Ballina Ravijëzime 5 gjëra që nuk do të jenë më njësoj pasi të mbarojë...

5 gjëra që nuk do të jenë më njësoj pasi të mbarojë Coronavirus

 

Coronavirusi do të ndikojë në humbjen e mijërave personave, por edhe në ndryshimin e mënyrës sonë të jetesës.

Ja disa nga mënyrat se si do të ndryshojë bota pas COVID-19:

Shoqëria

Duket si një epokë më parë tani, por ishite vetëm pesë muaj më parë kur njerëzit po grindeshin nëse Britania e Madhe duhet të largohej nga BE. Shoqëria dukej më e përçarë se kurrë.

Dhe pastaj erdhi kriza më e madhe për të paktën një gjeneratë dhe potencialisht që nga lufta, pasi njerëzit u detyruan të izolohen ose të përballen me rrezikun e vdekjes, sëmundjen e rëndë ose të paktën ngjitjen e saj tek dikush tjetër që mund të sëmuret seriozisht.

Ndërkohë, marrëdhënia jonë me shtetin ka ndryshuar plotësisht, me miliona mbështeten tek qeveria se ajo do të paguajë pagat e tyre, diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Disa besojnë se do të vazhdojë të ketë ndryshime të thella.

Puna

Ekspertët kanë frikë se kjo do të çojë në mijëra nëse jo qindra mijëra humbje pune. Të tjerët mund të zbulojnë se ata janë të fuqizuar nga kriza.

Me miliona fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, shumë njerëz janë të detyruar të hartojnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura ndërsa kujdesen për të rinjtë.

Teknologjia

Asnjëherë në historinë e internetit nuk ka pasur një ndryshim kaq të papritur në mënyrën se si ne përdorim teknologjinë dhe internetin.

Në pamundësi për të takuar njerëz ballë për ballë, bota papritmas është zhvendosur nga kontakti i drejtpërdrejtë në takime virtuale. Njerëzit po përdorin versionet e konferencës video në një mënyrë dhe në një masë që ata kurrë më parë nuk kanë bërë.

Koha e lirë

Asnjëherë më parë, britanikët nuk i kanë vlerësuar parqet e tyre aq sa tani kur ata përballen me pamundësinë për t’iu qasur atyre.

Kjo ka bërë që miliona njerëz të dalin jashtë dhe të vrapojnë, të ecin apo thjesht të bëjnë ushtrime jashtë shtëpive të tyre për shkak të monotonisë. Në të njëjtën kohë, parqet janë mbyllur për publikun, plazhet janë bërë hapësira të ndaluara dhe britanikëve u është thënë që të mos dalin në parqe.

Konsumi

Nëpër supermarkete ka pasur shitje të jashtëzakonshme gjatë periudhës së izolimit, por gjërat nuk duken mirë për të ardhmen.

Tashmë ka filluar gjithashtu që të përdoret shume dhe metoda “me porosi”, për blerjen dhe kjo mund ta ndryshojë shumë mënyrën e konsumimit dhe blerjeve dhe pasi periudha e izolimit të mbarojë. Njerëzit mund të preferojnë më shumë këtë opsion. / SkyNews – bota.al