Pas votimit “ për” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës të adminnistruar nga z. Kurti, sipas nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria në fjalë quhet:
– në shqip :“ … Qeveri në dorëheqje..”,
– në anglisht :”… The Government is considered dismised…”
– në sërbisht : “…Vlada u ostavci…”!
Fjala “ …në dorëheqje…”, “ …is dismised..” , “..u ostavci..”, në asnjërën gjuhë të sipërthënë, nuk përkon me institutin juridik të votimit për të mocionit të mosbesimit të qeverisë ,nga se, në rast të tillë, ekzekutivi , paraprakisht nuk ofron dorëheqje , e cila, do të ishte miratuar nga Kuvendi.
Ndaj, fjala “ në dorëheqje “ do të duhej të riformulohej :“ në detyrë” përkatësisht “ Qeveri në detyrë”.
Sipas dispozitës së nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, mund të shpërndahet në katër raste, në tri raste obligativisht e në një fakultativisht:
– Në rastin e parë ,Kuvendi ,Ius Imperativum , shpërndahet nëse brënda 60 ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Kosovës nuk mund të formohej Qeveria,
– Në rastin e dytë, nëse për shpërndarje të Kuvendit do të votonte sëpakut 2- 3 e të gjithë deputetëve ,
– Në rastin e tretë, nëse brënda afatit prej gjashtëdhjetë ditësh, nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes , nuk do të zgjedhej Presidenti i Republikës së Kosovës si dhe,
– në rastin e katërt, qe i referohet situatës politike aktuale, Kuvendi , Ius Dispositivum, do të m u n d të shpërndahej nga Presidenti i Kosovës pas votimit të sukseshëm të Qeverisë!
Sëandejmi, përderisa në tri rastet e sipërthëna , të përcaktuara me dispozitën e nenit 82 par. 1 alinesë 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ,do të shpërndahej Ius Imperativum , në rastin e katërtë të përcaktuar me dispozitën e nenit 82 paragrafin 2 të Kushteutës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ,Ius Dispositivum, Kuvendi do të mund të shpërndahej por edhe do të mund të mos shpërndahej , varësisht nga vlerësimi diskrecional i Presidentit të Kosovës.
Sikundër të përcaktohej për shpërbërjen e Kuvendit , Presidenti Ipso Iure, do t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.
E drejta diskrecionale e tillë , implicite , i është dhënë Presidentit për të aplikuar shpërndarjen e Kuvendit ,varësisht nga
– rrethanat socio- ekonomike, politike , shëndetësore , klimatike ( vjeshta e vonë, dimri, pranvera e hershme) ,
– afati i shkurtër për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme dhe të rregullta ( bj. fj., brënda gjashtë muajve nga kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithsme të parakohshme do të duhej mbajtur zgjedhjet e përgjithsme të rregullta) si dhe nga
– faktorë të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit përkatësisht të qytetarëve.
Mbase, referuar gjendjes shëndetërore të jashtëzakonshme të pandemisë globale , në të cilat ndodhet vendi ynë, Presidenti i Kosovës ka optuar për të mos e shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Dispozita në fjalë ,nuk e përmend dot statusin as mandatin e Qeverisë në Dorëheqje, për ç’shkak, Contradictio In Adiectio, Qeveria në Dorëheqje , përderisa nuk egziston dispozitë e Kushteutës as eligjore ( madje, kryesisht nga motive korruptive ,nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës , nuk egziston dot Ligji për Qeverinë – sic ) për kufizimin eventual të autorizimeve për shkak të votimit të mocionit për mosbesimin e saj , deri në formimin e Qeverisë sipas rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme , e njëjta do t’i ushtrojë funksionet të stipuluara me dispozitën e nenit 93 dhe 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës!
Aq më parë kur, përkitazi me statusin dhe mandatin e Qeverisë në Dorëheqje për shkak të votimit të sukseshëm të mocionit për mosbesimin e saj , në Kushteutën aktuale të Republikës së Kosovës ,nuk egziston asnjë paragraf as aline me të cilën do të përcaktohej kufizimi i autorizimeve kushtetuese as kërkesa për riformimin e Qeverisë në vijim.
Konkretisht, neni 95 i Kushtetutës, me asnjë paragraf as aline nuk e trajton statusin as poststatusin e Qeverisë në Dorëheqje.
Përkundrazi , dispozita e nenit 95 par. 1,2,3 dhe 4 e Kushtetutës e rregullon procedurën për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të rregullta apo të parakohshme pra jo edhe pas votimit të mocionit të mosbesimit të saj!
Ndërkaq ,dispozita e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës , në të cilën , gabimisht , adresohet Presidenti i Republikës së Koosvës tok me opozitën parlamentare dhe me liderët e subjekteve politike parlamentare , explicite, i referohet procedurës për formimin e Qeverisë në vijim nëse,
– Kryeministri jep dorëheqje, ose kur për arsye të tjera,
– Posti i Kryeministrit mbetët i lirë!
Sikundër dihet dhe shihet dhe, me asgjë nuk mund të kontestohet,
– Kryeministri aktual z. Albin Kurti , nuk ka dhënë ,madje, nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, por, është i përcaktuar për të vepruar e punuar me përkushtim në zbatimin e ligjit dhe të shtetit të së drejtës si dhe,
– Nga asnjë arsye , posti i Kryeministrit nuk ka mbetur i lirë , përkundrazi, është i plotësuar legjitimisht dhe legalisht.
Sëandejmi , në rastin e Qeverisë në Dorëheqje , sipas Kushtetutës, në përgjithësi e ,veçanërisht, sipas dispozitës së nenit 95 të Kushteutës , nuk do të mund të procedoheshin dot konsultime as nuk do të mund të ndërmerrëshin veprime për riformim të Qeverisë, nga se , nuk egziston asnjë bazë kushtetutare as ligjore !
Ndryshe , vendin tonë, në bazë të eksperiencave të deritanishme , sipas të cilave , në vend të interpretimeve juridike – logjike, sistematike, gjuhësore e dogmatike , por , jo rrallë herë ,konform me dofarë mendimesh dhe opinionesh , të cilat ,askund dhe asnjëherë nuk konsiderohen burime juridike, nëse në këtë apo atë mënyrë do të impozicionohej aplikimi i nenit 95 par. 5 të Kushtetutës, sipas tij, atëherë ,
– subjekti politik fitimtar në zgjedhje të përgjithshme përkatësisht Lëvizja Vetëvendosja do ta kishte autorizimin ekskluziv për të propozuar kandidatin për mandatar për formimin e Qeverisë, në një anë dhe,
nga shkaku i egzistimit të vakumit juridik ( Gape in Law) , përkitazi me afatin prekluziv për të propozuar kandidatin për mandatar, nga dita e votimit të sukseshëm të mocionit për mosbesimin e Qeverisë , koincidentalisht , sikundër e drejta diskrecionale e Presidentit nga dispozita e nenit 100 par. 2 të Kushtetutës për të shpërberë apo për të mos e shpërbërë Kuvendin, në këtë rast ,rezulton e drejta diskrecionale e Kryeministrit për ditën e propozimit të kandidatit për mandatar për formim të Qeverisë! Aq më parë kur ,
– vendi ynë ndodhet në rrethana të jashtëzakonshme …to be or nor to be…të pandemisë globale si dhe ,
– afati inegzistent prekluziv nga nenin 95 par. 5 i Kushtetutës , nuk mund të krijohet me konsultime , opinione, mendime as me qendrime politike, por ,vetëm me amendment në atë dispozitë ,të miratuar në procedurë legjislative dhe të promulguar nga Presidenti i Kosovës.
Aktualisht , jo pak persona thirren në Gjykatën Kushtetutëse për të zgjidhë këtë konfuzitet artificial politik !
Gjykata Kushtetutëse, sikundër dihet , nuk është e autorizuar për të krijuar normë juridike ,por, për të interpretuar normën juridike të kontestuar ,ndaj , për hir të postulateve të shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit në aplikim “ Dura Lex Sed Lex” ,me bazë do të mund të pritej qe , sëpakut, këtu e tutje , të veprojë sipas autorizimeve , ashtu që, rastet juridike problematike t’i interpretojë juridikisht sipas metodës dogmatike, gjuhësore, sistematike, logjike, tërësisht apolitikisht veçanërisht jashtë influencimeve të politkave ditore, jo rrallë herë , tejet banale e vullgare.
Përfundime dhe propozime
– Qeveria në Dorëheqje , ndodhet në detyrë dhe është e autorizuar për t’i ushtruar funksionet e veta përderisa, me asnjë dispozitë juridike, nuk i janë kufizuar autorizimet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës, për ç’shkak , mbetët t’i ushtrojë funksionet e veta deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme apo të rregullta,
– Qeveria në Dorëheqje mbetët në funksion të ekzekutivit deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e përgjithshme të parakoshme,
– Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të shpallen pas kalimit të pandemisë globale nga vendi ynë dhe,
– Presidenti i Republikës së Kosovës ,sipas nenit 84 par. 1 al. 8 të Kushtetutës , apo, Qeveria e Kosovës, sipas nenit 93 par. 1 al.9 të Kushtetutës, t’i propozojë apo t’i propozojnë Kuvendit të Republikës së Kosovës amendment në nenin 82 par. 2 të Kushtetutës përkatësisht në nënin 95 par. 5 të Kushtetutës referuar statusit e mandatit të ardhshëm të Qeverisë në Dorëheqje si dhe afatit për propozimin e kandidatit për mandatar pas zgjedhjeve të përgjithshme , votimit të sukseshëm të mocionit për votëbesimin si dhe për mosbesimin e Qeverisë!
Prishtinë, 23 prill 2020