Ballina Kulturë Marsi, unë dhe Deti – Nga Drita Lushi

Marsi, unë dhe Deti – Nga Drita Lushi

 

Unë ecja në fustanin e brishtë të pranverës,

E shihja, si zogjtë qeshnin,

Kur marsi dhe deti

ziheshin e grindeshin;

 

Deti kërkonte të më vishte me blu dallgësh

Marsi të më zbukuronte me frymë lulesh e fjalësh;

Ata, me dallgë e lule më donin e më shihnin në sy;

Ndërsa unë qeshja dhe i doja të dy.

————–

-Per Limit.al, pranvere, 2020-

(Ne foto: Poetja Drita Lushi)