Ballina Kulturë Pranverë në karantinë….. – Nga Elona Jolla

Pranverë në karantinë….. – Nga Elona Jolla

 

NDJENJA

Dashurinë për ty e ngrita
në shtatë qiej, larg –
balonë me erën lart.
Ti dashuri gjithmonë në ajër të më mbash,
nuk dua askush
nga ty të më ndajë.

Mëngjeseve të ftohtë ti më ngroh,
i mbyll sytë, të thelloj
e brenda vetes sytë e tu i shoh,
fëmijë ndihem e buzëqesh.

Natëve të vona të kërkoj
çdo fjalë me ty ta flas ,
të të shfletoj çdo mendim,
të të lexoj, të të dëgjoj…

S’ka tingull më të bukur se zëri yt,
besomë të paktën vetëm një herë…
ndjenja nuk lidhet,
as ta mbyllash brenda vetes s’ka vlerë…

 

TE Dua

Te dua deri ne qoshet e largeta te mendjes….
Ku perpeliten mendimet e mija.
Dhe drita…..
Ndricon friken e dhimbshme per te humbur ty.
Te dua qe kurre mos me thuash nuk mjafton.
Mbylla syte , e mendja perkushtohet tek ty.
Kur puthja e dehur si kupat e krisura, dehen me dashuri

 

Pranvere ne karantin…..

Si asnjehere kjo pranvere ne qytetin tim.
Pemet po lulezojne ne heshtje…
Lulet po celin per cdo dite ..
dielli po ngrohe rruget bosh ,e jo njerzine.

Oh qyteti im qe nuk gumezhine.
Nuk po i degjoj me femijet ne parqe .
As te rinjte te shetisin ne lumin qe rrjedhe, brenda qyteti te kthyher ne zi.

Degjohen vetem kembana,
sirenat po ulerijne….dikush nuk po merr me fryme..tik takun ia ndaloj … arkemorti i shoqeron.
As nje lamtumire nuk po i thone.

Si kjo pranvere kurre mos ardhte!?
Me thote nje zoteri me syte e ulur,
-Singorina qe fytyra juaj plot drite?
A do t’ja dalim….

Buzeqesha me cudin e dhimbjes!
E ju pergjigja ciltersisht,
– Po zoteri….do t’ja dalim ? Nuk ka dhimbje qe nuk lidhet…
Nuk ka erresire qe nuk ka drite…