Ballina Histori FAKTE QË DUHEN NJOFTË MBI BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE GJATË PUSHTIMIT NË...

FAKTE QË DUHEN NJOFTË MBI BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE GJATË PUSHTIMIT NË LUFTËN E DYTË BOTNORE – Nga ILIR SECI -Amerikë

 

Na qillon sa here qe ne medie ose rrjete sociale, ne ndeje shoqnore apo diskutime me miq, me u permende bashkimi i trojeve shqiptare gjate Luftes se Dyte Botnore, ne kohen e pushtimit -fashisto-nazist te trojeve shqiptare ne vitet 1939-1944. Diskutante te ndryshem thone – “Eh, atehere u bashkuen trojet tona!” – dhe e pershkruejne kete faze si nji periudhe kur u mundesue aspirata jone kombetare e bashkimit te trojeve shqiptare ndare mes fqinjeve tane ne vitet e fundme te degradimit te Perandorise Osmane, deri me 1913 kur kjo perandori u shemb krejtesisht. Pamvaresisht se sa stilizohet kjo faze si faze e “Bashkimit te Trojeve Shqiptare” e verteta asht se kjo ne fakt nuk qendron. As Italia fashiste dhe as Gjermania naziste nuk e kishin kund ne plan permbushjen e aspirates kombetare shqiptare, ata ishin thjeshte pushtues…okupatore. Italia fashiste e cila kishte pase gjithehere synime ne trojet shqiptare e kishte studiuar mire terrenin ballkanik dhe vetekuptohet qe me propaganden e saj do perkedhelte andrren shqiptare te bashkimit, por kete bashkim do e bante nen çizmen e ushtareve fashiste. Italise fashiste i duheshin perkrahes dhe per kete arsye i kerkoi ata ne mesin e te paknaqunve nga Serbia, ma se pari te shqiptaret dhe kroatet. Siç shkruen konti Çiano ne vitin 1939 :
-“Kosovarët (janë) 850,000 shqiptarë, të fortë nga trupi, të vendosun në shpirt dhe të entuziazmuem nga ideja e nji Unioni me Memedheun. Me sa duket, serbët janë të tmerruem prej tyne. Sot dikush duhet…me i ba kloroform Jugosllavët. Por ma vonë duhet me u zbatue nji politikë me interes të thellë në Kosovë. Kjo do të ndihmojë me mbajtë gjallë në Ballkan nji problem irredentist i cili kishte me e polarizue vëmendjen e vetë shqiptarëve dhe kjo kishte me qenë thikë në shpinë të Jugosllavisë.”
– Galeazzo Çiano, 1939
– “The Kosovars (are) 850,000 Albanians, strong of body, firm in spirit, and enthusiastic about the idea of a Union with their Homeland. Apparently, the Serbians are terrified of them. Today one must…chloroform the Yugoslavians. But later on one must adopt a politics of deep interest in Kosovo. This will help to keep alive in the Balkans an irredentist problem which will polarize the attention of the Albanians themselves and be a knife at the back of Yugoslavia.”
– Galeazzo Ciano, 1939
(Danilo Zolo. “Invoking humanity: war, law, and global order.” London, England, UK; New York, New York, USA: Continuum International Publishing Group, 2002. Faqja 24.)
Thjesht Italia fashiste kerkonte perkrahes dhe me ane te propagandes ua perkedhelte andrren nacionalisteve ballkanas, atyne kroate, shqiptare ose bullgare qe ishin nda te paknaqun nga rezultatet e Luftes se Pare Botnore, me shpresen qe me i ba per veti ne synimet e se ardhmes. Por gjithnji nen kontrollin e Italise se Musolinit…Italia mbasi pushtoi Shqipnine me 7 prill 1939 ia dole me i vndue drynin fashist kanalit te Otrantos duke e kontrollue krejt Adriatikun. Nga Shqipnia e pushtueme qe u aneksua dhe u quejt “protektorat”, Italia mbante shikimin nga Mbretnia Jugosllave te cilen e kishte ne planet e veta pushtuese. Por Italia fashiste e dinte qe nuk kishte forcen e duhun me i shpalle lufte Jugosllavise. Ne vend te Jugosllavise, sa vendosi mire kambet ne Shqipni mbas 7 Prillit 1939, Italia Fashiste me 28 Tetor 1940, i shpalli lufte Mbretnise se Greqise, lufte qe e shpalli nga territori i Shqipnise se pushtueme prej nga edhe e sulmoi Mbretërinë e Greqisë, dhe prej asaj dite e deri me sot shteti i Greqise e mban aktiv “Ligjin e Luftes me Shqipnine”, nji atavizem qesharak sepse kur Italia fashiste e sulmoi Greqine nga territori shqiptar, ishte ne fakt pushtuese dhe shqiptaret ishin te defaktorizuem totalisht…po kjo asht tjeter teme.
LUFTA GREKO-ITALIANE 1940-1941
Po si vijne nazistet gjermane ne skenen Ballkanike ne kete kohe?
Pushtimi italian në Greqi zgjati nga 28 tetor 1940 deri më 30 prill, forcat italiane kur sulmuen Greqinë shenuen disa fitore fillestare. Italia kete sulm u përpoq me e legjitimue kete sulm si sulm per me marre trojet shqiptare ne Çameri, tue shpresue se ashtu fitonte mbështetjen e popullit shqiptar. Per me e ba ma te lehte sundimin mbi Shqipninë, propagandonte se e mbështeste nacionalizmin shqiptar, në Kosovë me popullsi kryesisht shqiptare në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe ne Çameri shqiptare në Greqi. Pavarësisht përpjekjeve të mekembësit italian, Francesco Jacomoni, për me nxitë kryengritje dhe për me krijue nji kolonë të pestë, ngjarjet dëshmuen se kishte pak entuziazëm ne kete drejtim edhe midis vetë shqiptarëve, siç shkruejne vete kronikat italiane te kohes, gjate fushates per pushtimin e Greqisë, shumica e shqiptarëve qe ishin ne rradhet e ushtrise se perbashket, dezertuen…nji fakt me randesi historike ky qe provon se sa i pa baze asht ligji grek i luftes qe ende mbahet edhe sot nga ana e tyne…
Mirepo sulmit fashist grekët iu kundërpërgjigjen dhe italianët u zmbrapsën, bile u dëbuen përsëri mbreda në kufijtë e Shqipnisë. Italianët pjesën ma të madhe të dimnit e kaluen duke planifikue nji kalim ne kunderofensive, por kundersulmi që u nis me shumë pompozitet nga Musolini, shumë shpejt rezultoi me zmbrapsjen poshtnuese të Ushtrise Fashiste Italiane që u shterngue të kthehej me disfatë në territorin e Shqipnisë. Ushtria greke jo vetem i zmbrapsi italianet por arriti me hy ne territorin shqiptar dhe kreu masakra ne popullsine e pafajshme qe gjindej mes dy pushtuesve. Pikerisht ne kete moment vijne ne skenen ballkanike nazistet gjermane…
Duke e pa disfaten poshtnuese të Ushtrise Fashiste Italiane, diktatori gjerman Adolf Hitler, e pa te nevojshme me shkue në ndihmë të aleatit të tij, diktatorit italian Benito Mussolini. Hitleri e bani këtë gja jo vetëm për me rikthye prestigjin e damtuem të Boshtit Berlin-Romë-Tokio, por edhe për me parandalue Britaninë e Madhe që mos te kishte mundesi me bombardue fushat e naftës ne Ploiești te Rumanise, prej nga furnizohej me naftë makina luftarake e Gjermanisë Naziste, asokohe nga kjo fushe nafte sigurohej sasia ma madhe e naftës së Wehrmacht-it…Britaniket ishin duke mbajte shenime mbi disfaten italiane dhe per mos me u lane atyne kohe per ndonje iluzion sulmi ne Ballkan, Hitleri ndermorri “Fushaten Ballkanike”, (Balkanfeldzug).
Per me parandalue bombardimet e mundshme Britanike, Nazisteve u duhej me pase ne kontroll krejt Ballkanin, keshtu qe nga kjo shtyse nisi edhe fushata naziste ne gadishullin tone. Deri atehere Gjermania Naziste nuk ishte perzie shume me prani ushtarake ne Ballkan. Kryesisht kishte zgjedhe diplomacine si mjet negocimi ne gadishullin tone…Në vitin 1940 dhe në fillim të vitit 1941, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria u pajtuen me aderimin në Paktin Tripalësh dhe kështu u bashkuen me Boshtin, (Aksin Gjermani-Itali-Japoni). Mbas ketij aderimi ballkanas Hitleri atëherë i bani presion Mbretnisë Jugosllave për me u bashkue me Boshtin. Regjenti ne fuqi i Mbretnise Jugosllave, Princi Pavle, (Pavle Karađorđević), iu nenshtrue këtij presioni dhe shpalli aderimin e Mbretnise Jugosllave në Bosht me 25 mars të vjetës 1941.
Mirepo ky veprim nuk u aprovue nga drejtuesit ushtarakë serbë dhe trupat e ushtrisë me shumicë serbe, nuk u aprovue edhe nga disa shtresa tjera të shoqnise serbe, siç ishin liberalët dhe komunistët. Të indinjuem oficerët ushtarakë, (kryesisht serbë), kryen nji grusht shteti më 27 mars 1941 dhe e detyruen Regentin që të dorëhiqej, dhe në fron vnduen Mbreti Pjetri II, i cili u quejt i aftë per këtë detyrë edhe pse ishte vetëm 17 vjeç.
Me te marre lajmin e grusht-shtetit në Jugosllavi, Hitleri i xhindosun thirri këshilltarët e vet ushtarakë në Berlin me 27 Mars. Në të njajtën ditë me grushtin e shtetit ai nxori “Direktivën Führer 25” (Führerbefehle), si quheshin direktivat qe jepeshin nga ai vete, ku bahej thirrje që Jugosllavia të trajtohej si nji shtet armiqësor. Sipas historianeve Hitleri e mori si fyerje personale grushtin e shtetit ne Mbretnine Jugosllave dhe u zemërue aq shumë sa që ai ishte i vendosun me e shkaterrue kete mbretni. Kronikanet permendin fjalët e tij, – “Të shkatërronte Jugosllavinë ushtarakisht edhe si shtet”, (Jugoslawien militärisch und als Staatsgebilde zu zerschlagen), dhe ky shkaterrim te kryhej “Me nji ashpërsi të pameshirshme ” dhe “Pa u dhanë kohe deklaratave të mundshme të besnikërisë nga ana e qeverisë së re”. Pra nji Hitler i xhindosun vendosi copetimin e Jugosllavise…
SULMI MBI JUGOSLLAVINE NE PRILL 1941
Pushtimi i Jugosllavisë, i njoftun ne histori si “Operacioni 25”, filloi më 6 prill 1941 dhe nisi me nji sulmin dërrmues ajror mbi Beograd dhe mbi objektet e Forcave Ajrore Mbretërore Jugosllave (VVKJ), sulm qe u krye nga “Luftwaffe” (Forca Ajrore Gjermane), ne akord me sulmet nga forcat tokësore gjermane nga Bullgaria Jugperëndimore. Këto sulme u pasuen nga mesymjet gjermane nga Rumania, Hungaria dhe Ostmark,(si quhej Austria atehere nga nazistet). Fillimisht forcat italiane paten pjesmarrje të kufizueme me sulme ajrore dhe artilerie deri më 11 prill, kur ushtria italiane sulmoi Ljubljanen, (në Slloveninë e sotme), si dhe kreu sulme pergjate Istrias dhe Likas në bregdetitin Dalmat, pa hase rezistence. Në të njajtën ditë, forcat hungareze hynë në Bačka Jugosllave dhe Baranya, por njajte si italianët edhe ata nuk ndeshën kund ne rezistencë. Nji sulm jugosllav në pjesët veriore të “protektoratit italian” në Shqipninë e Veriut ishte i pasuksesshëm për shkak të ranies së pjesës tjetër të forcave jugosllave. Pushtimi përfundoi kur u nënshkrue nji armëpushim më 17 prill 1941, bazue në dorëzimin e pakushtëzuem të Ushtrisë Jugosllave, vendim qe hyni në fuqi ne mesditën e 18 prillit. Fuqitë e Boshtit, (Gjermania naziste, Italia Fashiste dhe Hungaria), mbasi e pushtuen, e copetuen Mbretninë e Jugosllavisë. Tue bashkue Bosnje dhe Hercegovinën me disa pjesë të Kroacisë, si dhe Sirmian, u shfaq “Shteti i Pavarur i Kroacisë” (Nezavisna Država Hrvatska, NDH), i krijuem nga Gjermania dhe Italia. Në disa nga territoret e mbetuna prej Mbretnisë së mëparshme të Serbisë dhe ne Banati, (Territori i pushtuem nga Komanda Ushtarake Gjermane në Serbi), u caktue nji qeveri kukull, “Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar” e udhëhequn nga Milan Nedić. Mali i Zi mbet nën pushtimin italian, dhe Bullgaria u lejue qe të aneksonte zonat lindore të Jugosllavisë, përfshirë pjesën më të madhe të asaj qe sot njihet shteti i Maqedonisë Veriore. Kesisoji Jugosllavia u pushtue dhe u nda nga fuqitë e Boshtit. Me te nenshtrue Jugosllavine nazistet vazhduen me pushtimin e mbetun ne tentative të Greqisë, vazhduen aty ku kishte deshtue Italia qysh nga 28 tetori 1940, me ate qe njihet si “Operacioni Marita” si dhe me pushtimin e Kretës, “Operacioni Merkur”, perfundon me sukses “Fushata gjermane e Ballkanit”, (Balkanfeldzug).
HARTA E RAJONIT MBAS PUSHTIMIT TE JUGOSLLAVISE
Mbas kesaj shperbamje te Mbretnise Jugosllave, territoret shqiptare te “Kosove -Metohise” si quhej asokohe iu dhane Italise si “protektorat”, praktikisht u pushten nga fashistet Italiane. Kurse pjesa veriore e Kosoves, Mitrovica me rrethina mbeten nen kontrollin gjerman, (nga pikepamja juridike faktikisht mbeten territor nen Serbi), pikerisht Veriu ku gjindej miniera e Trepçes…Prove kjo e kjarte se nazistet kishin planet e veta dhe nuk e kishin kund ne plan realizmin e “Shqipnise Etnike”… Nji tjeter prove se nazistet nuk e kishin plan kete gja asht fati i Çamerise mbas pushtimit gjerman te Greqise, nazistet nuk i bashkuen me Shqipnine tokat shqiptare ne Greqi…kete gja nuk e bane pse donin me ruejte intregritetin territorial grek sepse nga ana tjeter nazistet e lejuen Bullgarine me marre territore ne “Maqedonine greke”. Territoret shqiptare ne Mal te Zi iu dhane nen protektorat Italise qe kishte kunoren mbi Shqipni por iu dhane me status autonomy, territoret shqiptare ne Maqedoni u bashkuen me Shqipnine por edhe ato rane nen pushtimin fashist.
“MBRETNIA SHQIPTARE ME 1941”
Pra, praktikisht e ashtequejtuna “Realizim i Bashkimit Kombetar” ishte thjesht pushtim fashist i territoreve shqiptare ne ballkan, pa Çamerine. Se cili do kishte qene fati i trojeve shqiptare sikur Lufta e Dyte te kishte pase tjeter rezultat, kjo mbetet vetem me u hamendesue por nji gja dihet, konti Çiano si i ngarkuem i Musolinit per Shqipnine kishte plane per me sjelle miliona kolone italiane ne tokat shqiptare, gja e cila do sillte italianizmin e trojeve shqiptare qe asokohe te gjitha bashke Shqipni, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni nuk baheshin 2 milione banore…Nji kolonizim gradual fashist do ta ndryshonte strukturen krejt demografike, dhe ky ishte plani fashist qe nga fillimi, ata nuk ishin ardhe per te miren tone por per te tyren. Normalisht qe ky nderrim pushtuesish perkohesisht perbante lajm te mire per shqiptaret ne Mal te Zi, Kosove dhe Maqedoni, sepse u nderpre represioni serb dhe vala e sllavizimit, por e ardhmja nuk ishte se premtonte shume, thjesht shqiptaret kishin nderrue zgjedhe, kishin kalue nga sundimi i nji pushtuesi, nen sundimin e nji tjetri. A pati gjana te mira ky nderrim? Po, pati, Ministria e Arsimit e drejtueme nga Ernest Koliqi dergoi mijera mesues shqiptare ne Kosove, Iliride e Mal te Zi me hape shkolla shqipe qe ishin ndalue nga Mbretnia Jugosllave. Kjo pati te miren e madhe sepse me 1945 kur erdhen ne fuqi komunistet e Titos u detyruen me pranue ato shkolla qe ishin hape, fashistet iken por shkollat shqipe mbeten. Po ashtu qeveria kukull e Tiranes se pushtueme e perbame nga shqiptare arriti me shpetue jeten e mijera hebrenjve qe gjindeshin ne territoret ku jetonin shqiptaret. Hebrenje qe banonin ne trojet shqiptare ose ata qe erdhen gjate perndjekjes naziste, u pajisen me pashaporta shqiptare nga ministrat e qeverise dhe munden te fshihen ose u te largohen per ne territoret e Aleateve. Asht fakt historik kjo, dhe fale kesaj qeverie na mundemi me thane se ne Shqipni nuk u dorezue asnje hebre gjate Luftes se Dyte.
Faza e mbrame e Luftes se Dyte mbas kapitullimit fashist te shtatorit 1943 solli ne trojet tona nazistet gjermane. Ne kete faze historike thuhet nga disa se “Gjermanet e njoften mvetesine e Shqipnise”, gja e cila asht pjeserisht e vertete. Gjermanet kur erdhen ne Shqipni me 1943 nuk ishin ma gjermanet e vitit 1941 kur moren Jugosllavine dhe Greqine per dy jave, mbas vitesh luftime ata ishin te zane ne shume fronte, duert e zana me Bashkimin Sovjetik ne nji ane dhe Anglo-Amerikanet ne anen tjeter, dhe vetekuptohet se nuk u interesonte nji tjeter front ne Shqipni ku ata kishin hy per me parandalue nji zbarkim te mundshem Britanik siç shkruen edhe diplomati nazist i ngarkuem nga Rajhu per Shqipni, Hermann Neubacher, ne “Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten” (Göttingen 1956), ku shkruen se ne perpjekje diplomatike me Mehdi bej Frasherin, ma ne fund dakortesohen per “Sovranitet Relativ”…Pra nazistet gjermane i bane keto leshime ne per mujte me hjeke nji barre nga shpina e tyne tashma e randume ne te kater anet…Edhe shqiptaret qe qeverisen asokohe nen protektoratin gjerman siç e thote edhe vete diplomati nazist Hermann Neubacher, “duke e nuhate se Lufta kishte marre ne anen e aleateve po banin ç’ishte e mujtun me ruejte territoret shqiptare qe u bashkuen nga konjukturat e asaj kohe”…Per kete arsye Xhaferr Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Lukë Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, mblidhen ne Bujan te Malesise se Gjakoves mbas kapitullimit te Italise fashiste dhe mbajnë kuvend për me e shqyrtue situatën e krijueme mbas kapitullimit të Italisë dhe nevojën e ngutshme të ngritjes së nji ndërlidhjeje dhe marrëveshjeje midis krahinave të ndryshme të ish-Jugosllavisë ne kushtet e reja te krijueme…Per kete qellim ata e thirren dhe e organizuen edhe Lidhjen e Dyte te Prizrenit qe u mbajt ne Prizren nga data 16 deri më 20 shtator 1943, me idene se “Italia fashiste kapitulloi e shkoi, Gjermania po shihet qe po e humbet luften, ndaj mbetet detyre per ne me mbrojte trojet shqiptare.”…
Fatkeqesisht edhe kjo nisme nacionaliste e dale nga Bujani fisnik i Mic Sokolit, deshtoi siç deshtoi edhe nisma e forcave partizane qe per te njajtimn qellim u pat mbajte po ne Bujan te Malesise se Gjakoves po ato kohe -“Konferencen e Bujanit”, konference qe u tradhetue nga Enver Hoxha… Keto jane fakte qe duhen njofte edhe konsiderue per me mujte me krijue nji gjykim objektiv e te bazuem ne fakte mbi Luften e Dyte Botnore ne trojet tona dhe mos me ra ne pozita naiviste folklorike se “gjermanet na kane krye bashkimin kombetar”…Gjermania naziste ishte shtet diktatorial totalitar, qe vrau e preu ma se pari gjermanet qe mendonin ndryshe, e mbasandej mbare Europen me Hebrenj, Polake, Franceze, Britanike, Italiane, Sovjetike, e tjere. Ne rast se Lufta e Dyte perfundonte ndryshe, nji fat i tille, fati i nji shteti diktatorial-totalitar fashist i priste edhe shqiptaret ne te 13 Provincat qe mundi te krijonte Italia e Musolinit, shto ketu edhe nji strukture demografike te ndryshueme thellesisht me prumjen e koloneve italiane siç kishte planifikue konti Çiano…
Referenca :
Owen Pearson. Albania in the twentieth century: a history, Volume 3. London, England, UK; New York, New York, USA: I.B. Taurus Publishers, 2004.
Hermann Neubacher, ne “Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten” (Göttingen 1956)
Keegan, John; Churchill, Winston (1986). The Second World War (Six Volume Boxed Set). Boston: Mariner Books.
Angelo Piero Sereni, “The Legal Status of Albania”, The American Political Science Review 35 2 (1941):
Thomas, Nigel; Mikulan, Krunoslav (1995). Axis Forces in Yugoslavia 1941–45. New York: Osprey Publishing. ISBN 1-85532-473-3.
Tahir Zajmi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964
Schreiber, Gerhard (2006). “Germany, Italy, and South-east Europe: From Political and Economic Hegemony to Military Aggression”. Germany and the Second World War, Volume III: The Mediterranean, South-East Europe, and North Africa, 1939–1941. Oxford: Oxford University Press
Chant, Christopher (1986). The Encyclopedia of Codenames of World War II. Routledge.
Zolo, Danilo. Invoking humanity: war, law, and global order. London, UK/New York, NY: Continuum International Publishing Group (2002)
Fischer, Bernd Jürgen (1999), Albania at War, 1939–1945, C. Hurst & Co. Publishers