Ballina Shëndet Pse Kovid-’19 vret më shumë burra se gra?

Pse Kovid-’19 vret më shumë burra se gra?

 

Pse coronavirusi vret më shumë burra sesa gra? Një nga misteret e shumta që ende rrethojnë pandeminë mund të jetë afër një shpjegimi.

Një studim i kryer në SH.B.A. nga Sistemi Shëndetësor Montefiore dhe Kolegji i Mjekësisë Albert Einstein, në bashkëpunim me Spitalin Kasturba për Sëmundjet Infektive në Mumbai të Indisë, propozon një përgjigje të cuditshme per kete mister, saktesisht, duke thene se “faji fshihet ne testikuj”.

Keshtu shkruan sot Il Messagero, duke iu referuar studimit ne fjale.

Sipas studiuesve, gjendrat seksuale mashkullore perbejne nje lloj “fortesë”, në të cilën virusi strehohet kur është nën sulm.

Një fortesë që nuk ekziston tek gratë, pasi vezoret ndryshe nga testikujt nuk kanë proteinën ACE2, receptorin me te cilin lidhet covid-19 për të pushtuar qelizat njerëzore.

Hulumtimi u krye nga katër studiues, profesori i biologjisë molekulare Amit Verma, profesori i biologjisë Ulrich Steidl, onkologu Aditi Shastri dhe nëna e tij, Jayanthi Shastri, mikrobiologe në Indi.

Të katër botuan esenë e tyre në MedRxiv, një sit në të cilin shkencëtarët kanë shkëmbyer informacione dhe të dhëna për koronavirusin javët e fundit, megjithëse ato nuk janë kontrolluar nga burime autonome.

“Studimet e kryera në të gjithë botën – shkruajne ata, – kanë treguar në mënyrë të përsëritur një incidencë më të lartë dhe një shkalle me te rende te semundjes tek burrat sesa tek gratë”.

Dijetarët shpjegojnë se ata kanë vërejtur se si burrave u duhen më shumë kohë për të “hequr qafe virusin”, dhe se kjo mund të shpjegojë “shkallen me te rende te semundjes tek ata”.

Eshtë konfirmuar se si në Kinë, në Korenë e Jugut dhe në Itali, në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe në Shtetet e Bashkuara, se burrat përfaqësojnë një numër më të madh të vdekjeve. Në New York ka pasur po ashtu te njejtin trend, vdekjet e meshkujve janë 68 përqind dhe vdekjet e grave janë 32 përqind.

Ekzistonte teoria që kjo ndodh pasi burrat janë më shpesh duhanpirës dhe kanë presion më të lartë të gjakut, ose se sistemi imunitar femëror reagon menjëherë me forcë më të madhe se ai mashkullpr.

Shpjegimi i katër studiuesve amerikanë dhe indianë, tregon përsëri me prova të shumta se virusi hyn në trupin e burrave, edhe përmes testikujve, ku do të mbetej më i mbrojtur nga reagimi i sistemit imunitar. Dhe falë kësaj “fortesë”, covid-19 do të jetë në gjendje të rezistojë më gjatë tek burrat, duke vrarë më shumë ata sesa gratë.

Sigurisht që kërkimi duhet të jetë subjekt i kontrolleve dhe verifikimeve shkencore te tjera. Por ne mbeshtetje te kesaj teorie kane dale edhe te tjere, si Profesori Kathryn Sandberg nga Universiteti Georgetown një specialist në ndryshimin e reagimeve imune midis burrave dhe grave.

Profesori i tha Washington Post se ai besonte se “testikujt mund të luanin një rol”, dhe rekomandoi që të gjitha spitalet të përpiqen të mbajnë të dhëna shumë më të sakta për reagimet e ndryshme midis grave dhe burrave, sepse “vetëm atëherë mund të të kuptojnë mekanizmat që përdor virusi për të sulmuar trupin e njeriut ”.

Nëse teoria do të konfirmohej nga studime të mëtejshme, një faktor tjetër shqetësues do të pasonte, domethënë që covid-19 transmetohet edhe seksualisht: “Duhet të merret në konsideratë që virusi mund të sekretohet në lëngun seminal”, paralajmëron profesor Aditi Shastri.