Vdekja e tij, pikëlloi shume njerëz, familjar, miq, shokë, të njohur; si dhe të tjerë, që e kanë dashur si njeri, por ndoshta, dhe për rolet e tij në kinemografi.
Por pati edhe nga ata, që folën me urrejtje për të pikërisht ditën e mortit!
Këta të fundit, impaktin më të madh e morën nga një deklaratë e të ndjerit në të gjallë të tij ku qenka shprehur pikërishtë kështu:
“Unë në diktaturë, ia kam kaluar shumë mirë. Sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjetë çdo natë, nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë… Por, sigurisht si gjithë populli shqiptar, kemi pasur probleme të mëdha e të vogla. Ka pasë problem, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura. Nuk e them dot. Sigurisht, ajo diktaturë nuk mund të kthehet më, se diktaturat janë diktatura”.
Kjo ishte, pak a shumë, deklarata e tij, të cilën e gjeta në internet.
Tani unë, të them të drejtën, nuk shikoj ndonjë ububu të hatashme në fjalët e tij, përveçse një ndjesi të pafshehur, të deklaruar haptas me sinqeritet, të një njeriu, që nuk ka asgjë në dorë, përveç një të vërtete mbi veten e tij, të cilën ai e thotë hapur, pa droje.
Sepse Rikardi, vërtet e ka kaluar mirë atë kohë. Dhe jo vetëm Rikardi. Në konteksin e kohës, e kanë pas kaluar mirë të gjithë aktorët. Ishin instrument i propogandës, i shërbenin partisë në pushtet dhe partia i shperblente me rrogat dhe apartamentet, që u jepte falas.
Kush mendon, që asokohe, ata duhet ta mohonin zanatin, rrogën dhe apartamentin ku strehonin familjen, nuk është në rregull nga trutë e kokës.
Ai thjeshte, ka thene nje te vertete: qe personalisht, ka qene mire ne diktature.
Ai thote: KAM QENE MIRE. Nuk thote: KEMI QENE MIRE. Dhe nuk dua te merrem fare me te ne aspektin, ishte apo nuk ishte Tikardi aktor i madh. Kurse mendimin tim per filmat e kohes se diktatures e kam dhene me kohe.
Tani per çfare zemroheni ju?!
Zemroheni pse ka qene mire?!
Nuk i vjen e keqja shoqerise nga keto njerez, qe flasin te verteten kur eshte fjala per te treguar si e kane shkuar ata jeten ne komunizem.
I vjen nga ata, qe nderrojne maske sa here u a do interesi. Nga ata, qe u hoqen te persekutuar edhe pse kurre nuk u persekutuan.
Keta jane hipokritet dhe dallkauket, qe sot kane zaptuar pushtetin e kane shkaterruar mbare gjithe Shqiperine.
Personalisht, unë e konsideroj të padenjë, madje një akt shumë të poshtër, t’i qepesh nga pas me gurë një arkivoli, përderisa i ndjeri aty brenda, nuk i ka bërë keq askujt.
Unë, ububunë e hatashme e shikoj te ata njerëz, që i shërbyen diktaturës me zell të madh në poste të larta drejtuese.
E shikoj te sekretarët e partisë, prokurorët, hetuesit, oficerët e lartë të sigurimit, si dhe shumë të tjerë, që pas nëntëdhjetës, u bënë aktorë, dolën rrugëve me dy gishtat lart, duke thirrur “poshte diktatura dhe Enver Hoxha”, u bënë kryetar partishë dhe morën poste të rëndësishme në shtetin, medemek, demokratik, duke ia bërë prap varrin Shqipërisë.
Po ububunë e kam edhe me popullin, që u mashtrua dhe i zgjodhi e vazhdon prap t’i zgjedhë në ato poste, e që i la tridhjetë vjetë të vidhnin, të majmeshin e t’i bënin krimin më të madh një kombi, që zoti i fali bashin e vendit në brigjet e Adriatikut.
Çfarë i kërkoni Rikardit të ndjerë?! E sidomos, tani që nuk është më?
Ja ku i keni në pushtet kriminelët, të djeshmit dhe të sotmit, që vunë pasuri kolosale pa punuar asnjë ditë e na kthyen në skllevër. Villeni kundër tyre urrejtjen!
Merruni me ta, nëse jeni trima.
Hë, pra! Merruni! Ja ku i keni!
Ramiz Gjini