Ballina Rajoni Dik Marti, një racist i shfrenuar antishqiptar – Nga ambasador, dr. Islam...

Dik Marti, një racist i shfrenuar antishqiptar – Nga ambasador, dr. Islam LAUKA

 

E njoh Dik Martin dhe raportin e tij “Trajtimi mizor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore”, në të cilin krimit i jepet kombësi dhe pasaportë shqiptare, shoqëria jonë paraqitet si mesjetare, e bazuar vetëm në kanun dhe ku hidhet baltë mbi formacionin tonё ushtarak mё tё suksesshёm, UҪK-në, duke e kriminalizuar atë si organizatë.
Këto nuk janë gjё tjetёr, veҫ teza të njohura të propagandës së egër të Beogradit dhe të Moskës, kundër shqiptarëve në përgjithësi, kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në veҫanti. Megjithatw, Shkelzen Gashi deklaroi se ai nuk ёshtё antishqiptar.
Ҫfarë duhet të bëjë tjetër, një shërbëtor i Rusisë dhe i Serbisë, siҫ është Dik Marti, që z. Gashi ta konsiderojë atё si antishqiptar?