Ballina Histori Burg në kohën e Zogut – Nga Kastriot DERVISHI – historian

Burg në kohën e Zogut – Nga Kastriot DERVISHI – historian

 

Personi ulur në mes të fotos është Kadri Cakrani. Për disa kohë ishte kundërshtar politik i Ahmet Zogut. Për këtë arsye u burgos disa muaj në burgun e Shkodrës. Është i veshur mirë. Këpucët e modës së fundit i ka porositur nga Austria. I kollarisur, i veshur mirë dhe i shëndetshëm. Ka thirrur Marubin këtu për t’i bërë një foto më 5 mars 1936 me administratën e burgut (fotografia ruhet nga familja). Sikur fotoja të mos kishte shënimin se është bërë në burg, do krijohej perceptimi se Kadriu ishte drejtori i burgut. Ky pra ishte burgu i kohës së Zogut.