Ballina Sport Cili është klubi me vlerën më të lartë në Premier League?

Cili është klubi me vlerën më të lartë në Premier League?

 

Tottenham është cilësuar klubi me vlerën më të lartë në Premier League angleze. Ky është përfundimi i një studimi
të realizuar nga Kieran Maguire, ekspert i financave në futboll nga University of Liverpool Management School.

Tottenham ka fituar terren ndaj klubeve të tjera, falë një sistemi që parashikon paga nën kontroll dhe përgjithësisht më të ulëta, dhe një stadiumi me potencial të madh komercial, i cili do t’i rrisë në mënyrë konstante të ardhurat. Për këtë arsye, vlera e Tottenham është sot 2.567 miliardë paund, dukshëm shumë më e lartë se 2,186 miliardë paund të Manchester City.

Në vend të tretë. Manchester United me vlerë 2,08 miliardë paund, ndjekur nga Liverpool me 1,627 miliardë paund.
“Spurs renditen në krye të renditjes, pasi në 2018/19 arritën në finalen e UEFA Champions League dhe janë klasifikuar ndër katër ekipet e para në Premier League, me një buxhet pagash më të ulët se 100 – 150 milionë paund krahasuar me pjesën tjetër të ‘Big Six’” – shpjegoi Maguire.

“Kjo është arsyeja se pse kanë realizuar fitime të mëdha gjë që është reflektuar në rezultatin e vlerësimit final. Këta faktorë kanë rritur me 21% të ardhurat, në 461 milionë paund për Spurs, përballë një peshe pagash prej 39%, raporti më i ulët në Premier League” – vijoi eksperti.

Maguire bëri një reflektim edhe për ndikimin që do të ketë koronavirusi. “Vlerat e klubit sigurisht do të pësojnë një goditje të ndjeshme. Ka më pak blerës të mundshëm në treg dhe më shumë paqartësi në lidhje me kapacitetin e klubit për të gjeneruar të ardhura”.

“Çmimet e aksioneve të klubeve të kuotuar në Bursë si Manchester United dhe Juventus kanë rënë me 20-30% nga fillimi i vitit. Situata mund të godasë edhe klubet më të vogla që nuk kanë marketingun dhe reputacionin e brandeve më të forta” – tha në fund Maguire.