Ballina Sport Barcelona ndryshon emrin e stadiumit “Camp Nou” për sezonin 2020/21

Barcelona ndryshon emrin e stadiumit “Camp Nou” për sezonin 2020/21

 

Barcelona do të shesë të drejtat e emrit të stadiumit të tyre “Camp Nou” për një vit në përpjekje për të mbledhur fonde për luftën kundër koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi katalanas, të cilët kanë shkruar: “Bordi i drejtorëve ka aprovuar ndryshimin e emrit të stadiumit për sezonin 2020/21 në fondacionin Barça – për të mbledhur fonde për të investuar në gjetjen e projekteve, zhvilluar në Kataloni dhe në pjesën tjetër të botës të përfshirë në luftën kundër Covid-19”.

“Fondacioni Barça, përmes zonës tregtare të kompanisë, do të fillojë kërkimin për një sponsor i cili dëshiron të fitojë të drejtat e emrit të ‘Camp Nou’ për një sezon”.

”Të ardhurat që do të gjenerohen do të krijojnë një fond që do të ndahet pjesërisht për një projekt të koronavirusit të udhëhequr nga vetë sponsorët dhe pjesa tjetër do të ndahet në mesin e projekteve të tjera që po zhvillohen paralelisht”.