Ballina Ravijëzime Mitingjet, lufta, gjenocidi serb dhe Kosova – Nga Skënder MULLIQI

Mitingjet, lufta, gjenocidi serb dhe Kosova – Nga Skënder MULLIQI

 

Sikur virusi të ishte paraqitur në vitet e 90-ta , të shekullit të kaluar, kur filluan mitingjet e Millosheviqit kunder Kosovës.

Sikur të kishim pasur virus në Gazimestan kur krimineli i luftës lëshojë zëra për shfarosjën e shqiptarëve

Mitingjet e Sheshelit… ishin grishje i një lufte të tmershme që do të ndodhte më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.

Lufta?

Nuk do të ndodhte ndoshta po  aty të ishte koronavirusi.

Eh, korona na u paraqitë në kohën kur në shumë shtete në vend të demokracisë, na është instaluar fashizmi?!

Kosova .

Gjithëqka në shtetin e sapo lindur është e vonuar.

…Shumë probleme u grumbulluan , e na çrregulluan jetën

Kësaj i para prinë dhe i ndihmuan njerëzit e politikës

….Nuk e lanë këtë popull kurrë të rehatohet.

 

Lufta na solli shumë viktima të pafajshme të gjenocidit serbomadh

Lufta la tokën e djegur mbrapa nga serbët më kod gjenetikë të prishur.

Serbia e filloj luftën për qëllime të spastrimeve etnike.Bëri vrasje në menyrë sistematike dhe masive mbi civilë , e kësaj nuk i thonë asgjë tjetër, veq GJENOCID.Të gjitha këto serbët u përpoqën ti minimizojnë , për ti ikur përgjegjësisë së gjenocidit.Bota demokratike u tregua e padrejtë , që e amnistoi Serbinë për krimet monstrume njerëzore. TPI-ja shumë pak kriminelë serbë vuri para bankës së drejtësisë.Shumë kriminelë të luftës sot janë të lirë. Nuk mori vendimin e arsyeshem që Serbia të dënohet për gjenocid, dhe ti paguan dëmet e luftës për 50 vitet e ardhshme, siq i pagoi krimet ,Gjermania naciste.Masakrat e tmershme ne Bosnje, dhe masakrat ne çdo cep të Kosovës, janë dëshmia më e mirë, së Serbia kreu gjenocid. Liderët botërër nuk e ngritën zërin e arsyes sa duhet, që të ruhet njerëzimi dhe civilizimi, si postulatët më të larta të te drejtave elementare njerëzore, të siguruara më konventa të ndryshme ndërkombëtare. Gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme duhet të njxerrin mësime nga krimet dhe gjenocidi, për paqën në botë , të gatshem që të dënojnë dhe ti ndalojnë krimet dhe gjenocidet mbi bazat fetare , raciste ,ideologjike e etnike .

Kosova pat fatin e keq që politika ra në duar të pushteteve që vepruan më metoda  korruptive, e të cilat po i gëzojnë të gjitha privilgjet e mundshme.Liderët partiakë me decenie po bëjnë tregëti politike.

Këtyre të pa dobishmive , kurrupcioni ju ka mbetur arma e vetme. Atdheun e kan mbrojtur gjithmonë  njerëzit e vullnetshem. Nuk e di a i ka mbetur këtij populli fuqi për ti ringritur vlerat morale ?Kush do të thoshte që ky popull , që për lirinë e vet , investoi shumë , do të katandisët në këtë gjendje politike dhe ekonomike?Vëtem njerëzit e pastër dhe të ndërshem mund të bëjnë kthesa pozitive në Kosovë.Tipat si Baton Haxhiu , të cilët kërkojnë amnistimet e krimeve te gjenocidit serb, pse ate apo edhe dikend tjetër nuk e kan prekur, janë pazar pa hanxhin. Ka kjo tokë ende njerëz të cilët i dalin Zot atdheut .Kosova nuk është vu në ankand public, siq po mendon ky mediokerr. Ku e merr  të drejtën dhe guximin BatonHaxhiu të flasë në emer të Kosovës ,dhe në emrin e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit,grave të dhunuara, por edhe të atyre të gjallëve që luftuan për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës!