Ballina Sport Pandev i gatshëm të jap gjithë trofetë për të mposhtur Kosovën dhe...

Pandev i gatshëm të jap gjithë trofetë për të mposhtur Kosovën dhe për të dërguar Maqedoninë në EURO 2020

 

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se do të hiqte dorë nga të gjithë titujt e fituar në karrierë, vetëm për të parë vendin e tij të kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Maqedonia gjendet në gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve, dhe fillimisht do të takohet me Kosovën, ndërsa në finale i pret fituesi i sfidës tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës ka pasur të zhvillohet më 26 mars, por është shtyrë shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo është ajo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë. Unë i jap të gjithë troftë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian”, ka deklaruar Pandev për mediet në Maqedoni.

Kujtojmë se Pandev gjatë karrierës së tij ka fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Interin, në kohën e artë të Jose Mourinhos.