Ballina Kulinari Disney ndan recetën e biskotave të famshme

Disney ndan recetën e biskotave të famshme

Biskotat në formë patatesh të skuqura të Disney-t janë me siguri një nga shërbimet më të këndshëm të parkut. Tani, Disney po ndan recetën me të gjithë ne, për shkak të situatës nga Covid-19.

Këtu janë të gjithë përbërësit që ju nevojiten:

2 3/4 filxhan miell

1/2 filxhan plus 1 lugë sheqer pluhur

1/2 filxhan plus një lugë gjelle margarinë me bazë bimore

7 lugë gjelle ujë të ngrohtë

5 lugë zëvëndësues të lëngshëm vezësh

1 lugë gjelle melasa

1/2 filxhan me copa të vogla çokollate

Udhëzimet e Disney-t janë super të thjeshta për t’u ndjekur, gjithashtu:

1. Hidhni miell, sheqer pluhur dhe margarinë me bazë bimore në një mikser elektrik. Zgjidhni shpejtësinë mesatare deri sa të krijohet një masë e butë. (Shënim: Ju mund ta bëni këtë hap pas hapi nëse është e nevojshme.)

2. Në një tas të vogël, përzieni ujin e ngrohtë dhe zëvëndësuesin e lëngshëm të vezëve. Shtoni melasa në mikserin tuaj. Përziejini me shpejtësi mesatare të gjithë përbërësit.

3. Hidhni copat e çokollatës.

4. Hidheni përbërjen e përftuar në një tigan dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.

5. Ndizeni furrën gjatë kohës që pregatisni përbërjen në një temperaturë prej 177 °C.

6. Rreshtoni dy letra pergamenë.

7. Krijoni 32 shirita që janë të gjerë 1 cm dhe të gjatë 10 cm. Vendosni 16 shirita në secilën letër të pergamenës.

Piqeni për 20-22 minuta. Shërbejeni me salcat tuaja të preferuara me bazë çokollatë ose luleshtrydhe.

Nëse brumi juaj është shumë ngjitës, Mouse House sugjeron të shtoni një lugë gjelle sheqer pluhur derisa të ngjasojë me strukturën e brumit tradicional të biskotave.