetër, për të thënë se jo rastësisht, Gjon Marashi, kishte hapsirë, avantazhe e preferenca deri në këto nivele, me të cilët, akoma më të mëdha, i kishte edhe Beqir Ndou; nga të cilët edhe u ndeshkue përjetësisht. Duke përfituar nga mundësit(unë kam mbi 500 faqe me dekumente e shënime, nga ana ime për ngjarje e indivit që fillojnë nga viti 1910, 1915, 1926, 1941, gjatë e pas luftës, derisa ndrroj jetë).Këtu nuk mungojnë as shënime e mendime as për Beqir Ndoun, për Dukagjinin e më gjërë deri tek Liri Belishovës, ku për 80 vjet rresht, Gjon Marashi, mbetet arkiva më e sakët vetfolse. Ja një fakt që lidhet me shkrim që po shkruaj.

         Aty nga mesi i viteve 50 të shekullit të kaluar, axha Gjon Marashi, pasi Beqir Ndou ishte ndëshkuar, takon në zyrën e Tij Enver Hoxhën. Në atë kohë Gjon Marashi, kishte dhenë dorheqjen nga Rrethkomandanti i Dukagjinit. Atij ju dha një vilë, dy baçe dhe tokë një shtëpi në Shkodër dhe pension. Ndër shumë biseda ishte dhe kjo:

-Enveri: Më tregoi Adili për dorheqjen…Midis të tjerash ju kishin shkruar; Unë nuk kam luftuar për të mbajtur një karrige me….

-Gjoni: Kam marrë pushkën në krah pa i mbushur akoma të 16 vjetët, dhe nuk e kamë lëshuar derisa përfundoi lufta, dhe kurr s’më ka shkuar mëndja për karrike. Kam luftuar vetëm për të pasur liri; të kemi gjuhën e shkollat; ti bëjmë fëmijët mësues, doktor, infermjer, agronom, ingjinjer, oficer e pilot…

E jo të mësojmë si unë shkrim e këndim kur isha koçak në Bosnjë……

-Po dorheqja me kë lidhet.?

-E dhashë për të mosvdekur i koritur. I ndjekur nga turqit, serbë e malazes,

austro-hungares, i denuar nga Zogu me vdekje në mungesë, në luftë me fashizmin e nazizmin, më dy plagë pushke në trup, më vranë djalin kundërshtarët tanë politik pas lufte….Më shkoj jeta tym e flakë….Po më ikë tërë jeta duke fjetë me allti nën jastëk….Po më ikin tërë shokët që kisha luftue e punue me ta ….Profesor Kol Prela më iku….E kisha komisar në çetën e Dukagjinit’’ kur filluem luftën bashkë. Ishte me shkollë dhe i ditur….Beqir Ndou ishte djal trim e atdhetar. Në tërë Dukagjinin e mbarë veriun kishte emër të mirë. Të dy ishin deputet kur u denuan, (Në këtë cast, Gjoni i foli edhe disa raste të tjera). E dhashë dorheqjen për të mos vdekë i koritur, pas tërë kësaj jete të vështirë e me rreziqe….Nuk po di se ka po na vjen e keqja….Në këto çaste ENVERI e kishte përqëndruar tërë shikimin tek pamja kreshnike e Gjon Marashit dhe fjalët e tij plumb të rënda.

-Ke të drejtë Gjon….Kaluam vite të vështira….Shpesh herë na kanë dalë ngjarjet jasht kontrollit…Në këtë luftën e pas luftës na kanë ikur shumë shokë të devotshëm….Beqir Ndoun e nihja edhe unë. E kishim në forcat më të larta. Edhe Hysniu kishte opinjon shumë të mirë për Beqirin.(Biseda për Beqir Ndoun vazhdoi akoma. Vazhdoi edhe me Hysni Kapon në darkë ku axha fjeti, por edhe për disa kryqe të thyer, në vend-pushime në Dukagjin, për të cilët frati Zef Pllumi mashtron.

         Por, lidhur me ndërprerjen e karjerës brilante të Beqir Ndout dhe denimin më pas , ja vlen të thuhen edhe disa rrethana , që në libër mungojnë, ose dihen e nuk thuhen. Duke përfituar nga njohurit që kam për ngjarjen e indivitit të trevës veri-lindore , nga Gjon Marashi, unë mbështetur edhe me bisedat e tij me vëllezërit Jakova, Tukun e Kolën , Q. Kryeziun, S. Bekteshin, Fadil Kryeziun me disa drejtues drejtues të lartë të sigurimit të shtetit e të ushtrisë; Beqir Ndou nuk u denue për ajnjë nga gabimet e tij; as në dëm të vijës politike të partisë aq më pak të atdheut. Beqir Ndou u bë viktimë karjerës shpejt, të madhe e të rëndësishme në qeverisje, politike legjislativin. Ai u bë vitimë edhe i disa cilësive e vlerave të veta, por edhe një pakujdesie, lidhur me karjerën e vjerrit që se njohu kurrë. Por këto nuk ja thanë asnjëherë përballë. Për të dyja këto e sulmuan pas shpine e pabesisht. Për këto unë kam fakte e dëshmi. Ja se si mendoj unë se ka ndodhur.

         Jemi pak vite pasi kishim dal nga dhuna e imponuar i agjenturave jugosllave dhe e tradhtarit Koçi Xoxe. Në instuticionet e shtetit, veçanarisht në sigurim e ushtri vepronin forca të brenshme e të jashtme. Grupimet politike ,e agjenturore e karjeriste shuheshin, organizoheshin të reja. Lufta për mbijetesë e disa prej tyre, dhe të tjerve që krijoheshin  për të arritur në krye e sa më lartë, i ngjante një furrnalte që azgjësonte cilindo që bëhej pengesë për grupimet e reja. Beqir Ndou, ishte njëri nga ata që duhej shmangur, por ai ishte një kock e fortë për tu gëlltitur. Ai ishte jo vetëm në detyra të rëndësishme, por edhe në forumet më të larta të politikës  e ligjeve. Ishte shumë e vështirë për të goditur . U saju varjanti i rremë dhe njoftuen Enver Hoxhën, sepse askush tjetër, nuk mund të vinte dorë mbi te ,vetëm AI. Agjentin dhe tradhtarin Koçi Xoxe e kishte zëvëndësuar si ministër, Mehmet Shehu. Në kushtet e krijuara për forcimin e qevërisë, në se lëviste Mehmet Shehu, askush më i mundëshëm për ministër të P.M nuk ishte se Beqir Ndou. Beqiri ishte deputet, anëtar i Presidiumit Kuvëndit Popullor, antar i KQ,  të PKSH,  zv. Ministër i PM, drejtor i Sigurimit Shtetit. Ai duhej larguar për tu hapur rrugën klanit Shehu-Azbiu që vazhdoi për 30 vjet rresht. Unë kam biseduar me nipin e S: Ormenit i cili ishte elektriçist i mirë dhe një kasap i pasur, pas viteve 90të, dhe më ka thënë;’’ Axha im kishte plan për tu arratisur, por me Beqir Ndou nuk kishte asnjë lidhje përkundrazi, ati i ruhej se ishte në pozita shumë të forta’’.

         Pas kësaj sajese tepër banale, e cila ju rezultoi e sukseshme, edhe për faktin se, u përfshin shumë njerëz mjaft të fuqishëm kundër Beqir Ndou, u përdor pabesi, nga pas shpine, edhe karjera e vjehrrit. Edhe pse Beqiri nuk ka asnjë përgjegjësi, edhe pse në monografi nuk thuhet, kjo është e vërtetë. Beqir Ndou u martue me Shpresa Tepelenën. Ajo ishte vajza e Prokurorit të monarkisë zogiste, Fehmi Tepelena ka qënë një nga prokurorët më mizorë të monarkise Zogut. Në Nëntorin e vitit 1926, Dukagjini u ngrit në kryengritje kundër qevërisë Zogut. Pas sukseseve të ditëve të para , lëvizja u tradhtua dhe u shtyp mizorisht. Zogu dërgoi drejt Dukagjinit 10.000 forca që komandoheshin nga dy kriminelë; Muarrem Baraktari e Preng Pervizi. U bënë arrestime masive, plaçitje malli e bagëti, e më pas ju digjnin shtëpitë. Gra e fëmijë e pleq vdisnin nga uria sikur të kishte rënë kolera. Disa edhe nuk mund të varroseshin nga ngricat dhe jetonin bashk me të gjallët në dimërin  e acaret të viteve 1926-1927, Në dhjetorin e vitit 1926, me dekret Mbretrore, Zogu, formoi gjykaten politike të Shkodres, në të cilën bënin pjesë; Shefki Shtaku Kryetar, Fehmi Tepelena Prokuror, Sekretar Bejtulla Meça nga Kruja-e tjer. Gjyqi politik i shkodrës vazhoi 83 ditë pandërprerë, deri nga fundi i shkurtit 1927. Në këto gjyqe të përgjakshëm kaluan mbi 1200 vetë; burra, gra e fëmijë, siç ishte Vat Ismail Vata nga Thethi i cili u dënue me vdekje pa i mbushur akoma 16 vjet. U dënuen 598 vetë me afate  të ndryshme burgimi deri  në 101 vjet ku 29 prej tyre me vdekje në litar; ku 15 u ekzekutuan menjëherë dhe 14 të tjerë me  vdekje në munges, sepse ishin të arratisur.(AQSH, F N/646, 33, 761, v,1926-1927). Në të gjitha këto vendime dragonjane gjendet kërkesa me shk rim e firmë e prokurorit gjykatës politike të Shkodres Fehmi Tepelena. Kur historia e Dukagjinit nuk ka evidentuar krime me të tmershëm dhe kriminel më barbarë se në rastin e dy ushtarakëve Muarrem Baraktari e Preng Pervizi dhe dy të drejtësisë Shefki Shtaku e Fehmi Tepelena; të njëjtit si serbët në Kosovë dhe grekët me çamët.

         Martesa e Beqir Ndout me vajzën e Fehmi Tepelenes, nuk ka pse të ngarkohet me përgjegjësi. Ja sepse, kur prekurori zogist bëri këto denime të përgjakshme ndaj Dukagjinasve të pafajshëm, Beqir Ndou ishte 7 vjeç. Kur B. Ndou u njoh me Shpresën, në vitet e luftës, babai i saj kishte 7-8 vjet që ishte vrarë. Nuk kishte asnjë mundësi që B. Ndou, të ndërronte bindjet dhe orjentimin politik e atdhetar nga rruga që kishte nisur. Edhe vajza e zgjodhi dhe e pranoi B. Ndoun, pikërisht për efekt të bindjeve dhe rrugës që kishte filluar Beqiri, edhe pse rruga luftarake e tyre, nuk mundësonte asnjë garanci për jetën.

Edhe fejesa e martesa, në kushtet e luftës, ishin edhe një sprovë e besnikërisë bashkëshortore e atdhetare. Edhe pse vajza e lindur e rritur në Tiranë, e djali nga një fshat i thell në malsi; ndjenjat e shpirtit dhe idealet e lirisë i kishin bashkuar tërë qënjët e tyre. Me fytyrat e tyre të njoma, patjetër, endeshin retë e zeza të një drame nga më tragjiket e shekujve; fashizmi e nazizmi, që ky çift kishte zgjedhur rrugën e vështirë të përballjes me të. Dhe fati e deshi që të fitojnë. Dhe kjo nuk është pak për këtë çift. Kështu, çifti, i kishte dhënë provat e besnikërisë dhe të meritës  për të qënë pjesë e krenarisë së administratës pas luftës.

         Kjo ishte e drejtë, se siç thash edhe më lart, zyrtarisht dhe përball, nuk ju tha kurr B. Ndout, por pas shpine e në mënyrë tinzare. Kjo nuk ishte e drejtë edhe për faktin tjetër se; pothuajse tërë fëmijët e Sekretariatit të asaj gjykate , pas lufte, u bënë me shkollë, komunist, madje njëri edhe pilot. Prandaj edhe nuk ja thanë, se e dinin se nuk qëndronte si argument.

        Në rastin e arrestimit dhe denimit Beqir Ndout, u shkrua një dramë komike e tragjike. Them kështu, sepse,me pseudofakte po shkaktonin një tragjedi kundër një personaliteti e një familje padrejtësisht. Ai u arrestue pa asnjë urdhër me shkrim të asnjë organi a forumi ku Beqir Ndou bënte pjesë. Arrestimi u bë me 2 Mars 1951 nga dy kolegët e vet ushtarak; Rrahman Parllaku e Petrit Dume. Në çastin e arrestimit, Beqir Ndou, ishte ZV. Minister i PM dhe drejtor i Sigurimit Shtetit, kur Mehmet Shehu ishte Minister. Ai mbante graden colonel. Në linjën politike, Beqir Ndou ishte njëri nga 200 komisarët e parë të 8 Nëndorit 1941 dhe antar i KQ të PKSH, ishte deputet dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në zgjedhjet për deputet me 28 Maj 1950, Beqir Ndou, kishte marrë mbi 98 përqind te votave, shifër kjo nga më të lartat, që merrte një deputet në tërë Shqipërisë në ato vite. Të  dhënat e mësipërme për Beqir Ndoun, tregojnë se ç’farë personaliteti i nderuar dhe me përspektivë ishte. Ai, ishte në atë kohë, njëri nga tre a katër personalitetet më të spikatur e me prespektivë për detyra akoma më të mëdha, nga e tërë zona veri-lindore e Shqipërisë. Rreshtohej fill pas Tuk Jakova e Ramiz Alisë. Dhe kjo, vetëm për meritë në luftë e punë, me detyra e sakrifica që përpara 8 Nëndorit 1941.

         Arrestimi i Beqir Ndout, me kaq urgjente, duke shmangur tërë ligjet e kohës, duke anashkaluar tërë statutet e forumeve ku ishte i zgjedhur dhe të përsonaliteteve me merita të veçanta, si i angazhuar në lëvizjen komuniste që përpara 8 Nentorit 1941, bashëkohës dhe shokë në lëvizjen komuniste me Qemal Stafen, Nazmi Rushitin, Tuk Jakoven, Emin Durakun, Sadik Bekteshin, dhe  të parin udhëheqës të lëvizjes komuniste në Shqipëri, Zef Malën, me heroin më të ri nga Dukagjini Tom Kolën, komisar shtabi i zonës Operative në Malësin e Gjakovës, pjesmarrës, kontribues dhe firmëtar i Konferencës Bujanit, vertetojnë faktin e rritjes tij kaq lart në largpamësi e detyra, i burgosur disaher nga nazi-fashizmi; e të gjitha këto të marra së bashku; i jepnin Beqir Ndout, imunitetin e një t’paprekshmi, të paktën shumë vështirë për tu cenuar, aq me pak pa asnjë argument, sepse futej edhe në ato personalitete me merita te veçanta.

         Bisedat që kam pasur me ushtarak të lartë, të Sigurimit Shtetit e të ushtrisë, del qaret se: arrestimi urgjent, duke shkelur tërë proçedurat që thamë më lart, u bë për të shmangur deshtimin. Po të zbatoheshin ligjet dhe proçedura e forumeve, akuzat ndaj Beqirit, duheshin tu nënshtroheshin  një analize të thellë në organizaten e partisë në KQ ku ai ishte antar, në Presidiumin e Kuvendit Popullor, e më pas do të shkohej në zonën zgjedhore ku ai ishte votuar Në këto analiza, po të bëheshin, do të ishte shumë e vështirë, në mos e pa mundur, për të argumentuar fajsin e tij, për ti bindur antarët e këtyre forumeve, e aq më pak popullin që e kishte votuar një vit më parë, Kështu dështimi i intrigës ndaj tij do të ishte një disfatë, ku autorët e komplotit dhe ata që zbatuan një urdhër verbal, duke shkelur tëra ligjet e shtetit e proçedurat, do të ndëshkoheshin shumë rëndë. Por në këtë intrigë kaq të rrezikshme, ndaj një personaliteti si Beqir Ndou, nuk përjashtohet mundësia e rrolit kriminal të agjenturës jugosllave. UDBeja kishte një taktikë; ata që nuk i nënshtronte dot, për ti vënë në shërbim të vet, ju bënin diversione, gjoja si agjent në shërbim të tyre, a të dikujt tjetër. Por një gjë duhet ta dinë mirë shqiptarët se; jo tërë dobësit, disfatat dhe humjet tona kanë qënë produkt i dobësive të vet shqiptarëve. Këtu nuk është rasti për tu thelluar në këtë temë, e cila është e gjatë dhe e përgjekshme si vetë jeta jonë. E kam thënë edhe në një libër se: arritjet më të mëdha të armiqve tanë, kundër nesh, janë bërë të mundura, ose nëpërmjet shqiptarëve tradhtarë të shitur, ose duke realizuar me mjeshtri konflikte midis vet shqiptarëve. As rasti i Beqir Ndout nuk duhet përjashtuar. Kjo do të thotë se; fatin e shumë indivitëve dhe jo pak ngjarjeve, shpeshherë e përcaktojnë rrethanat.

          Shkurt, në këto rrethana e intriga, dhe nga njerëz me më pushtet të kohës Beqir Ndou, duhej shmangur për t’ju hapur rruga atyre klaneve që nuk dihej se në shërbim të kujt ishin. Tabloja Sinoptike e Enver Hoxhës, e ditëve të fundit vitit 1981, flet edhe për hershmërinë e këtyre grupeve që u përvijuen fill pas shkëputjes nga dora jugosllave. Rreth 40 ditë pas 100 vjetorit të lindjes Beqir Ndout, me 19 Janar 1919, me 2 Mars 2018, bëhen 68 vjet nga rënja në pikjadë e yllit Beqir Ndout, i cili për 12 vjet rresht, që nga viti 1939, kishte pasur vetëm ngjitje midis dimrave të acarët, tymin luftës dhe erës barutit. E pse jo edhe të vështirësive të jashtzakonshme për konsolidimin e organeve të shtetit pasluftës. Sakrificat e Beqir Ndout; 4 vjet e 10 muaj në luftë ilegale e partizane, 6 vjet e 3 muaj punë e detyra sejcila më e rëndësishme, më e vështirë, por edhe më e rrezikshme, për të cilat nuk pati kurrë vrejtje as ndëshkime, por vetëm vlerësime e dekorata, po viheshin në giotinë duke ju rrezikuar vet jeta. Dhe kjo për të vetmin fakt se; me vetdije për të sjell lirinë dhe sherbyer popullit, Beqir Ndou, pa e kuptuar, kishte përfunduar në kopen e ujqërve. Dhe siç thoshte Lenini ‘’Në kopenë e ujqërve duhet të ulërish si ujk ndryshe të shqyejnë’’. Por, jo, Beqir Ndou, kishte karakter, burrëri, besën e malësorit nga vinte e nuk ju bashkue kopes ujqërve për të shqyer bashkëluftëtarët e bashkëpuntorët, siç vepruan me Beqirin, Rrahman Parllaku e Petrit Dume-thjeshtë për interesat karjeriste, apo diçka tjetër më ogurzezë.

         Që nga ajo ditë e trishtë e fatale për Beqir Ndoun, kur filloi të provojnë në kurriz vuajtjet e padrejta, vazhdon edhe heshtja e atyre që dinë gjithçka ose shumë gjera, rreth intrigës kundër personalitetit Beqir Ndout. Rrahman Parllaku është njëri nga këta, ose i vetmi i gjallë deri tani. Edhe Rrahmani ka ta njëjtin vit lindje me Beqirin. Rrahman Parllaku është ai që e arrestoi Beqir Ndoun, siç thamë edhe më lart, pa asnjë urdhër me shkrim as fakt të dekumentuar; dhe ka 68 vjet që vazhdon të hesht për këtë krim të shëmtuar: Kush i urdhëroi, mercenar i kujt u bë Rrahman Parllaku në këtë rast.? Në këtë 100 vjetor të të dyve, siç thamë, shënohet edhe përvjetori i 68të i një krimi e turpi i Rrahmanit dhe një padrejtësie ndaj Beqirit, ndaj kolonelit antifashist, ushtarakut madhor dhe moshatarit të të njëjtit ideale që; që të dy ishin verior, që të dy ishin 32 vjeç; Beqiri me kontribute e prespektiv të madhe në qeverin e asaj kohe. Ndërsa Rrahman Perllaku e Petrit Dume, në mënyrë të paligjshme, ja ndërpresin të ardhmen dhe po vihej në rrezik edhe jeta. Ndërkohë, Rrahmani, me këtë arrestim, siduket, siguroi një tjetër karakter besnikërie ndaj dikujt a disa, por të zezë e të turpshme. Është disi e çuditshme se si Rrahman Parllaku i pranon, i shfrytëzon tërë meritat,privilegjet, dekoratat dhe gradat, titujt e dy sistemeve, të kundërta me njëri tjetrin që prej 74 vjetësh? Që nga viti 1041 deri me 1974, plot 33 vjet, duke luftuar e sharë, këtë rend që sot është në pushtet. Ndërsa që nga viti 1974 deri tani 2019, rreth 44 vjet të tjera, nuk pushoj asnjëherë, duke sharë e akuzuar të parët, që atëher ishte kundër këtyre që janë sot në pushtet. Ҫ’ka ndodhur me karakterin e formimin e këtij njeriu? Cilit Rrahman ti besojmë? Ai pranon luftën por ka rezerva ndaj saj, por nuk don udhëheqjen e komandantit që i çoi në fitore. Ai thotë se Kosova, pas lufte, duhej ti bashkohej Shqipërisë, dhe akuzon Enver Hoxhën se e shiti. Por ai nuk thotë se ishte pikërisht Rrahman Parllaku që arrestoi njeriun më me kuntribut të madh të LANҪ për Kosovën dhe të bashkimit trojeve shqiptare. Si u bë Rrahman Parllaku, vetëm 6 vjet pas lufte një antikosovar, kundër bashkimit Kombëtar, dhe si u bë pas vitit 1990, një zëdhënës i gabimeve të asaj kohe, dhe luftëtar i ri i kësaj çeshtje.? Ai mburret me meritat e së kaluarës, që nuk e dimë ne se janë të vërteta apo jo, mban titujt e gradat e dy kohëve të rendëve të ndryshme që kanë luftuar e përjashtuar njëri tjetrin. Në kohën e lavdishme 1941-1974, Rrahman Parllaku, dha sa mundi, nuk e dimë me ndërgjegje apo jo, dhe mori gjithçka nga ajo kohë. Rreth 15 vjet të tjera, deri 1990, pagoi gabimet e dyftyrësisë apo rrole të tjera, ndoshta mëndësinë dallkauke apo paaftësinë, ndoshta edhe veprime të ndërgjegjshme antisocialiste e antikombëtare. Pas vitit 1990, për 28 vjet dhe vazhdon akoma, është kthyer nga një komunist antifashist në një ‘’demokrat’’ neofashist. Rrahmanin  antifashist e komunist e bëri shpirti atdhetar at’herë, Gjeneral dhe Hero të Popullit, e bënë ata që sot i mohon. ‘’ Nderi i Kombit’’ dhe ‘’Gjeneral Legjendar’’, edhe pse nuk kemi as ushtri e armë, e bëri fashizmi blu i pasviteve ‘90të. Që nga viti 1951, kur Rrahman Parllaku, arrestoi Beqir Ndoun , kanë kaluar 68 vjet nga shlyerja e gurrmazit të fajtorëve të pafajshëm, dhe akoma Rrahman Parllaku, nuk ndjen pendesë, as nuk kërkon falje, për atë krim të shëmtuar që ka bërë ndaj Beqir Ndout. Të paktën të thotë, mercenar i kujt ishte, apo e bëri vetë për të eliminusr rivalët verior, që mund të linin në hije edhe për një kohë të gjatë. Ndoshta e bëri këtë edhe si ‘’mirënjohje’’ me që Beqir Ndou, pas lufte kishte punuar në Kuksin e Rrahmanit, ndërsa vet Rrahmani, zgjidhte vëndet në Tiranë. Duke pranuar atë që thotë studjuesi Mark Palnikaj, dosja hetimore dhe as e arrestimit Beqir Ndout, nuk është gjetur akoma, na lind e drejta të pyesim: Kush e shduku, apo nuk u formue kurr një dosje e tillë. Këtë duhet t’na e sqarojnë Rrahman gjenerali, para se të ‘’arratiset’’nga kjo jetë

         Po nejse, jeta është jetë. Njëri është i prirur ta bëjnë jetën sa më të bukur e dinitoze, por edhe të dobishme për shoqërinë. E në se kjo është e pa mundur, atëher duhet ti përballsh asaj, pra jetës, ashtu siç të vjen. Në të dy rastet, Beqir Ndou, na shfaqet madhështor, krenar i pathyeshëm në bindjet e parimet e veta, pa u gjunjëzuar. por jeta , për disa është bujare, e për disa të tjerë shumë mizore. Mirëpo ka tipa që mizoritë e jetës ja zhdukun vlerat e shpirtit. Njerëzit nuk janë të përjetshëm. Vijnë e ikin. Starti i saj që quhet rrugtimjëtsor fillon nga një djep kur vijnë deri tek një varr kur ikin..Ka njerëz si Beqir Ndou, edhe kur ka ikur nga jeta, ai jeton si i gjallë. E nga ana tjetër ka të tillë –në politikë e qeverisje-edhe pse janë akoma në jetën reale, jetojnë si të vdekur, nga se jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë morale, as shoqërore e aq më pak atdhetare. Ndëshkimi më i madh për një njeri është harrimi. Këtë ndëshkim, pra harrimin, e ‘’vuajnë’’pjesa më e madhe e njerëzimit. Beqir Ndou nuk është nga ata që harrohet. Dikur, kjo, vinte, për efekt të kohëve analfabete. Por edhe pse jemi në kohët e diturisë, në shkallën më të lartë të zhvillimit, të vërtetat e padrejtësive ndaj Beqir Ndout, akoma nuk dihen; nga kush dhe përse.Kjo vjen nga se, ndër të tjera ne si shoqëri, akoma nuk jemi çliruar nga ngërçi otoman. Atë që ka bërë Mark Palnikaj për personalitetin e Beqir Ndout, është një punë e madhe e me vlera. Gjykuar nga libri dhe nga sa kam dijeni unë, nga çdo këndvështrim që ta shohim, Beqir Ndou, na shfaqet me një portret madhshtor, shpirtëror e human. Dhe humanizmi, tek njerëzit që e kanë, është si një oqean i madh që as i shterojnë dallgët e as si ngrijnë në dimërat e egër të jetës. Lufta dhe hallet e jetës, si të popullit ashtu edhe të familjes tij, e kishin burrëruar e fisnikruar parakohe Beqir Ndoun. Pas çlirimit nga fashizmi e nazizmi, partizani i ri dhe kuader i devotshëm, Beqir Ndou, aspironte çlirimin shoqëror, emancipimin e shoqërisë me shkolla e dituri, edhe forcimin e sigurisë kombëtare. Puna dhe detyrat e tij, veçanarisht lufta, ka lënë gjurmë të arta, ku derdhen si një katarakt ujvarash e shpirtit atdhetar. Jeta  e tij. i ngjan një poeme të pavdekshme triumfuese, e më pas një dhimbje madhështore e trishtë, një balade epike dhe heroike që vjen e do tu vijnë brezave të ardhshëm, si një simfoni e pambarimët, mbi të cilat shkëlqen simfonia e luftës për lirinë, barazinë shoqërore, diturinë, e jetës në atdheun tonë të lirë e të përparuar. Kjo ishte kredoja e Beqir Ndout dhe brezit tij, ku 200 petritat ngritën dhe i prinë tërë një populli për ‘’Një Botë të Re’’. Shënimi im modest në përvjetorin e 100të të lindjes Beqir Ndout, e bëj si homazh, për kujtim e respekt të thellë për të , edhe nga axha im, Gjon Marashi, të cilit edhe pse me diferenca në moshë, në fronte të ndryshme lufte, njëri komunist e tjetri jo, i bashkoi ideali ilirisë, i sovraniteti i atdheut, i jetës me dinitet dhe çdo vlerë atdhetare; sepse për ta kënduar,ose për ti kënduar këngët e lirisë, ishte e pamundur pa rrolin e burrave atdhetar ai Beqir Ndou.

         Kam punuar disa vite në rrethin e Bajram Currit dhe i kujtoj si vite nga më të bukurat. Shumë nga ata djem e burra të mirë që kamë njohur; kuadro të devotshëm besnik të vlerave atdhetare, më kanë mbetur në kujtesë edhe sot të dashur e paqësor si lulet e bjeshkëve, bujar dhe të pastër si uji i kulluar dhe i pashtershëm i Valbonës, të sinqertë si lirikat e shpirtit poetëve, prush të ngrohtë për atdheun. E duke kujtuar këta mendoj; Kështu do të ketë qënë edhe Beqir Ndou, e më pas pyes vehten: Si do të kenë qa me fjalë zemre, telat e Sharkisë dhe vajtoret e krahinës, ndarjen nga e këtij farburri 23 vjet më parë.?  Edhe telat e shpirtit njerëzor do të jenë dridhur, e nga sytë, patjetër, do të kenë rrjedhur lotë të ngrohtë, për këtë burrë brilant e të florinjët.

        Tani, për Beqir Ndoun, na ka mbetur malli, kujtimet dhe një libër voluminoz

dhe shëmbulli i shkëlqyer i një luftëtari lirie dhe emancipi shoqëror.

-Tani vetëm do ti lutemi Valbonës që të gjëmojnë, në një orë në ditë, për çdo përvjetor lindje e vdekje; 19 Janar të linndjes dhe 19 Dhjetor të varrimit, për Beqir Ndou. Dhe, Valbona, do të bëjnë këtë gjëmin, për djalin e vet që u largue fare i ri, dhe ju kthye pas 69vjetësh; së pari bashkë me lirinë dhe së dyti, më yjet që i vezullonin mbi supe dhe dekoratat në gjoks. Ai u kthye nga një rrugë e gjatë, e mundimshme, por edhe me brenga e shpirt të trazuar, sepse rruga ishte e gjatë dhe e vështirë, me të papritura dhe pengesa, të cilit nuk ju dha mundësia për të bërë më shumë, veçanarisht për ëndrrën e Bashkimit Kombëtar.

-Tani do ti lutemi edhe erës, që në çdo përvjetor lindje e vdekje, në një orë të saj; Të fryjnë në kujtim të Beqir Ndout, për ti çuar atje ku prehet, në Bujanin e Konferencën e Bashkimit Kombëtar, flladin e bjeshkëve që si harroi kurrë dhe la amanet për tu tretur,nga ku kishte fillur rrugëtimin në moshën7 vjeç drejt shkollës, diturisë e luftës. Dhe era do ta bëjnë këtë.

– Do tu lutem edhe luleve dhe fletëve të barit, në tërë Malsinë e Gjakovës, të përulen në çdo përvjetor lindje e vdekje, për djalin e krahinës, për partizanin e ri antifashist Beqir Ndoun, dhe ti çojnë atij, atje ku prehet, aromën e Lule-Bores, flladin e gjelbërimit shekollor, bardhësin e borës majeve të Shkelzenit e Jezercës. Bardhësia e borës, aroma e këndëshme e Lule-Borës, uji i kthiellët e i pashterruar i Valbonës, do t’na kujtojnë Beqir Ndoun; që mua më kujton një thënjë të Gandit; ‘’Më mirë të humbasish duke thënë të vërtetën se sa të fitosh me gënjeshtra’’. Kjo, mendoj unë, i përshtatet plotësisht Beqir Ndout.

-Dhe më së fundit, do tu lutem edhe Zanave të Malit(që mua më ngjasojnë se; Ҫikat e Tropojës janë pasardhësit e tyre) që në përvjetorin e lindjes e vdekjes Beqir Ndout, të hedhit, ose të kërcejnë; ‘’Vallen e Shqipeve’’ së cilës i ka prirë ndërshekuj: ‘’Virgëllima e Shpatave të Kreshnikëve’’ dhe ‘’Kënga e Maliherit’’ e trimave si Bajram Curri, për të ardhur tek ‘’Simfonie e Lirisë’’; ‘’Për ty Atdhe’’, i cili pra Atdheu, ka edhe sot, pothuajse të njëjtat plagë e rrëziqe si 80 vjet më parë, kur u ngrite për ti dal zot Beqir Ndou me’’200 petritat e një Bote të Re’’. Për burra si Beqir Ndou, Atdheu, gjithmonë ka nevojë.

Sot e më shumë se kurre….

                                                      Prishtinë, Dhjetor 2018