E prangosën edhe diellin deri në fyt, kur lëvizte vdekja
Britma bajlozësh jehonin me thika të ndryshkura mbi kokë
Klithnin zogjtë në katakombet e qelive të errta e te përjarguar
Mërgimtarët nuk duruan me këtë katrahurë që kutërbon
Dielli i pikëlluar mes prangave hapte sy e veshë
Edhe toka çizmen e huaj me kukamë e mallkoi
Se plaga lindi nga dhimbja e një shekulli të rreptë
Dashuria e zjarrtë kurrë se përmbys vegimin atëror
Drita ishte varur si çengel-fanar në imagjinatën e gjallë
Atdhetarët ia lajnë plagët e tokës me ujë të kuq
Merr guximin e ndrydhur pas një shekulli të gjatë
Po zgjohen nga gjumi shqipet e laraskat lebetiten me turp
Në dëbimin e forcërishëm ecnin shpirtërat plagëvrarë
Korbat e tërbuar pëllitnin si gomari i tërbuar në pleh
Kolona e nëmur flamurin e lirisë e mbante si trastë krahëqafe
U kthyen në tokën e shkrumbuar, e ngrohur me shpirt hyjnor.
-Për Limit.al nga Gjermania, Prill 2020-